Mjekët Isuf Hysenbegasi dhe Petref  Kallfa figura emblematike

1346
Sigal

Fragment   nga   monografia   ” FIGURA   EMBLEMATIKE   QË   EMETOJNË   DRITË”
Nga  DR. EDUARD A. SKUFI

 In memoriam …   
DR. I.HYSENBEGASI  dhe DR. P.KALLFA

Ikonat e tyre  nuk  kanë  nevojë  për  introduksion, koha  i  dha mbivlerën  respektive   veprës   së  tyre .  Por  do  të   dëshiroja   me   këtë  homazh  e  reminishencë  gratitude   në   vision  retrospektiv,  por  të  ridimensionuar, mbas   tre   dekadash   mungese,   por   jo  harrese,  të   fokusoja    në  disa  komponente  e principe  nga  impakti  i  bashkëpunimit   dhe  eksperienca   unikale   me  dy  figura prominente  të  plejadës  së   shquar   të   mjekëve   në  Vlorë , të  Dr. Isuf  Hysenbegasit  dhe  Dr. Petref  Kallfës ( bazuar në  ditarin  tim  professional). Shkolleë  specifike,  duet  i  rangut  dinjitoz  e reputativ,   model  genuin  i   aplikimit   të  kodit   etik , që    bashkë   me  figura  të  dimensioneve  të   tilla,  të   shquara   bashkërendese, duhet  të bëhen   objekt   i  një  analize  komplekse  si   “ pika  iluminante   referimi  e  inspirimi  për të  sotmen  dhe   të  ardhmen  e  shkencave  mjekësore ” .

Ata,  jo   rastësisht   kishin   të  përbashkëta    shumë  elementë qysh  nga   mënyra  e  edukimit patriotik  në  lice  dhe  studimeve  të  larta,  Dr. Isufi  u  laurua  në   Universitetin  e  Romës,   ndërsa  Dr.  Kallfa  fillimisht  në  Universitetin  e  Bolonëes   dhe   më   pas   në  atë   të   Bukureshtit,   me  kulturë   poliedrike   diverse   e   cila   inkorporohej   ne   shpirtin   e   tyre   humanitar, me  standarde   të   larta  etike.

 

2

Mbas kthimit  në atdhe,  ëndrrat  e tyre rinore u konfrontuan  me  skenat  e  “teatrit   absurd“  të  improvizimeve  makiaveliste  dhe  me etiketimin “borgjeze“ deri  në   epilogun  e  tyre.  Duke mos  e humbur  shpresën, me besim e optimizëm, me forcën karizmatike  të personalitetit  dhe  principeve  që i  konduktonin “reflektuan  dije  e kulture”…

