Fillimi i vitit shkollor, Kërpaçi: Në Tiranë ra fasada, kemi dyndje nxënësish

306
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi thotë se në Tiranë nisja e vitit të ri shkollor, solli një dyndje nxënësish. Ajo thotë se kemi një qeveri edhe një Ministri të Arsimit, që çdo gjë e bën për propagandë, e bën për show. E ftuar në ”Ora News”, Kërçapi tha se u premtua që nuk do të kishte më mësim me dy turne në Shqipëri. ”Si pasojë e mos realizimit të këtij premtimi, sot jo vetëm që jemi të detyruar që të kemi mësim me turne për shkak të pandemisë, por kemi mësim edhe me 4 turne, 2 turne paradite, edhe ka nxënës që u duhet të shkojnë në 2 turnet e pasdites, duke mbaruar në 8 të darkës. Pra më thoni pak, ku e arrijmë ne cilësinë e mësimdhënies në orën 8 të darkës?”,- tha më tej ajo.

Pjesë nga deklarata

U bë një eksperiment dashakeqës dhe i ligë për të rinjtë, ku shumë prej tyre nuk patën mundësi që të aksesonin mësimin online, sepse ishte një eksperiment. Dikush bënte mësimin në një platformë, dikush në whatsapp, dikush fizikën me Viber dhe forma të ndryshme që kishin mundësi ti përballoni vetë mësuesit dhe vetë prindërit. Por nga ana tjetër vështirësia dhe theksi u vu te se çfarë do të ndodhë me vitin e ri shkollor. Si do të fillonte, si do të menaxhohej, si do të garantohej higjiena, si do të garantohej cilësia e mësimdhënie, gjë që duket që çedon.

Viti i ri shkollor jo që nuk na bind neve, por sepse ne shikojmë realitetin përtej propagandës. Propaganda flet dhe thotë që i kemi marrë të gjitha masat dhe çdo gjë është shkëlqyer, sepse ne jemi rasti unikal, që në të gjithë botën ne duhet të na marrin shembull. Ndërsa realiteti, mjafton të shkojmë te gjimnazi “Ismail Qemali”, në gjimnaze të tjera, në shkolla 9 vjeçare të shikojmë dyndjet e mëdha që janë të nxënësve, të prindërve të tyre. Tirana është një shembull, se mund të diskutojmë edhe qytete të tjera se sa është garantuar higjiena.

Tirana ka vëmendje më të madhe dhe duhet të jetë edhe shteti të jetë i vendosur në dispozicion të plotë për të garantuar të drejtën për kujdes shëndetësor dhe që të ndihen të sigurtë, jo vetëm nxënësit dhe të rinjtë, por edhe familjet e tyre, gjë që nuk është arritur. Pra kemi një qeveri edhe një Ministri të Arsimit, që çdo gjë ë bën për propagandë, e bën për show dhe e bën për të treguar që ne këtë gjë e arritëm, por në fakt nuk është arritur asgjë. Sepse e vërteta qëndron te propaganda. E para të flasim për turmat dhe grumbullimet që zhvillohen dhe që janë jashtë shkollës.

E dyta, shqetësim shumë madhor është mësimi me disa turne. Deri më sot kishim mësim me dy turne në Tiranë, edhe pse është premtuar nga kryeministri, është premtuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe çdo njeri tjetër që është pjesë e kësaj qeverie dhe e kësaj force politike, që nuk bën gjë tjetër përveç se propagandë. U premtua që nuk do të kishte më mësim me dy turne në Shqipëri, por faktikisht ne vazhdojmë të kemi mësim me turne. Si pasojë e mos realizimit të këtij premtimi, sot jo vetëm që jemi të detyruar që të kemi mësim me turne për shkak të pandemisë, por kemi mësim edhe me 4 turne, 2 turne paradite, edhe ka nxënës që u duhet të shkojnë në 2 turnet e pasdites, duke mbaruar në 8 të darkës. Pra më thoni pak, ku e arrijmë ne cilësinë e mësimdhënies në orën 8 të darkës?