Ditën e sotme gjykata e Pogradecit dha masën “arrest me burg” për vrasësin Olsi Çekiçi. Ndërkohë, në dyert e kësaj gjykate është parë edhe avokati i ish-gruas së 44-vjeçarit. Ky i fundit do të kërkojë në gjykatë që kujdestarinë e vajzës ta marrë e ëma e saj. Sakaq, ish-bashkëshortja e Çekiçit është nisur nga Italia drejt Shqipërisë dhe pritet të fillojë procesin për të kërkuar kujdestarinë e së bijës.
Çifti u divorcua disa vite më parë, pasi 44-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për vajzën e tyre kujdesej gjyshja, 70-vjeçarja Firdes Çekiçi.
Sot gjykata e Pogradecit la në qeli 44-vjeçarin, pas krimitn makabër që kreu më 6 gusht. Olsi Çekiçi i preu kokën me thikë nënës së tij, 70-vjeçares, Firdes Çekiçi dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak. Fillimisht sherri nisi mes Olsit dhe vajzës së tij, për një celular. 44-vjeçari kishte kishte dashur të vriste të bijën dhe në këto momente ndërhyri nëna e tij. Ai e vrau menjëherë këtë të fundit.