… Kujtimet më udhëtojnë në ditët e para  të Janarit të vitit 1980,  prologu i karrierës  time, si mjek Okulist  në  Spitalin  e Vlorës.   Aty gjeta  Dr. P. Kallfën, takimi ynë  ishte  më tepër tipik e diskret,  por  me respekt, (si  gjithmonë kur konfrontohej e reja me  përvojën).  Më bëri ekspozen e evolucionit të tij medikal dhe ekperiencës mbi interventet  plastike okulare ,  për të cilat unë isha  informuar që ishin preferenca e tij. Gjatë  bisedës e pyeta për  teknikën kirurgjikale në glaukomë e ai  mu përgjigj  telegrafisht, se  aplikonte  metodat klasike.
Zhvillohej në mënyrë pontane një  ping-pong tepër diplomatik, por unë isha “luajal   në protokoll”. Mbas ekzaminimit të pacientëve dhe diskutimit të rasteve më   përshëndeti dhe u largua. Unë isha duke përshkruar repertin në kartelat klinike mbas  trokitjes së lehtë në derë hyri në dhomë   Dr. Isufi, elegant me kostum bezhë dhe  gravatë kafe (stil i vestiarios klasike), si  gjithmonë me buzëqeshje dhe me fjalën e  urtë, më  mbështeti dorën  në sup dhe duke parë me vëmendje kartelat më tha : « Ke një  privilegj të çmuar, shkruan bukur. Kartelat kanë vlerë shkencore për çdo kohë, “scripta manent”- shtoi. Unë do të sugjeroja të mbash një ditar me rastet më pikante, i  cili  me kalimin e kohës fiton vlera  të ëedha, do të jetë si një “partiturë në vargje” – më tha  …( dhe unë që atë ditë e  fillova).
Mandej hapi çanten e tij dermatini dhe më la mbi  tavolinë disa libra  që i  kishte  huazuar  nga  biblioteka  e tim eti. « Librat  janë  pasioni  im – dhe  duke  diferencuar  njërin prej tyre vazhdoi –  ky, këtu ëeshtë  libri  ekselent  e  famoz  i  M . Montessorit   «Manuale  di  pedagogia  scientifica»,  sintezë  e  filozofisë  të  edukimit  modern  mbi konceptet  etike dhe  pedagogjike shkencore, ketu fillon  jeta, këtu fillon  mjekësia » Unë ju afrova dhe  pëshpërita  « Montessori apo   Makarenko,… »   « konceptime  kontroverse, pikëpamje  të  ndryshme  shtoi me buzëqeshje .  Lexova   mendimin  e  thellë   në   expresivitetin   e shikimit   të  tij    dhe  retrospektiva   e    kujtimeve   shtegëtoi    në  vitet   e    fëmijërisë    time . … Im   atë   pedagog    me   përvojë,     por    idealist,  kishte   trashëguar   një  bibliotekë  të pasur  me  literaturë  italiane e  franceze plezante .
Ishte kjo arsyeja që në  shtëpinë  tonë  vinin  shumë  intelektualë  të  dëgjuar  të asaj   kohe, të  cilët  huazonin  periodikisht  libra.  Dominonin  mjekët  e  shquar,  të  cilët  e   bënin  të   këndeshëm  ambjentin   me  historitë   dhe   barceletat  e  tyre  (siç  ishin   Dr. A. Ashiku,  Dr. Babani,  Dr.P. Flloko, Dr.I. Pustina,   Dr. V. Cili,  Dr. I. Hysenbegasi,  më rrallë  vinin   Dr. K. Kauri,  Dr. M. Angjeli  dhe  Dr. P. Kallfa).  Aty njoha  për  herë  të  parë Dr. Isufin si otojatër dhe  Dr. Kallfën  si  okulist, të  cilët  në  të  ardhmen  do  t’i  kisha  kolegë  prestigjiozë!                                                                   Prezantimi   i  tyre   fillonte  me  xhentilesën  e  politesën   në  sjellje  dhe  kompletohej    me  estetikën  elegante   klasike,  charmante  por  serioze.  Komunikimi  i  tyre  i  veçantë   nuk  ishte  thjeshtë   vetëm   një   element  edukativ,  por  dhe  mënyrë  për  të  transmetuar  idetë.  Ishte  fakt real  që ata  nuk e distancuan as  separatuan  mjeksinë generale   nga  specialitetet   respektive,   përkundrazi   insistonin   në    konceptin  bazë  “se  ajo  ishte  kuintessence   ndërsa  specialitetet   urë   unifikimi”. Gjë  që  reflektohej  në   konsultat  mjekësore, ku  ata  shquheshin  për  logjikën  dhe  intuitën shkencore. Ishte e çuditshme  por  admiruese se megjithëse  specialistë të   veçantë,  nga    çantat   e   tyre  personale   nuk  mungonin as  stetoscopi  as  vademedum  medicale   si “Roversi”. Bashkëpunimi   me  duetin   e  tyre   ishte   një  shans   që  jeta  më  ofroi  për  të  investuar   në  rrugën  e progresit  dhe të perfeksionit. Sugjerimet dhe keshillat e tyre transcedonin  limitet e dijes, ndryshonin  këndvështrimin, ndihmonin   në  perceptimin  real  të  filozofisë  së jetës  që  irradionte  në  atë  të  filozofisë  mjekësore aplikative. Ishte   essenciale  të  perfitosh  nga  eksperienca  “in  vivo“ e   kolegëve  të  një   sekuence  të  tillë,  që  predominonin  e  inspironin  me  reflektimet  e  tyre, si nje“ enciklopedi  kinetike virtuale”. Më   bënte   përshtypje   fakti   që,    sa    dashamirës    e     me   bonsens   ishin    ndaj   pozitives,    aq   të   ashpër    e   inkompatibel    ishin   ndaj  mediokritetit   në  mjekësi,  që  e  konsideronin   handicap  serioz!

