De Biazi “prenoton” pasaportën: “Dua të ri tetë vjet në Shqipëri!”

370

 Mediat italiane: “L’Aquila (shqiponja) fluturon drejt një Botërori historik në Brazil”

Mediat italiane vazhdojnë ta kenë në vemendjen e tyre trajnerin Xhani De Biazi, dhe atë që ai po bën për Shqipërinë. Gazeta “La Nuova Ferrrara” i kushtoi një artikull të posaçëm De Biazit. Ja dhe shkrimi i plotë: “Shqipëria, përndryshe ‘Vendi i Shqiponjave’. Një shpend që në këtë vend dikur adhurohej si një hyjni. Kjo është Shqipëria. Në futboll shqiponjat kuqezi nuk janë ngjitur kurrë në fluturim. Nuk kanë arritur kurrë kualifikimin për në fazën finale të një kompeticioni ndërkombëtar. Tani, megjithatë era po ndryshon. Pas vitesh të një mungese vazhdimësie teknike (ka pasur shumë trajnerë së fundmi, nga Dosena te Brigel, nga Bariç te kroati Josip Kuzhe) kombëtarja shqiptare ka gjetur drejtimin e duhur. Ai është Xhani De Biazi, që në krye të “L’Aquile”-ve (shqiponjave) po bën një punë të jashtëzakonshme, rezultatet e së cilës janë në sytë e të gjithëve: vend i dytë në grupin E të eliminatoreve, 2 pikë pas kryesueses Zvicrës, (9 kundër 11 pikëve, me të dyja ekipet që kanë luajtur pesë ndeshje). Së fundmi ka arritur një fitore të paharrueshme kundër Norvegjisë, ka shpartalluar Lituaninë 4-1 në miqësoren e katër ditëve më vonë dhe po ngjitet me vendimosmëri në renditjen e FIFA-s. Në Botërorin Brazil 2014 kualifikohen fituesit e nëntë grupeve, ndërsa tetë më të mirat të renditura të dytat zhvillojnë ‘play-off” me njëra-tjetrën, dy ndeshje që do të luhen më 15 dhe 19 nëntor të këtij viti. De Biazi dhe Shqipëria e tij janë plotësisht në luftë për t’ia arritur. Ai vetë frenon pak: “Kam frikë nga ekseset, një ditë je një fenomen dhe ditën tjetër të hedhin në tokë… Megjithatë, po ecim mirë. Po u japim një shpresë njerëzve atje ku më parë as që kishte një të tillë. Mungojnë pesë ndeshje deri në fund të grupit eliminator, na presin shumë vështirësi por te tifozët ka shumë shpresë dhe interes rreth ekipit. Kjo i bën mirë lëvizjes futbollistike shqiptare”.  De Biazi i ka të qarta përballjet vendimtare. “Më 7 qershor presim Norvegjinë; nëse fitojmë do të marrim shumë vendosmëri, por do të jetë një ndeshje shumë e vështirë sepse do të kem jashtë tre lojtarë themelorë, mes të cilëve edhe kapitenin Lorik Cana. Të shohim, më pas do të kemi transferuat në Slloveni dhe Islandë dhe më pas do të presim Zvicrën: është më e fortë se ne, por në fushën tonë- nëse do të kemi një formë optimale- mund ta mposhtim”. Nga bankina e skuadrës modeste të Spalit në stadiumin “Paolo Mazza” te ajo e Shqipërisë në…. Marakana? De Biazi nënvizon: «Brazil?  Është shumë larg, rrugë kemi ende shumë për të bërë, por e pranoj: më shkon mendja aty. Dhe i mbetem besnik motos që më është shumë e shtrenjtë që nga kohët e Modenës, kur u ngjitëm nga Seria C1 në Serinë A: ndiqi me vendosmëri ëndrrat e tua dhe ato do të bëhen realitet”. Po, si ka arritur De Biazi deri në Shqipëri? Ish-trajneri i Torinos dhe Udinezes e shpjegon në mënyrën e vet, me qartësi dialektike, me sinqeritet dhe me pak ironi: «Doja të dilja nga ky futbolli ynë (italian)… i sëmurë. Flasin të gjithë, edhe ata që nuk kanë titujt për ta bërë, futbolli ynë është sipërfaqësor, shumë duan të imitojnë Barcelonën kur vetëm Barça mund ti lejojë vetes të luajë futbollin që bën, të tjerët duhet të mjaftohen me atë që kanë në dispozicion. Pa qenë konkret nuk ecet përpara, ashtu si edhe në jetën e përditshme. Dhe sot, për fat të keq, roli i trajnerit vlen përherë e më pak. Kështu i kam lejuar vetes një pauzë meditimi dhe më pas vendosa të shkoj në atë copë toke…”. Që është Shqipëria. Xhani tregon: «Kisha dëshirën të ndërmerrja një eksperiencë jashtë Italisë, në një kontest dhe realitet të ndryshëm. Kur më erdhi oferta e Shqipërisë, mendova një sekondë, kam refuzuar një stol të Serisë A dhe kam pranuar me vrap këtë mundësi. Shkova në Tiranë me entuziazëm të madh”. De Biazi megjithatë nuk jeton në Shqipëria: «Baza është Koneliano, shtëpia ime. Marr avionin nga Venecia kur dua të shkoj diku. Kam një staf të shkëlqyer, me Paolo Tramexanin, përgatitësin atletik Alberto Bele dhe Anxhelo Perenin që është gati 70 vjeç por ka shumë ekuilibër dhe po aq entuziasëm. Po bëjmë një punë të mirë. Kemi bërë një punë të madhe në nivel skautingu (zbulimi). Kam rinovuar Kombëtaren duke gjetur lojtarë kudo, si psh portierin Berisha që luan në Zvicër te Kalmari. Është një i datëlindjes 1989 dhe që ka një të ardhme të madhe përpara. Apo mbrojtësi i Empolit Hysaj vetëm 19 vjeç. Dua t’i jap vazhdimësi projektit që mund të zgjasë për tetë vjet”. Brazili është pas një viti. De Biazi është në fluturim mes Shqiponjave.

Botërori i Femrave Shqipëria, e pafat ndaj Maltës

 Elvano Curo hyri në historinë e Kombëtares shqiptare të Femrave, si e para futbolliste që shënon në një ndeshje zyrtare, por Shqipëria nuk arriti dot të ruajë avantazhin ndaj Maltës, duke e mbyllur në barazim 1-1 sfidën e parë në eliminatoret të Kampionatit Botëror. “Vajzat” e Altin Rrakllit e dominuan takimin nga minuta e parë, por pa mundur të konkretizojnë epërsinë dhe rastet e krijuara. Goli i Shqipërisë erdhi në minutën e 76-të. Pas një goditje të lirë, topi u krosua nga Fortuna Vela dhe u shndërrua në gol mjeshtërisht nga Elvan Curo. Por, pas katër minutash lojë Malta barazoi me Teumën (80’), që fiksoi dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes në “Ta Qali”. Shqipëria bën pjesë në grupin 1 paraeliminator, së bashku edhe Maltën, Luksemburgun dhe Letoninë. Ndeshjet zhvillohen në Maltë. Të shtunë, në orën 11:00, Shqipëria do të përballet me Letoninë, ndërsa martën e ardhshme me Luksemburgun (16:00).

  Grupi A

04.04 Shqipëri-Maltë       1-1

04.04 Luksemburg-Letoni    0-0

06.04 Shqipëri-Letoni      11:00

06.04 Maltë-Luksemburg     13:30

09.04 Luksemburg-Shqipëri  16:00

09.04 Letoni-Maltë         18:30