Barazimi në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, Ivan Balliu: Mund të kishim fituar

136
Sigal

Rajo Vajekano është konfirmuar si macja e zezë e Barcelonës për të dytin sezon radhazi në La Liga. Pasi e mundi dy herë në sezonin e kaluar, skuadra e Ivan Balliut ka barazuar në “Camp Nou” në takimin e parë në këtë sezon në La Liga. Mbrojtësi kuqezi ka qenë titullar në takimin e djeshëm dhe pas ndeshjes ka komentuar barazimin pa gola për “RAC1”.

“E dinim se do të vuanim në Barcelonë, por nga ajo çfarë pashë në fushë, më shumë kemi vuajtur në sezonin e kaluar, edhe pse arritëm të fitonim këtu. Ne e dinim se Barcelona do të kontrollonte topin, por nuk kemi rënë në grackën e tyre. Kemi luajtur të bashkuar dhe ia kemi dalë të marrim një pikë. Ndoshta me pak kujdes mund edhe të kishim fituar”, tha fillimisht Balliu. Më pas ai tregoi sekretin e trajnerit Iraola.

Barazimi në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, Ivan Balliu: Mund

“Trajneri na kishte thënë se duhet ta vinim Barcelonën në vështirë në krahun e majtë ku luan Zhordi Alba dhe në goditjet standarde e kështu ndodhi. Në fund jemi të kënaqur, nuk është keq në ‘Camp Nou’”, mbylli Balliu.