Tiranë, “rritet” 15-katëshi, bëhet 30-katësh

1138
Mbi 110 metra, 30 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë, këto janë të dhënat e kullës që do ndërtohet ngjitur me pjesën e pasme të “Hotel Tiranës”, në qendër të kryeqytetit. Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e fundit me dyer të mbyllura lejen e zhvillimit për ndërtimin e kësaj kulle. Kërkesa është e kompanisë “Geci”, e cila ka në pronësi dhe “Hotel Tiranën”. Një leje zhvillimore për këtë kullë është dhënë në prill të 2017, ndryshimi kësaj radhe është se përveç kompanisë “Geci” shtohet dhe kompania “Aner SH.P.K”. Ndërtimi i ri nuk do të jetë vetëm hotel, por godinë multifuksionale. Në dokumentet e aplikimit thuhet se objekti, është zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të “Hotel Tirana International” me shtesë anësore dhe kullë me destinacion hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh. Në të njëjtën mbledhje Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë lejen për ndërtimin e 8 hidrocentraleve të vegjël, 5 prej tyre do të ngrihen në përrenjtë e Rekës dhe Shishtavecit në bashkinë e Kukësit. Kurse në Zharrës të Fierit do të ndërtohet një impiant për trajtimin e mbetjeve të naftës dhe të nënprodukteve të saj.

Vendimet
1 – Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Mat.

2 – Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Ndërfushas”, në rrjedhën e mesme të përroin të Sharrës dhe përroit të Zhavoreve, degë e përroit të Lenës, degë e lumti Mat, Bashkia Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “SGD Energji” sh.p.k.

3 – Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i hidrocentraleve “Zaje”, “Tujan”, “Xhaferraj”, “Kollovoz” dhe “Novosejë”, në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit, Bashkia Kukës, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Reka Energy” sh.p.k.

4 – Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Miraka”, në përroin e Lugjeve dhe Mirakës”, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kuarci Blace” sh.p.k.

5 – Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hidrocentrali “Trojet”, në përroin e Trezhinievës dhe Kasajve, degë të lumit Bushtricë, Bashkia Tropojë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trojet Energji” sh.p.k.

6 – Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Portit MBM, me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë“Porti MBM” sh.p.k.

7 – Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Impiantit të Pirolizës për trajtimin e mbetjeve të naftës dhe nënprodukteve të saj, Zharrëz, Bashkia Patos”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ecoclean” sh.p.k.

8 – Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë furnizimi me karburant dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në Rrugën “Ferit Xhajko”, Bashkia Tiranë, me subjekt kërkues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

9 – Leje Ndërtimi për objektin: “Terminali Lindor i Autobusëve Tiranë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Praslin Investment – Al”sh.p.k.

10 – Leje Zhvillimi për objektin: “Book Building”, ndërmjet Rrugës “28 Nëntori” dhe Rrugës “Abdi Toptani”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues “Techno – Alb” sh.p.k.

11 – Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i Institutit të Studimeve të Teknologjisë së Ndërtimit (ISTN)”, me subjekt zhvillues Agjencinë për Zhvillimin Ekonimik Rajonal.

12 – Leje Ndërtimi për objektin: “Studio televizive dhe zyra 5-3 kate dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në zonën e ish-Kinostudio, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvilllues shoqërinë “Media 66” sh.a

13 – Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim shtese anësore dhe shtesё kati nё godinёn e Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Shёrbimit tё Provёs” Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës.

14 – Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë magazine dhe impianti i përpunimit të ujit të fabrikës ekzistuese “Qafshtama”, në rrugën Krujë-Qafshtamë, Cudhi Kamt, Krujë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Qafshtama” sh.p.k.

15 – Leje Zhvillimi për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Geci”sh.p.k dhe “Aner”sh.p.k.

16 – Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Studimi urbanistik pjesor, për zonë hoteleri dhe rezidenca, me sip. 6 ha, në parcelën 9A, pjesë e studimit urbanistik për zonën turistike të gjirit të Lalzit, me investitor shoqërinë “Lura” sh.p.k., komuna Ishëm, qarku Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

17 – Për shtyrje afati të lejes së ndërtimit, për objektin “Godinë banimi dhe shërbime, zyra, hotel 7/11, 9/13, 19/23, 21, 23 dhe 24 kat, me 1 kat shërbime dhe 5 kat parkim nëntokë në Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “AL&GI” sh.p.k.

18 – Për delegimin e kompetencave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit për sistemet fotovoltaike deri në 2 MW, që nuk janë objekt koncesioni.
Sigal