Shkrumbohet ‘Benz-i’ në Rrugën e Kombit

35
Sigal

Një automjet tip ‘Benz w204 C Class’ është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Automjeti dyshohet se ka pësuar defekt në rrjetin elektrik duke provokuar edhe shkëndijat e zjarrit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por automjeti është shkrumbuar i gjithi.

Ngjarja është shënuar në afërsi të fshatit Morinë, 10 kilometra larg pikës kufitare.

Për shuarjen e flakëve të automjetit kanë punuar forcat e zjarrfikëses së Kukësit.

Policia e patrullimit të autostradës po bënë verifikimet dhe hetimet e shkaqeve të zjarrit.