Broja i tregon mirënjohje Frenk Lampardit pas shkarkimit nga Çelsi : Faleminderit që e bëre ëndrrën time realitet

210
Sigal

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja i shprehu mirënjohje ish-teknikut të Çelsit, Frenk Lampard për realizimin e debutimit me fanelën blu në Premier Ligën vitin e kaluar.

Në rrjetet sociale, 19-vjeçari iu shpreh mirënjohës teknikut anglez, i cili u shkarkua dje nga posti i trajnerit të Çelsit pas një viti e gjysmë.

“Faleminderit që e bëre ëndrrën time realitet”, skruan Broja për ish-teknikun e Çelsit.

Broja debutoi me ekipin e parë të Çelsit në 8 mars të vitit të kaluar në sfidën Çelsi-Everton 4-0. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushë në minutën e 86-të në vend të Oliver Zhirusë.