Prof. Dr. Selman Sheme: Malësia e Madhe dhe agro-turizmi

1127
Sigal

    Malësia e Madhe ka një sipërfaqe  prej  987 km./ katrorë ,  popullsi prej 55.700 banorë, me një dendësi mesatare prej 61 banorë për km2

  MalËsia e madhe  “ Distrikti  i  agro-turizmit”,  sfidË  pËr qendruEshmËrinË   sociale dhe Zhvillimin  ekonomike                                                                                                                       

 

 Rajoni i Malësisë së Madhe përbën  një hapësirë gjeografike, ekonomike, shoqërore dhe  kulturore që  është në relacione të caktuara dhe graviton në qendrën urbane  të Shkodrës.  Historikisht,  Shkodra  ka qenë, por dhe mbetet “Qendra Polare” që ka gjeneruar flukse dhe reflukse zhvillimi,  jo vetëm për Malësinë e Madhe, por për gjithë  Shqipërinë  e Veriut.  Në këtë kohezion nuk mund të kuptohet dhe  zhvillohet  Malësia e Madhe  pa “Qendrën e saj Polare”,  ashtu si dhe qendra urbane, nuk mund t’i mbijetojë zhvillimit pa periferinë e saj.  Kufijtë tokësorë  e ujorë  të brendshëm e të jashtëm të Rajonit të Malësisë së Madhe, i kanë dhënë lokacionit  gjeografik  atributet e një “Porte lidhëse” me Malin e Zi, nëpërmjet luginës  së Vermoshit, luginës  së lumit të Cemit e Liqenit të  Shkodrës. Segmenti  rrugor  Shkodër – Hani i Hotit, përbën “Portën e Veriut”, ku kalojnë magjistralet automobilistike dhe hekurudhore që lidhin Shqipërinë me vendet e Ballkanit dhe  Europës Qendrore. Në këtë artikull do të trajtojmë disa aspekte mjedisore dhe socio-ekonomike, dobësitë dhe avantazhet  krahasuese, burimet  natyrore dhe njerëzore dhe mundësia për ngritjen e “Distriktit  të  Agro- Turizmit”,  si mundësi  e alternativë   zhvillimi në Rajonin periferik  të Malësisë së Madhe.

Mjedisi  gjeografik dhe burimet natyrore

           Malësia e Madhe përfaqëson një zonë të lartë malore alpine me forma të ashpra të relievit, me plot kontraste natyrore, ku ndërthuren luginat e thella me kreshtat malore. Megjithëse ka një reliev tepër të thyer e të lartë, duke krijuar imazhin e një zone të izoluar, në sajë të luginave të lumenjve Cem, Vermosh, Prroi i Thatë, e të tjerë, dhe disa qafave, Malësia e Madhe lidhet natyrshëm me pjesën e ulët të saj, fushën e Mbishkodrës, dhe territoret më të largëta brenda dhe jashtë Shqipërisë, luginën e Valbonës, të Thethit, Kirit, Plavën, dhe Gucinë, e tjerë. Pjesa malore mbi 80% të territorit të Rajonit,  njehsohet pothuajse plotësisht me Alpet Perëndimore. Malësia e Madhe përbën një “muzë” natyrore dhe kulturore të virgjër me vlera të mëdha të kulturës materiale e shpirtërore me rëndë si kombëtare. Mjedisi natyror, veçoritë demografike dhe ekonomike, trashëgimia  historike e kulturore janë elementë gjeografikë, që përbëjnë peizazhin turistik të rajonit. Në veprën “Gjeografia dhe gjeologjia  e Shqipërisë së Veriut”, studiuesi  hungarez F. Nopça, e ndan Malësinë e Madhe në gjashtë njësi më të vogla regjionale: Kelmendi, Gruda, Hoti, Shkreli, Kastrati dhe Gruemira. Me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913,  pjesa më e madhe e Hotit dhe Grudës, mbetën jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar. Në vitin 2014, me ndarjen e re administrative, Malësia e Madhe u nda në gjashtë  Njësi Administrative si: Qyteti i Koplikut, qendra administrative e Bashkisë, dhe Njësitë  Administrative  Gruemirë, Qendër, Kastrat, Shkrel dhe Kelmend.

 

Nga llogaritjet e bëra  rezulton se 40% të sipërfaqes së përgjithshme e zenë pyjet, 12 % kullotat dhe livadhet, rreth 20% tokat bujqësore, dhe 28% tokat inproduktive. Pasuritë natyrore, ku veçohen pyjet, kullotat, toka, ujërat e tjerë, kanë përcaktuar strukturën ekonomike me përparësi zhvillimin e blegtorisë, bujqësisë, ekonomisë pyjore dhe disa aktiviteteve komplementare, si: frutikultura, vreshtaria, zejtaria dhe kohet e fundit, turizmi.

