Miltiadh Muçi: Studiuesit e parë të kriminalistikës në botë

385
Sigal

Alek Jeffreys, ekspert anglez i gjenetikës, ka meritat e veçanta në zbulimin e metodës së “gjurmës” gjenetike

të ADN-s,

Kush ishin studiuesit e parë të kriminalistikës  në botë 

Shenjat e gishtave, më të hershmet  në studimet e kriminalistëve të huaj 

Si bëhej gjurmimi popullor i vjedhësve të bagëtive në vendin tonë 

Miltiadh Muçi-ekspert kriminalistike

    Zhvillimet historike të kriminalistikës karakterizo-hen nga perfeksionimi i mjeteve dhe metodave në luftë  kundër krimit.

Nga studiuesit e parë të shkencës së kriminalisikës në botë, që nga fundi i shek. XIX deri në ditët e sotme, midis shumë të tjerëve, përmënden: Richter, Bertillon, Heindi, Iagemmann, Zimermann, Oltodenghi, Niceforo, Godard, Schnickert, Burinski, Tregubov, Mitriçev, Lok, Vinberg, Smith, Reiss. 3)

Por le të shikojmë disa prej tyre, çfarë nisën të bëjnë për shkencën e kriminalistikës:

   Hans Gross (1847-1915), profesor i Universitetit në Graz të Austrisë, që ka dhënë një ndihmesë të çmuar në zhvillimin e kriminalistikës, si shkencë  në  shërbimin e

drejtësisë, duke e lidhur me të Drejtën Penale dhe me Procedurën Penale. Sipas tij, kriminalistika është shke- ncë që studion dukuritë reale, që lidhen me përmbajtjen

e të drejtës penale.

Ajo përfshin në objektin e saj: studimin e provave materiale, të sjelljeve dhe të dukurive që përbëjnë ele- mentët e veprës penale, karakterin e veçorive psikolo- gjike, të mënyrave të veprimtarisë së njerëzve, që ma- rrin pjesë në procesin penal, sikurse i pandehuri dhe i dëmtuari, dëshmitari, eksperti apo gjyqtari.

     Veprat “Manual për gjyqtarët hetues” dhe “Sistemi i kriminalistikës” (1893) ose “Psikologjia kriminalistike”    (1905), etj., kanë vlera shkencore aktuale të mëdha.

   Henry Faulds ka studiuar gjurmët e pasqyruara në argjilë, dhe më vonë në dy çështje penale (1879-1880),   ku kishte analizuar gjurmët e gishtave, mundi të identi- fikoi personin në bazë të tyre, të cilat kishin mbetur në gotën e ujit. Ndërsa në një rast tjetër bëri përjashtimin e identitetit të personit. Këto ia komunikoi antropologut anglez Galton, studiuesit dhe specialistit për problemet e trashëgimisë.

   Fransis Galton pas ndërmarrjes së studimeve prej tij, të gjurmëve të gishtave, duke e vështruar çështjen nga prizmi biologjik, ai nxorri përfundimet se, vijat papilare nuk janë të trashëgueshme prej prindit dhe të ndryshu- eshme gjatë jetës. Edhe Galtoni i kishte përkrahur idetë e Herschelit dhe Fludsit, duke vendosur daktiloskopinë mbi baza shkencore bashkëkohore.

     Jovan Vuçetiç, një funksionar i policisë në Buenos Aires, që  studioi  sistemin e daktiloskopisë  të “Galton-Henry” dhe antropometrike të Bertillonit mbi sistemin e bazuar në tiparet e jashtme të personit, nxorri një sistem të përzier të identifikimit, ku kombinoi të dy sistemet. Ky u përhap shumë shpejt në Evropë dhe në Amerikën Latine.

Rezultatet e ekzaminimeve daktiloskopike nisën të përdoren si prova në proceset gjyqësore: në Francë në vitin 1902, në Gjermani në 1904, në Hungari në 1907, në Angli në 1908 dhe në Rusi në vitin 1912.

Alek Jeffreys, ekspert anglez i gjenetikës, ka meritat e veçanta në zbulimin e metodës së “gjurmës” gjenetike

të ADN-s, e cila ka përparuar dukshëm në identifikimin e personave, në bazë të gjurmëve gjenetike. ADN-ja,  metodë që konsiderohet si një nga kontributet më të rëndësishëm në kriminalistikën bashkëkohore, për herë të parë është përdorur në vitin 1987 në Angli, më pas në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

     Shenjat e gishtave, më të hershmet  në studimet e kriminalistëve të huaj 

    Sikur është thënë më parë, se në mesin e shek. XIX, shenjat e gishtave bëhen objekte të përdorimit për të identifikuar personin, të pranisë së veprimeve të kryera prej tij në ngjarjet kriminale. Ato krijuan mundësinë të bëhen më të besueshme, kur u vërtetua shkencërisht se, jo vetëm nuk janë të trashëgueshme nga prindërit, por dhe ndryshojnë midis binjakëve, trinjakëve, etj., midis të dhjetë gishtave të të njëjtit person.

