Parlamenti Holandez voton pro vendosjes së vizave me Shqipërinë

773
Sigal

Parlamenti holandez ka votuar në shumicë që ti propozojë Komisionit Europian rivendosjen e vizave me Shqipërinë.

Pas propozimeve të bëra nga partitë e shumicës qeverisëse, sot ky mocion është diskutuar në parlamentin holandez.

5 parti që kanë kërkuar në emër të grupit VVD, CDA, PVV, SP, CU, kanë bashkë 92 deputetë, nga 150 që ka parlamenti holandez.

Partia VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë e qeverisjes.

Ministri Jashtëm Holandez vjen nga Partia VVD, ndërsa Ministri Grapperhaus (që ishte në Shqiperi) vjen nga Partia CDA.

Meqenëse Holanda është pjesë e zonës Schengen, ata duhet të bëjnë një pezullim të vizave në konsensus. Pas votimit të këtij propozimi, Holanda tani do të kërkojë të përdoret ‘frenimi i emergjencës’ që mund përdoren kur cenohet siguria etj., nga një shtet i caktuar.