Burimet njerëzore

Burimet njerëzore – përbëjnë një element tjetër të rëndësishëm që duhet vlerësuar për të analizuar Zhvillimin e Qëndrueshëm. Popullsia është vendosur në fushën e Mbishkodrës si dhe në tarracat diluvionale dhe zgjerimet e lumenjve Vermosh, Cemin e Vuklit, Cemin e Selcës, Prroin e Thatë, në lartësitë 400-800 m. Malësia e Madhe ka një sipërfaqe prej 987 km. katror dhe një popullsi prej 55.700 banorë (viti 2017), me një dendësi mesatare prej 61 banorë për km2 ose afersisht dy herë më të vogël se dendësia mesatare e vendit. Njësitë Administrative që shtrihen në fushën e Mbishkodrës  kanë dendësi të popullsisë afërsisht të barabartë me dendësinë mesatare të popullsisë për gjithë vendin. Dy komunat malore, Komuna e Kelmendit dhe ajo e Shkrelit kanë dendësi përkatësisht 17 dhe 20 banorë për km2 ose tre herë më të vogël se mesatarja e rajonit dhe 5 herë më të vogël se mesatarja e vendit. Pjesa më e madhe e popullsisë rreth 76% është e përqendruar në Njësit Administrative  Gruemirë, Qendër, Kastrat dhe qytetin e Koplikut. Në dy komunat e thella malore në Kelmend dhe në Shkrel,  jetojnë 24% e popullsisë .

                Gjatë periudhës së tranzicionit si rezultat i procesit të zhvendosjes masive të popullsisë nga zonat malore në fshatrat me kushte natyrore-klimatiko-tokësore më të buta dhe resurse më të mëdha vërehen qartë tre procese demografike.

Së pari – procesi i shkretimit demografik, i cili karakterizon Një sitë  Administrative të  Kelmendit dhe Shkrelit. Këto komuna në periudhën 1990-2017 kanë njohur një “salto” negative të shtimit të popullsisë përkatësisht: 2457 dhe 2320 banorë. Në këto Një si shtimi natyror i lartë i popullsisë   nuk ka arritur  të kompensojë  lëvizjen migruese. Ky proces vitet e fundit  është stabilizuar dhe vërehet trendi i rritjes së popullsisë nëpërmjet shtimit natyror.

Së dyti – Procesi i zëvendësimit demografik që është i lidhur me rinovimin mekanik të shpejtë të popullsisë si pasojë e largimit të banorëve të dikurshëm të zonës, dhe zëvendësimin me banorët e rinj të ardhur nga zonat e tjera. Një sitë Administrative të  Gruemirës, Qendrës, Kastratit shtrihen 8 deri 35 km larg nga qyteti i Shkodrës, në të dy anët e aksit rrugor kombëtar automobilistik dhe hekurudhës që lidhen Shkodrën me Podgoricën. Në këtë aks rrugor ka një qarkullim të konsiderueshëm mallrash dhe njerëzish.

Ne periudhën 1991-1997 një numër i madh familjesh nga fusha e Mbishkodrës braktisën fshatrat e tyre dhe u vendosën në zonat urbane të Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit etj. Megjithatë popullsia e këtyre Njesive Administrative nuk është zvogëluar, pasi gjatë kësaj periudhe ka ndodhur dukuria e zëvendësimit demokrafik me banorë të ardhur nga Kelmendi, Shkreli, Dukagjini etj.

Së treti – Në qytetin e Shkodrës dhe zonës periurbane të saj si dhe në qytete të tjera të vendit vërehet procesi i “përqendrimit demokrafik”. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 rreth 51% e popullsisë së migruar nga Malësia e Madhe u vendosën në qytetin e Shkodrës dhe 49% në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Në periudhën 2011-2020 popullsia e Malësisë së Madhe karakterizohet nga një proces stabilizimi dhe ka tendencën e rritjes sipas shtesës natyrore.

