Prof. Dr. Eliona Demaliaj: Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, qendër ekselence për shërbimet obstetriko-gjinekologjike falë investimeve të qeverisë

Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eliona Demaliaj u shpreh se sot qytetarët gjejnë një institucion tërësisht të modernizuar, të ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore.

Në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të reja të këtij materniteti, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, Demaliaj tha se ky spital sot është i transformuar, modern dhe dinjitoz.“Ky është një investim gjigant në shërbim të grave, nënave, foshnjave dhe familjeve shqiptare”, tha Demaliaj.Ajo theksoi se investimi krijon kushte shumë më të mira si për pacientët, ashtu edhe për stafin mjekësor.“Kjo vepër që inaugurojmë sot ofron kushte më të mira për pacientët tanë, por edhe për mjekët, infermierët, mamitë dhe të gjithë profesionistët që çdo ditë kujdesen për lindjen e jetës”, u shpreh ajo.Sipas Demaliajt, transformimi do ta kthejë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në një qendër ekselence për shërbimet obstetriko-gjinekologjike, por edhe një shkollë e rëndësishme për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetësisë”.

NOA