Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen dy mjete, një i plagosur

248
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Plloçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i lënduar një shtetas.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq.