Grekët në protestë kundër masave, një ditë para hapjes së bankave

496
Grekët nuk janë qetësuar ende, pavarësisht se bankat hapen nesër dhe pavarësisht se marrëveshja e shpëtimit ka marrë udhë.
Shumë punëtorë grekë kanë protestuar me banera dhe pankarta të ndryshme para dyqave të dielën kundër masave shtrënguese të përfshira në marrëveshjen e arritur mes kreditorëve ndërkombëtarë dhe kryemisnitrit Aleksis Tsipras.
Në marrëveshje përfshihet rritja e taksave, frenimi i shpenzimeve dhe shkurtim të pensioneve.
Por, pakti gjithashtu përfshin hapjen e dyqaneve të dielën, duke thyer për herë të parë traditën e vjetër të grekëve të pushimit të së dielës.
Pronarët dhe shitësit e dyqave kanë vënë jashtë vitrinave të tyre jo më uljet sezonale, por mbishkrime si “Jo punë të dielën, apo Tsipras tradhëtar”
Duam ti tregojmë punëdhënësit tonë se jemi në grevë dhe do të vazhdojmë luftën tonë pa marrë parasysh se cila qeveri është në pushtet,” thotë organizatorja e protestës Eleni Lalou.
Por jo të gjithë pajtohen me protestuesit.
” Unë besoj se Tsipras është personi i vetëm që mund të thyejë sindikata dhe ka për ta bërë për ne dhe për vendin tonë. Ata nuk na lejojnë të bëjmë Pazar të dilën, po kush mendojnë se janë, e gjithë bota bën Pazar të dielave dhe e gjithë bota punon të dielën, thotë pensionistja Maria.
Qeveria greke urdhëroi hapjen e bankave të hënën më 20 korrik, tre javë pas mbylljes për të parandaluar kolapsin e mundshëm në sistemin bankar.
Sigal