Ekonomitë  fermere dhe impakti në zhvillimin ekonomiko-shoqëror

        Periudha e tranzicionit postkomunist njohu një proces zgjerimi të pakufishëm të autonomisë vendimmarrëse dhe demokracisë fshatare. Bashkë me këtë proces lirie dhe zgjerimi të demokracisë ndodhi edhe një proces i dytë: Kalimi nga modeli i dikurshëm i bujqësisë socialiste, i atij që quhej “modeli i kulturave te mëdha”, në një model tjetër të quajtur “modeli i shumë  kulturave e blegtorisë ”e zbatuar nga ekonomitë bujqësore të tipit familjare. Ekonomitë  fermere në Malësinë e Madhe më së shumti kanë fizionominë e ekonomive bujqësore të më shumë se gjysmë shekulli më parë. Ato karakterizohen nga një parcelizim dhe fragmentarizim i madh i sipërfaqes bujqësore, nga teknika e teknologji të prapambetura, struktura  autokratike  e prodhimit për çdo familje, rendimente të ulëta. Tendenca dominuese është zhvillimi me ritme graduale, që sipas standardeve ndërkombëtare konsiderohen të ulta. Prirja është kultivimi i një shumëllojshmëri bimësh për plotësimin e çdo nevoje të familjes. Në Malësinë e Madhe ku mbizotërojnë ekonomi fermere me sipërfaqe të kufizuar toke nga 0.5 deri 1.9 ha, dukuritë më tipike dhe mbizotruese sociale, janë  papunësia dhe varfëria ekstreme. Bazuar në veçantitë e kushteve natyrore, sipërfaqes së limituar të fondit të tokës bujqësore, pamundësisë së zhvillimit të mëtejshëm të këtij fondi, sipërfaqeve të mëdha të zëna nga livadhet, kullotat dhe pyjet, traditës historike të zhvillimit të ekonomisë, trashëgimisë  së  pasur etnokulturore etj., fermerët për të hyrë në treg, duhet të orientohen në dy drejtime kryesore:

  1. Organizimi i blegtorisë, ekonomisë pyjore, drufrutore e bimëve medicinale në një “Distrikt” të prodhimit të lëndëve të para, përpunimit industrial dhe marketingut.
  2. Ngritja dhe zhvillimi i “Lokalitetit Turistik” të Malësisë së Madhe.

Specializimi, përpunimi i produkteve dhe ngritja e një rrjeti të munguar të marketingut (rrjeti i grumbullimit dhe distribucionit), përbën hallkën e madhe të lidhjes së fermave me tregun. Këto procese lineare kërkojnë ngritjen e “Distriktit” të prodhimit dhe përpunimit industrial të produkteve blegtorale, drurëve frutorë e bimëve medicinale e tjerë, si një organizim sektorial dhe hapësinor. Sipas modeleve të aplikuara në shumë vende të botës, distrikti duhet të ketë një konfiguracion me tri dimensione:

– Konvergjent ose vertikal- Anësor – Diagonal

Zhvillimi konvergjent ose vertikal i distriktit realizohet nëpërmjet ngritjes së tre hallkave kryesore: të prodhimit të lëndës së parë, përpunimit industrial, dhe marketingut. Në Malësinë e Madhe “Distrikti” mund e duhet të ketë dimensione anësore të një procesi kompleks të përpunimit të lëndëve të para dhe të prodhimit të djathit, velenxave, lëkurëve, prodhimeve prej druri etj. Ky “Distrikt” prodhimi dhe përpunimi industrial kërkon ngritjen e një infrastrukture teknologjike, transporti dhe shërbimesh, duke i dhënë atij dimensione diagonale. Në këtë skemë prodhimi efikasiteti përcaktohet nga ekonomitë derivate, nga shtimi i shkallës (nomenklaturës) së prodhimit të mallrave të caktuara dhe nga zgjerimi i tregut. Ndarja e punës e tipit horizontal dhe vertikal përcakton dimensionet modeste të ndërmarrjeve të veçanta. Ato mund të organizohen në kushte individuale ose familjare dhe i njëjti sipërmarrës mund të integrohet direkt në aktivitet të prodhimit, duke u mbështetur nga operator dhe teknikë të punësuar. “Distrikti” i prodhimit dhe përpunimit industrial e marketingut të produkteve blegtorale, lendes drusore, bimeve medicinale etj., duhet të integrojë të gjitha ekonomitë fermere me drejtim blegtoral të rajonit të Alpeve e më gjerë. Për të konkretizuar këtë model, të njohur dhe të aplikuar me sukses në Veneto, Toskana, Marke, Emilja Romana etj., kërkohet realizimi i një Reforme Administrative  që të integrojë në një njësi territoriale ekonomitë fermere të Alpeve e më gjerë. Në këtë mënyrë vendi ynë mund të futet në partneritet prodhimi dhe shkëmbimi me rajonet e vendeve fqinje. Zhvillimet gjeopolitike në  Ballkanin Perëndimor, projekti për krijimin e “Eurorajonit  të Adriatiku” etj., mund të përfshijë në këtë sipërmarrje rajonet ndërkufitare të Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë, të Malësisë së Pejë s e Gjakovës dhe të asaj hapësire gjeografike që është midis Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi, që është quajtur “Parku Ballkanik  i Paqes”. Ndërtimi i rrugës transalpine Adriatik-Alpe (Shëngjin-Gjakovë) do të mbështesë këtë projekt.