… Më  kujtohet   ishte  një  dite tipike  dimri  e  vitit 1984, Unë  sapo isha kthyer  nga  Simpoziumi shkencor  i  klinikes  universitare  të Okulistikes ku  referati  im  mbi“ Glaukomën  Malinje“  u  vleresua  pozitivisht. Mbasi u përshëndetëm miqësisht me Dr.Kallfën dhe shkëmbyem  të  rejat  filluam  të  diskutojme   për  të  semuret. Dr. Kallfa   ishte  i   preokupuar dhe  i shqetesuar  për një  pacient me  anemi  hemolitike  të diagnostikuar  me  ablacion  retinal, duke  shprehur  skepticizmin  për diagnozën  me  të cilën  ishte  derguar  nga  poliklinika!  Kërkoi   opinionin   time  dhe  unë  pa  humbur  kohe  e  vizitova ,  duke   hedhur  mendimin   për  hematomë subretinale. Ai me një ”po”, sikur u çlirua nga ankthi e akordoi me mua.  « Je dakort  ta  konsultojme  kete  rast  të  veçante  me hematologun’, shtoi. « Plotesisht, u përgjigja unë,  është e  vetmja  zgjidhje’. E menaxhoi shpejt  dhe  realizoi  konsultën. Rasti nuk  ishte i thjeshte, por  diagnoza  e saktë ndryshojë  komplet   taktikën  therapeutike.  Konsulta  ishte  interesante,   mbas  mjekimit   të  aplikuar  hematoma  u   reduktua  shpejtë  e shikimi u restaurua. Menaxhimi   klinik  dhe  kriteret e percaktimit  të therapise  në kooperim  me specialistin  përkates u bënë  jo vetëm leksion experience.
Pasioni im si subspecialitet synonte studimin e investigimin e Glaukomës, për  këtë  qellim po shkoja në  biblioteke  pasi kisha porositur   një  traktat  amerikan   mbi   kirurgjinë  moderne  të  glaukomes,  nga   Akademia   e Shkencave. Në  hyrje  të  bibliotekes   takova   Dr. Kallfën  me “Minerva Medica ”  në  doerë, biseduam  për  pak e u  pershendetem. Mbasi e mora librin  dhe  e  studjova  diferencova   interventin  e  goniotrepanacionit me lambo  sclerale të Prof. J. Fronimopoulos. Fillova procedurën  përgatitore  dhe   planin për  aplikimin e  tij. Dr. Kallfa  jo  vetëm  më  inkurajoi   dhe                                                                                                                më promovoi, por  më  dha  mundesine  ta aplikoj dhe  tek disa pacientë, miqtë e tij. « Intervent i sigurtë dhe rezultativ që  eviton  komplikacionet  e  kirurgjisë   tradicionale », nënvizoi   Dr. Kallfa.  « Rëndësi   ka   «të  bësh  mirë  atë  që  duhet  të  bësh»,   kjo   është  filozofike ,  por   nganjehere  intensiteti   i  rutinës   na   rrëmben qetësinë’  shtoi  ai.  « Ose  në   origjinal  “Fais  bien  ce  que   tu  fais”, ndërhyra  unë .  « Më  ktheve  revanshin  me  aforizmin  nga  libri  i  Orison Marden  që keni në bibliotekë” , tha  ai  duke  qeshur.
Unë  gradualisht  me aplikimin  prevalent të kesaj metode  krijova  experiencen  time integrale,  që  u bë baza   evolutive  e  një  monografie  medicale  në   dinamikë, për   investigimin   në  glaukomë.                                                                                               Dr. Isufi   mesa   duket  i   informuar   për  kete,  një  ditë   mbas  vizitave në   poliklinike,   duke biseduar më tha : « Bravo, Soyez realiste, cherchez  l’impossible»!   Sheno në  axhenden  tende, nesër do të vijë  ai  miku im nga  Çeprati, që  ka  vetëm  një   sy  dhe   atë  me  glaukomë,   që  e   ke diagnostikuar  ti. Ai  i  pafat  është  dhe   i  persekutuar,  por  kjo  për  ne mjeket   nuk  ka  rendesi, eshte  një i semure  dhe  duhet  ndihmuar. Kam besim të plotë tek  ty »,  më  tha. Pastaj  nën zë  vazhdoi : «  të pëlqeu mbrëmë në   Tv   filmi   romantik     «Doktor   Zhivago»  i   Pasternakut. Çfarë  realizimi  kur  gjerat e zakonshme  lënë  impresione  të jashtezakonshme », dhe   e  treti  veshtrimin e tij  larg : « Njeriu  është   labirith,  i mistershëm. Nuk  ka  analizë  pa   psikoanaliz »   shtoi  ai .  « Frojd ? » e  pyeta  unë.   « Dhe jo  vetëm,  por  me  sinkronicitetin  e  Jung  e  metafizikën  e Kant” tha ai!