Për identifikimin e personit, studimi i shenjave të gi-  shtave vlerëson ndërtimin e vijave papilare të kreshtave (të ngriturave) dhe brazdave (të thelluarave), që pasqy- rohen sa herë që dora kontakton në sendin apo objektin e prekur. Për ekzistencën e vijave papilare të dorës, të gishtave dhe pëllëmbës, njerëzit kanë treguar kuriozitet qysh në kohët e lashta.

Një historian  kinez përmend gjurmët e duarve  qysh

në vitin 650 p.Kr., kur përshkruan një mënyrë vlerësimi të përgatitjes së dokumenteve ligjorë. Në një nga librat  e ligjit kinez të këtyre viteve, mësohet se burri për të divorcuar gruan, nëse nuk dinte të shkruante ai duhej të hidhte, pra të “nënshkruante” me mollëzën e gishtit. 4)

      Ndërsa botanisti anglez Grew, në vitin 1684 mundi të studiojë shenjat e gishtave dhe përgatiti një raport me disa përfundime të rëndësishme, për observimet e tij të përmbajtjes së djersës së kreshtave e brazdave, përgatiti skicimin e një dore me konfiguracionin e tyre. Por nuk mundi të konstatojë mundësinë e përdorimit të kreshta- ve dhe brazdave të lëkurës për identifikimin e personit.

Në të njëjtin vit anatomisti holandez Govard Bidllo, ilustroi (skicoi) kreshtat dhe brazdat e lëkurës eë njërit gisht, pa ditur se të njëjtin studim e kishte bërë anglezi Grew. Vetëm pas 200 vjetësh, studiuesi anglez Galton mundi të realizojë sistemin e klasifikimit daktiloskopik, që u quajt “Galton-Henry”, i cili së pari do futej në Indi dhe më pas, në vitin 1901 në Angli.

Veç dy vite pas anglezit Grew dhe një vit pas hola- ndezit Bidllo, në vitin 1685 Marçelo Malpinji, mbasi e përdori mikroskopin e shpikur pak kohë më pas, arriti të konstatojë ndryshimin midis mollëzave të gishtave, në saj të studimit të kreshtave dhe të brazdave të tyre.

Vetëm në vitin 1923 u botua teza e Purkinjes, ajo e përshkrimit të tij në disertacion, mbi ndryshimet midis mollëzave të gishtave dhe të emërimit apo përcaktimit të figurave të  kreshtave e  brazdave. Por nuk  mundi  të

        Tabela  fotografike e ekspertimit  të gishtave 

   A  –  Gjurma e gishtit e vendit të ngjarjes

  A’ –  Shenja e gishtit model  për krahasim

rekomandonte përdorimin e identifikimit të personit.

Gjurmët e gishtave, në fundin e shek. XIX, nuk ishin objekt studimi vetëm i biologëve, por  paraqitën interes edhe për studiuesit e fushave të tjera, të kimisë dhe të fizikës. Në vitin 1877, fizikani francez Aubert rekoma- ndonte përdorimin e solucionit të nitratit të argjentit për

zhvillimin e tyre në letër, kur janë të padukshme. Këtë konstatim ai e botoi në formën e një letre për revistën “Natyra”, ku për herë të parë tërhoqi vëmendjen, për t’i përdorur shenjat e gishtave në zbulimin e autorit.

Kjo letër i nxiti dhe studiuesit e tjerë, t’i vlerësonin gjurmët e gishtave për qëllime identifikimi, sikur ishte William Herschel, i cili në këtë kohë ndodhej në Indi. I përkiste merita këtij, të kishte zbuluar figurat papilare, si mjet identifikimi. Qysh në vitin 1853, kishte përdorur regjistrimin e tyre, si një mënyrë të përgënjeshtrimit të “nënshkrimeve” të kontratave të vendasve. Bile kërkoi që sistemi i mollëzës së gishtave të praktikohej edhe në burgje, por që u hoq në vitin 1877.

