Denoncimi ‘bombë’/ Djemtë e zyrtares së PS masakrojnë me thika dhe leva dy qytetarë, policia hesht

303
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të rëndë, ku tregon se si fëmijët e pushtetarëve masakrojnë qytetarët dhe nuk preken nga policia.

Një banor u Ulëzës ka denoncuar tek ish-kryeminsitri Berisha, se si dy djemtë e kryetares së PS në këtë qytet kanë masakryuar me thika, leva dhe qyta pistolete dy qytetarë, ndërsa policia hesht dhe e e ka fshehur si ngjarje.

Postimi i Berishës:

Bandite te OSHEE masakrojne qytetaret.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Dy bandite te OSHEE, djemte e narko sekretares se PS rrahin e bejne per reanimacion dy qytetare dhe narkopolicia dhe narkoprokuroria heshtin sepse ata jane çunat e partise. sb

Pershnetje zoti Berisha. Si e vetmja mundesi , desha te denoncoj tek ju nje krim nga bandat e partise socialkriminele. Dy djemte e kryetares se PS per njesin Ulez Burrel , te punesuar si militante te partise ne Oshe kane masakruar te dielen dy qytetare ne Ulez. Hapur ne mes te qytetit me qyta pistolete, thika, leva , dy qytetaret kane perfunduar ne reminacion ne spital me mbi 20 qepje ne koke dhe trup, njeri ne rrezik per jeten. Policia dhe prokuroria ne fillim jane versulur, por kane kthyer me bisht ne shale me urdher ta partise se krimit. Ata kriminela vazhdojne te mos ja dine dhe te lire. Eshte bere e pajetueshme gjendja ktu, ku mesa duket dhuna behet per te terrorizuar njerezit para zgjedhjeve.