Një  nga   vlerat  më të medha  të  ketyre  figurave  ishte  aftesia për  të  parashikuar   dhe  detektuar   diçka   shume  më  parë  se  të  tjeret. Erdhi dhe momenti që do të operoja mikun e Dr. Isufit  në syrin e vetem, pergjegjesia ishte tepër e madhe. Atë dite unë shkova më  heret  në spital  mbasi  e vizitova  të sëmurin, e qetesova dhe me menyren e komunikimit  i  bëra një lloj  psikotherapie. Pas  pak  fillova  operacionin  më  asistonte  infermierja  e  sallës  pasi  Dr.  Kallfa   duhet  të  shkonte   për  vizita    në   poliklinike. Degjoja  vetëm  tiktakun  e  orës dhe tiktakun e zemrës  time.  Në  atë  çast  dikush   hapi   me  kujdes   deren,  ku   nga  maska   dallova  shikimin  e  Dr. Isufit, i bëra  shenje  me koke të futej brenda. Më ndiqte me  syrin  e tij observativ. Mbas  disa  minutash  interventi  perfundoi  pa  asnje  problem.  Pacienti   i   kënaqur   na   falenderoi ,  Dr.  Isufi   duke  më   shtrenguar   dorën,  në  konfidens    më  tha :    « Operacion    fin   dhe   delikat,   por   pa  traumatizim  evident. Gjëja  më  me  vlerë  që  mund  të besh   për  kolegun   nuk   eshte  vetem  të  ndash   pervojen  me  të,   por   të   explorosh   dhe   “të  mbeshtetesh   aftesite   dhe  talentin  e  tij “,  u shpreh  ai   në  menyre  deklamative!  « I  nderuar  Doktor,    shtova   une. Radhën  tjeter   koleg   do  të  dekodojë   filozofine   e   jetes    në  sensin   të  asaj   mjekesore   me  finesë  të  tillë »
…Romanca  e  vjeshtës  misterioze  e vitit  1985  me nuancat  e të verdëes  dhe  të  kafes  në  sfondin  e  blerte   kishte  shtruar   tapetin   e  saj.  Këtë pejsazh  atraktiv  po  e  sodisja  nga  dritarja  e  dhomës  së mjekut, kur u  degjua   zeri  i  Dr. Kallfës, të kerkonte   pacienten   nga   Fieri  ta  sillnin  në dhomen  e  ekzaminimit. Më pershendeti, ishte në  një  imazh elegant i  veshur  krejte  në  gri  ku  kontrastonte   nje  kravate  ble saks , me  një karficë  dekorative.“Comme il faut »,   « Je futur në rol, i thashë, gati  për  interpretim’.  Ai duke qeshur, shtoi : « Sot  në skene do të jem  unë …por jo vetëm, sepse  ty  të  vlerësoj  shumë’ . Në  ate  kohe  hyri   infermierja  që mbante  për  krahu  një vajze  të  re rreth 20  vjeç, me fytyre të deformuar si  maskë, ku  skicoheshin   pasojat  e  renda  të  një  djegje. Dr. Kallfa  e vizitoi, i  shpjegoi  me imtesi  për  stadet e  interventit  që  do  të aplikohej   dhe  në  vazhdim  e  fotografoi  en face  dhe   profil   Mbasi   perfunduam   viziten   e   pergjithshme   u  futem    në   operacion    Vendosem    që   të   kombinonim   efikacitetin   e   anestezise  lokale  me  anestezine   parciale  me  Fentanyl  e sedative. Për  këtë  kërkuam  ndihmën  e   anesteziologes   të    kirurgjise,    e cila   me   “anestezine   dehese”  e  futi  pacienten  në  botën  e  ëndrrave . Dr.Kallfa vari  tek nje stativ skicen  e  parapregatitur   si   piktor   i  vertete,  për   të  vazhduar   si   skulptor   në   atë  operacion   plastik   komplex.   Operonte   në   kapake  per  te  korektuar  entropionin (duke   belbezuar  motivin  e  një   melodije   klasike), ndërsa  unë  pranë paralelisht   preparoja   konjuktiven   nga   çikatriçet    e  shumta,   në  atë  çast   erdhi   dhe  dentisti kirurg  i  mirënjojtur  Dr. LI. Gjidede, i  cili  do   të  preparonte    lambon  nga   mukoza   orale, që do të sherbente  si  graft autoplastike  për të veshur me  mantel   konjuktivën   palpebrale  dhe   atë  bulbare.  