Agolli “SMS” Panuçit: Nuk jam dorëzuar për Kombëtaren, kam pasion e vullnet

619
Në fundjavën e shkuar, Ansi Agolli u shpall Kampion në Azerbajxhan, me ekipin e Karabakut ku ai fitoi këtë herë titullin e pestë në tetë sezonet e tij me këtë skuadër. Mbrojtësi i Kombëtares vazhdon të jetë një nga futbollistët kryesorë të Karabakut, por kjo nuk ka mjaftuar që Panuçi të grumbullojë atë në ndeshjen e fundit miqësore me Norvegjinë. “Ka qenë një vit i gjatë, pavarësisht, se në fillim është dukur sikur e kemi pasur të lehtë. Por, do ta respektojmë kampionatin edhe për këto 4 takime të mbetura. Ndërsa sa i përket Kombëtares, e rëndësishme në futboll dhe në çdo fushë të jetës është pasioni për punën që bën. Duke pasur pasion dhe vullnet në këtë punë, mendoj se çdo gjë mund të arrihet”, është shprehur dje Agolli.
Sigal