Ndarja nga jeta e Liri Berishovës, Presidenti Meta: Nderime, frymëzoi me idealet e lirisë

549
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Liri Berishovës, një nga drejtueset e Partisë Komuniste si dhe një figurë e përndjekur nga diktatura.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Meta shprehu mirënjohje për figurën e Berishovës, pasi sipas tij ajo frymëzoi me idealet e lirisë.
Liri Belishova lindi në Belishovë më 14 tetor 1926, ndërsa vitet e fundit ajo vuante nga probleme të shumta shëndetësore. Ajo ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së ka qenë një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj.
Mesazhi i Presidentit Meta
Nderim per ate dhe te gjithe te rejat qe u frymëzuan me idealet e lirise duke iu bashkuar me guxim e idealizem Luftes antifashiste per clirimin e vendit. Ato lane bankat e shkollave per te realizuar idealet e tyre te cilat per fat te keq u prene ne mes dhe shume prej tyre u bene viktima te nje persekutimi cnjerezor te pabesueshem duke perjetuar tragjedi personale dhe familjar.
Sigal