Rusia-luftëtarëve të huaj në Ukrainë: Largohuni sa jeni gjallë!

122
Sigal

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi të martën se ka shkatërruar një sistem Harpoon antianije, të cilin Shtetet e Bashkuara i kishin dhuruar Ukrainës. Sipas Rusisë, sistemi ishte vendosur në zonën e Odesës.

Zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov, gjithashtu tha se ushtria ruse po pikaste dhe po ndalte vazhdimisht luftëtarë të huaj në Ukrainë, të cilët i quan mercenarë, që para se të futeshin në vend.

Konashenkov tha se i ka këshilluar këta individë që të mendohen dy herë dhe të kthehen në shtëpi sa janë akoma gjallë, duke paralajmëruar se ligjet ndërkombëtare nuk i njohin si luftëtarë zyrtarë dhe se në rastin më të mirë, i pret një kohë e gjatë në burg.

‘I rekomandojmë këtyre individëve që të mendohen dy herë dhe të kthehen në shtëpi sa janë gjallë’, tha ai.

Sipas Konashenkov, numri i luftëtarëve të huaj në Ukrainë ka pësuar rënie, nga 3221 në 2741, duke kundërshtuar të dhënat e publikuara nga Kievi, sipas të cilit ky numër është rreth 20 mijë