Në gjurmët e të atit, Cristiano Jr shkëlqen me Juven, shënon 7 gola në një ndeshje

543
Sigal

Djali i Cristiano Ronaldos, është në gjurmët e të atit. Në një turne të zhvilluar së fundmi, ai spikati me 7 gola me fanellën e Juventusit kundër Maritimos.

Për ta ndjekur në fushën stërvitore ishin të pranishëm disa të afërm, mes tyre edhe gjyshja e tij. Cristiano Jr stërvitet me grupmoshat e “Zonjës së Vjetër” që nga vera.