Fundi i “armiqësisë”/ Sergio Ramos fton në shtëpinë e tij Messi-n dhe familjen

388
Sigal

Sergio Ramos ka ftuar Lionel Messi-n dhe familjen e tij që mund të shkojnë të qëndrojnë në shtëpinë e spanjollit nëse do lodheshin nga qëndrimi në hotel.

Rivalë për kaq shumë vite në LaLiga, kapitenët e Real Madrid dhe Barcelona më në fund do t’i japin fund “armiqësisë” duke u bërë shokë ekipi në Paris Saint-Germain.

“Nëse nuk i rrihet në hotel mund të vijë në shtëpinë time bashkë me familjen,” ka thënë Ramos.

Messi aktualisht po qëndron në hotelin luksoz Le Royal Monceau kur qëndrojnë të gjithë transferimet e mëdha të PSG para një akomodimi final.

Sergio Ramos qëndroi në këtë hotel vetëm ditën e transferimit por më pas u zhvendos në zonën ku jeton Di Maria.