 

Industria e turizmit malor, prioritet i së ardhmes

Peizazhi rural i Malësisë së Madhe, i pasur me produkte ekoturistike dhe etnokulturore përbën ofertën për zhvillimin e turizmit malor, si një alternativë tjetër për zhvillimin e Rajonit. Ne produktet ekoturistike me mundesi “konsumi”, spikat relievi malor spektakular me një  mozaik dukurish gjeologjike e gjeomorfologjike si: kreshtat piramidale e të  dhëmbëzuara, kanionet, ujvarat, cirqet akullnajorë , shpellat karstike etj. Klima tipike alpine,(malore), dhe “kurora e gjelb r” e Malësisë  së  Madhe, krijon një  peizazh atraktiv për turistët. Kë to resurse turistike favorizojnë  zhvillimin e alpinizmin, (Bjeshkët e Nëmuna, Marlule, Vilë , Golisht, etj.), gjuetisë , peshkimit, (në  lumenjtë  e Cemit, Vermoshit e Sheganit në  Liqenin e Shkodrës),  skijimit, (në  pistat e Razmës, Bogës, Lepushës, Vermoshit, etj.), spelologjisë , (në  shpellën e Kevenicës, të  Grabonit, të  Preng Calit, të  Vilës, etj.), fluturimit me deltaplan, kanoe, çiklizmit malor, etj. Motivet ambientale që  paraqesin hapsirat rurale të  Malësisë  së  Madhe përbëjnë  një  potencial pë r zhvillimin e turizmit Kulturor. Bazë n e tij e përbëjnë : tipologjia e organizimit  urban të  vendbanimeve, elementet arkaikë  të  fshatit, etnokultura, kulinaria, etj.  Bazuar në  kë to produkte, Rajoni periferik i Malë sia e Madhe,  ka filluar të  zhvillojë  me përparësi  turizmin malor. “Porta hyrëse” në  këtë  Rajon është  Kopliku, që  mundëson komunikimin me qendrat turistike: të  Razmës, Bogës, Reçit, Lepushës, Vermoshit, etj. Këto qendra turistike, përbëjnë një mbështetje dhe referencë në rrugën e ngritjes së “Lokalitetit turistik” të Malësisë së Madhe, si një dimension i rëndësishëm i “Distriktit Industrial” të turizmit të Qarkut të Shkodrës. Për implementimin e  një turizmi bashkë kohor kohë t e fundit është  inicuar një  studim fizibiliteti pë r projekte infrastrukturore në  zonë n e Alpeve. Ndërhyrjet e nevojshme dhe investimet për rrugë , infrastrukturë  urbane, qendra shëndetësore e shkolla, transport publik, etj. kushtëzojnë  realizimin e modeleve të zhvillimit të një turizmi bashkëkohor. Për të arritur avantazhet konkurruese duhet të krijohet edhe identiteti, apo imazhi i Rajonit. Malësia e Madhe ka  reputacion  për shumë produkte bujqësore e artizanale, ku spikasin: djathi i Kelmendit, patatja e Razmës, lajthitë e gështenjat e Shkrelit, velenxat, punimet artizanale prej druri, duhani dhe bimët medicinale të Gruemirës  e Kastratit e tjerë. Deri më sot, ka probleme te LOGO-ja që shoqëron produktin, ambalazhimi apo paketimi, e në tërësi me marketingun. Promocioni ka për qëllim të informojë, të reklamojë, të bindë dhe të kuptojë. Për të realizuar promocionin mund të përdoren forma të ndryshme si panairet, botimi i katalogjeve organizimi i festave promovuese etj. Promovimi duhet  bërë me anën e Markës rajonale. Për më shumë se 15 vjet në Qafën e Bardolecit, Lepushë , organizohet “Logu i Bjeshkëve”, një festë popullore, ku manifestohet etnokultura e rajonit: këngët, vallet, kostumet popullore, kulinaria, bëhen sfilita etj. Është krejtësisht e mundur që në këtë festë, apo edhe në festën e Reçit në Shkrel, të promovohen edhe produktet ekonomike që mbajnë Markën (Logon) “Malësi e Madhe”. Organizimi i Panaireve është një traditë dhe praktikë që organizohet edhe në rajone të tjera. Në këtë rrugë e formë organizative nxitet zhvillimi ekonomik rajonal, iu shtohet vlera produkteve dhe shërbimeve të Rajonit dhe ajo që është më e rëndësishmja, sigurohet një qëndrueshmëri sociale, zhvillim ekonomik e prosperitet për popullsinë.