VIDEO/ Parashikimet e motit u bënë realitet në Greqi, situatë e rëndë nga përmbytjet, momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë një familje gjermane

217
Sigal

Greqia prej disa ditësh po vuan pasojat e motit të keq që ka kapluar zonën e Atikës, por edhe zona të tjera si Evia e Selaniku.

Së fundmi në rrjete është publikuar videoja e shpëtimit të një familje turistësh gjermanë nga ujërat e vrullshëm që hynë në shtëpinë e tyre në Styra, Evia. Në këtë zonë është raportuar edhe për një person të vdekur si pasojë e ujërave që përmbytën vendin.

Në video tregohen përpjekjet e zjarrfikësve për të shpëtuar, familjen me 5 anëtarë që ishte brenda shtëpisë. Një zjarrfikës është lidhur me një litar në mënyrë që të mbrohet kur përpiqet të kalojë në anën tjetër, ndërsa uji i vrullshëm rrjedh në formën e një përroi. Kolegët e tij janë në skajin tjetër të litarit. Pasi lidhet me litarin, zjarrfikësit, arrijnë në skajin tjetër dhe më në fund familja transportohet me sukses në një vend të sigurt.