Universiteti i Gjirokastrës nderon me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ Prof. Dr. Arben Malajn dhe Akademik Shaban Sinanin

612
Sigal

Universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër nderoi me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ dy personalitete të shquara, akademikun Shaban Sinani dhe ish-ministrin e Financave, Prof.Dr. Arben Malaj. Sinani është publicist i njohur, studiues i letërsisë dhe etnolog. Arben Malaj është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018. Prof. Dr. Malaj ka qenë Ministër i Financave gjatë periudhës 1997-1998 dhe 2003-2005, Ministër i Ekonomisë gjatë periudhës 2002-2003, duke shërbyer edhe si Guvernator i Shqipërisë pranë Bankës Botërore. Po kështu ka edhe një përvojë të gjatë në fushën akademike. Akademik Shaban Sinani dhe Prof.dr. Arben Malaj me angazhimet e tyre, intelektuale, akademike, dhe me një përkushtim të madh kanë promovuar, kulturën, traditat dhe çka është më e rëndësishmja kanë promovuar vlerat e vendit tonë.