Ishte Galtoni që e botoi tekstin e parë, në vitin 1892, mbi figurat papilare dhe fliste për anatominë e mollëza- ve të gishtave, praktikën e marrjes së tyre. Ai përshkru- ante teknikën për klasifikimin e figurave papilare, të cilat i ndante në tre grupe më parësore: në harkore, la- kore e rrethore. Me sistemin e tij Galtoni doli në përfu- ndimin se ato janë të pandrysheshme gjatë gjithë jetës. 5)

Këtë sistem e përmirësuan të tjerë studiues, me qëllim   që të përdorej më gjerë në vendet e Evropës.

     Juan Vuçetiç ishte studiuesi që përgatiti sistemin e klasifikimit të figurave papilare, i cili u propuzua dhe u vendos të quhet “daktiloskopia”. Kështu gjeti përdorim zyrtar kudo ku flitej në spanjisht. Ajo e ka kuptimin nga greqishtja, që do të thotë “përshkrim i gishtave”.

Në vendin tonë, në vitet 1458-1481, ashtu sikur në Kinën e lashtë dhe popujt e tjerë, për shenjën e gishtit është treguar besim mistik. Lekë Dukagjini që udhëhi- qte kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, bëri një për- mbledhje të kanunit mijravjeçar, të normave zakonore të trashëguara brez pas brezi, përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna në sentenca juridike.

Por kanuni mbeti i pashkruar, deri kur veprimtari i shquar Shtjefën Gjeçovit, në fillimet e shek. XX, nisi të grumbullojë atë që populli e kishte ruajtur në mëndjen e tij. Materiali rreth kanunit filloi të botohej pjesë-pjesë në revistën “Ylli i Dritës”, nga viti 1919 deri më 1929. 6)

Në kreun e tetë të “trashëgimit”, në paragrafin 106, të shkronjës “c”, mbi shenjën e gishtit thuhet se, “lanësi është në detyrë me mbledhë kushrininë e vet dhe pleqtë e fisit ose dëshmitarë, si lanësi… të vej gisht në letër si e lyp nevoja”. 7)

Ndërsa për qëllime identifikimi, tek ne daktiloskopia

si vetë kriminalistika, është njohur në vitet ’30 të shek. XX. Ka pasur një rast të ekspertimit daktiloskopik për një ngjarje, që me botimin e libri “Policia shkencore”, mund të konsiderohen edhe si fillimet e kriminalistikës.  

     Gjurmimi popullor i vjedhësve të bagëtive në vendin tonë 

                

Më parë se të niste përdorimi i teknikave krimina- listike dhe i taktikave të këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga strukturat dhe specialistët e shtetit, të shikojmë si personave që iu prekej prona nga autorë të vjedhjeve, kryesisht të gjësë së gjallë, bagëtive, ishin të detyruar në mënyrën më empirike të interesoheshin vetë dhe me ndihmën e njëri-tjetrit, të bashkëfshatarëve, të gjurmo- nin autorin e bagëtisë së vjedhur, duke i ndjekur gjur- mët. E drejta për t’u mbrojtur ndaj padrejtësive, për shumë kohë mbeti tek i dëmtuari. Autoritetet e shtetit nuk e kishin moralin, duke qenë pushtues. Këtu e ka burimin që shumë probleme fshatarët, vetëm dhe ba- shkërisht, t’i zgjidhnin sipas “ligjeve” të fshatit apo të krahinës, duke përfshirë edhe gjurmimin zakonor, që nisi të zhvillohej nëpërmjet evolucionit, praktikës dhe  përvojës së fituar.

     Në kanunin e Lek Dukagjinit në vend të termit “gju-  rmë” përdorej “fërkim”, ndësa sot i themi “kontakt”. Në

paragrafin 768 thuhet, se ”Gjurma është fërkimi që ban gjaja, përbas së cilës udhëton i zoti i gjasë së vjedhun,  tuj e çue gjurmën brenda kufinit të një katundi a të një lagjeje, a brenda rrethit të një shpije t’një oborri a t’një vathi”. Kur gjurmëtarët e shpien gjurmën në drejtimin e shtëpisë “ajo shpi do t’ia lajë gjanë të zotit”. Në qoftë se gjurma të çon në një fshat, “këtij i mbetet si detyrim të shpërblejë dëmin ose të nxjerrë gjurmën jashtë tij”. Nxjerrja e gjurmës nga fshati ndodh, se vjedhja e kryer nga një bashkëfshatar përbën turp për të gjithë fshatin. Prandaj ndjekja pas gjurmës vazhdon zinxhir, fshat pas fshati, ndërsa sot “kamer pas kamere” ku ato ndodhen.

