CDU/CSU kritika qeverisë: E papranueshme që nuk është hetuar blerja e votës

243
Sigal

Ditën e djeshme në Budenstagun gjerman në Berlin u zhvilluar një konferencë për perspektivën evropiane të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim përfaqësuesit e parlamentit gjerman kanë diskutuar mbi procesin e negociatave me Shqipërinë dhe ecurinë e reformave. Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU ka shprehur kritika të forta në emër të grupit që përfaqëson për mos hetimin e krimit elektoral në Shqipëri.

Falenskit tha në emër grupin parlamentar CDU/CSU se është e papranueshme që të mos hetohet vepra penale e votëblerjes për të cilën është shprehur qartësisht Bundestagu.

Ai tha se “dosja por hidhet si në patate e nxehtë nga zyrat e prokurorisë sa në Dibër e në Tiranë megjithëse përgjegjës për të është qartazi SPAK-u”.

Hans-Joachim Falenski, theksoi se deputetët e CDU po punojnë me kolegët e tyre holandezë që ata të mos vënë veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas tij, rezerva më e madhe e tyre ka të bëjë me aktivitetin në Holandë të narkotrafikantëve nga Shqipëria.

“Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave por, sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë”, tha ai.

Në takimin e zhvilluar në Bundestagun gjerman, vendi ynë përfaqësohej nga këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi.