Barcelona me një president të ri, Josep Maria Bartomeu u zgjodh me 54% të votave

482
Josep Maria Bartomeu u zgjodh president i ekipit spanjoll të futbollit FC Barcelona pasi mori 54,63 për qind të votave të aksionerëve, të cilët ishin thirrur për të zgjedhur drejtimin e ri të ekipit në stadiumin ”Camp Nou”.
Bartomeu, 52 vjeç, mori votat e 25 823 aksionerëve kundrejt 15 615 (33,03 %) të aksionerëve të tjerë të cilët votuan ish-presidentin Joan Laporta, i cili e ka mbajtur këtë post gjatë viteve 2003-2010.
Kandidatët e tjerë, Agusti Benedito dhe Toni Freixa morën respektivisht 3 386 (7,16 për qind) dhe 1 750 (3,70 për qind) vota. Në ndryshim nga pjesa më e madhe e klubeve të futbollit, FC Barcelona u përket 150 000 aksionerëve./atsh/ 
Sigal