Ishte  operacion i  komplikuar  dhe  me veprime  të kordinuara,   pothuaj   mbas   tre   oresh  operacioni   perfundoje   pa   probleme   e  me  rezultat   poziti.  Koha  do  të  konfirmonte   shkallën  e   suksesit. Dr. Kallfa mbeti i kenaqur, dukej se ishte “maitre” i këtyre  interventeve  të   repertorit  të tij . Fiksoi  përsëri  në  aparatin  fotografik  disa   plane,  mandej  i dha  këshillat  e duhura  per kete  rast  specifik  kryeinfermieres Kur  u  futem  në  dhomë  e   urova  dhe  i  thashë  : « Sot   ishit  “aktor  dhe  dirigjent“ i  vërtetë ». « Këto  operacione  kerkojne  bashkepunim  harmonik   efiçient  dhe sintonizimin   e  të  gjithë  mekanizmave   të  stafit’,  sugjeroi  Dr. Kallfa  dhe  telefonoi  të  sillnin   një  tortë  si  shprehje  keëaqësie.
…Unë    asnjehere   nuk    e   diferencova   kualifikimin  intelektual    nga   kualifikimi  shkencor  profesional   të cilin e konstruktova  mbi   triptikun  e   bashkepunimit   kualitativ,  me  Dr.Kallfen   per okulistiken  klasike , me  kliniken  e  okulisikes   universitare  per  okulisiken moderne  dhe me Dr.A. Aronin  per ate  premodernen dhe  tranzicionale (duke investuar në experienca  të ndryshme). Kështu  ditët  kalonin  si  pa  kuptuar,  miqësia dhe raportet e relatat tona  bëheshin më  të  ngushta  dhe më  solide. Kur  isha  pranë  tyre  më  dukesh  vetja  më utilitar, më i   madh“  sepse  ata  me  vizionin  induktiv   e   kishin   minimizuar   diferencen   e   moshës ,e vetmja  gjë  që  na  ndante. Ata  ishin  në  “asimetri  me   nivelin  perreth dhe  për  më  tepeë   përbënin   një  ekseption“ .  Por  kur  nuk  më  kishte  shkuar   ndërmend  fakti  që  një  ditë  Ata  nuk  do  të  ishin  më …                                                                                          Sot   keëo  figura   eminente   i  perceptoj  si   imazhe  ku  kombinohen  në   mënyrë   harmonike  elemente    filozofike  të Platonit   me    humanizmin    etik    të  deutologjisë   së  Hipokratit,  ne   shpirtin   shqiptar  kreativ,  si  një  “aset  tradicional”. Sepse specifikja  në artin  e mjekësisë  autentike  konsiston   në   karakterin   komplex    të   hyjnores   dhe   natyrores,   në                                                                                                korelacion harmonik e inseparabel!
Tek Ata  fshihej në backstage “ bashkeexistenca  e dramës me triumfin”,  personalitete  “pa  tituj  oficial” por  me tituj  suprem nga masa. Vizioni i   tyre   medical,   devocioni    dhe   humanizmi    me  të   cilin    kuronin  pacientet   harmonizohej  në  një  paralelizëm  admirues  kolegjial. Ata  i   dedikuan   me   afeksion   njerezve,   mjekësisë   gjithçka   me  vlere  si:  mençurinë,  kapabilitetin,   abnegacionin   por   eskluzivisht “shpirtin   human“,  duke  mbetur   përherë  si  aset   significant  erudit!
Mjekë me influence  dhe  vlera  akademike  që  vepres  së  tyre,  si “  sinonim i  një   lirike  profesionale ”  i   vendosën   exelencën   si   autograf. “ Figura  precioze  emblematike  që    emëtojnë    dritë     dhe   inspirojnë    pa   limit”…drite   e   cila  inspiroi   e   stigmatizoi    dhe   vizionin   tim!  Një Faleminderit  për ta në këtë memorial është inadekuate, insuficiente. Gratitude   dhe   apreciacioni   do  të  mbeten  eternal !