Transportonin 23 refugjatë, në pranga 2 persona

133
Sigal

Dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën teksa po transportonin 23 emigrantë të paligjshëm.

Arrestimi i tyre u bë falë operacioni policor i koduar “Road Guard 32”.

“Të arrestuarit janë 52 vjeçari me inicialet B.T.,  banues në Lushnje dhe 44 vjeçari me inicialet K. Sh., banues në Durrës”, njoftoi policia.

“Në hyrje të qytetit Tepelenë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin furgon me drejtues shtetasin B. T. dhe pasagjere shtetasen K. Sh., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin me këtë furgon, 23 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, mbyllet njoftimi i bluve.