Arabët “trokasin” te PSG, shifër e majme për të bindur lojtarin

126
Sigal

E ardhmja e Sergio Ramos në PSG nuk është shumë e sigurt, edhe pse mbrojtësi spanjoll është i lidhur me një kontratë  me këtë klub deri më 30 qershorin e ardhshëm.

Për momentin nuk ka asnjë lajm për zgjatjen e bashkëpunimit  të 37-vjeçarit dhe në Francë këmbëngulin për një pistë arabe.

Sipas L’Équipe, në fakt, Al-Hilal dëshiron lojtarin e lindur në 1986 dhe do të ishte i gatshëm t’i ofronte atij 30 milionë euro në vit. Një shifër monstruoze, shumë më tepër nga sa merr aktualisht nga parisienët.