Babai tregon të ardhmen: Loriku do drejtojë një ekip të njohur evropian

483
Pas lënies së futbollit të luajtur, karriera e ish-kapitenit kuqezi, Lorik Cana, dje ka marrë një drejtim tjetër, por brenda futbollit. Ka qenë babai i tij, Agim Cana, i cili është shprehur se ish-kapiteni i Kombëtares do të drejtojë një ekip të njohur evropian. Në një intervistë për “Sports Show”, ai ka deklaruar se në fundin e këtij sezoni, Lorikut do i besohet drejtimi i një klubi të njohur, nga një investitor i fuqishëm, i cili ende nuk bëhet i ditur, por do të jetë në rolin e presidentit. “Nuk kemi kulturë dhe nivel për të privatizuar klubin e Vëllaznimit, megjithëse ky privatizim do të vijë herët a vonë. Në fundin e këtij sezoni, Loriku do të drejtojë një klub të njohur evropian, por nuk do të jetë vetë ai që do të blejë klubin, por do të blihet nga një person tjetër”.
Sigal