Personat që merrnin pjesë në gjurmimin zakonor e tradicional, me gjithë ndryshimet e pjesshme, në periu- dha e krahina të ndryshme, në përgjithësi vërehen se janë mbështetur dhe kanë gjetur zbatim në disa rregulla:

– Në kushtet e pronësisë së vogël në fshat ku pronari bashkë me fisin, fqinjët e bashkëfshatarët interesohen të zbulojnë dhe fiksojnë gjurmën e kafshës dhe të autorit të vjedhjes. Kur vjedhja i ndodhte bariut në stan apo në kullotë, ai bënte ndjekjen e shpejtë të gjurmës, duke e njoftuar pronarin për ngjarjen dhe bashkërisht t’i çonin gjurmët deri në fund, ndërsa sot dëshmitarë okularë që e kanë parë apo konstatuar ngjarjen, nuk informojnë.

– Personat që thirren në gjurmim njihen për aftësitë dhe përvojat e tyre të gjata, në ndjekjen e gjurmëve. Këto aftësi më tepër i kanë pasur barinjtë, rojtarët e fu- shave dhe gjuetarët. Mund  të përmendet Bardhok Gjini,

që duke ndjekur gjurmët e dy qeve të vjedhur, i çoi ato në fshatrat e malësisë së Lezhës; Nikoll Dudi bëhet më i njohuri, kur ndoqi gjurmët e kaut të vjedhur nga fshati Fan i Mirditës deri në Ndërfushas, ku u zbulua autori; ndërsa gjurmëtari Karafil Çako nga Kaparjeli i Labërisë, për gjysmë shekulli bëri gjurmimin e disa vjedhjeve të bagëtive, të kryera në krahinën e Kurveleshit, deri në bregdet dhe në zona të tjera të Labërisë.

Gjurmëtarët me përvojë, shpesh e kanë transmetuar gjurmimin midis të rinjve, brez pas brezi, brenda gjini- së apo fisit. Kështu në fshatin Kastrat të Kukësit njihe- shin 12 breza nga e njëjta familje, diçka e veçantë dhe e rrallë. 8)

Mënyra e zbulimit, fiksimit dhe ndjekjes së gjurmës, teknika dhe taktika që ndiqnin gjurmëtarët zakonorë, në ndjekje vareshin  nga koha dhe terreni ku formoheshin, por dhe nga tendencat për t’i maskuar ato. Kushtet më të përshtatshme janë kur krijohen në terren të butë, pa shumë lëvizje të njerëzve, të kafshëve apo mjeteve të transportit. Gjurmimi nis me përcaktimin ose veçimin e gjurmës së dyshuar, nëse është e autorit dhe e bagëtisë së vjedhur, më pas do të vazhdohej me ndjekjen e tyre për orë dhe ditë të tëra, kur ishte e nevojshme. Pra, nuk largoheshin nga vendi i ngjarjes pa e ndjekur gjurmën, deri ku ajo përsëritej apo humbiste.

Në ndjekjen e gjurmës ndodhte, të ndërpritej apo të humbiste për shkak të terrenit, kur kalonte në një lumë apo përrua,  kryqëzim rruge apo terren të  thatë,  etj. Në

këto raste gjurmëtarët përdornin shkopin e përgatitur në gjurmët e para, të vendit ku ka ndodhur vjedhja, dhe e krahasonin apo kontrollonin nëse vërtetë ishte e njëjta gjurmë. Ata e shtrinin këqyrjen anash apo në krahun tjetër të bregut të lumit, në shtigjet e mundshëm nga autori ka qenë i detyruar ose i interesuar të kalonte. Në ndjekje të gjurmës ngriheshin versione, të orientuar nga

terreni, shtigjet, rrugët, personat që dyshoheshin.

Në rrethin e Vlorës vjedhjet e bagëtive kanë ndodhur

tradicionalisht. Nëse për ullinjtë e Krujës, të mbjellë në

shekujt më parë thuhet se, çifti që të martohej kishte de-detyrim të mbillte disa rrënjë, në Labëri duan të thonë se djalit nuk i jepej vajza që kërkonte, nëse nuk i kishte dhënë provat të vidhte qoftë një kokë dele. Prandaj dhe gjurmëtarët ishin të shumtë dhe me më shumë përvojë.

Në vitin 1974, në fshatin Gërnec të këtij rrethi, në të

gdhirë të një të diele, në një banesë ishte vjedhur një ka,

ndërsa grupi i gjurmëtarëve pasi kishte fiksuar gjurmët  e thundrave të kaut, i ndoqi në kilometra të tërë, të cilat arritën në Qafën e Koçiut, lagje në periferi të qytetit të Vlorës. Pikërisht në këtë vend nuk mundën të bënin më shumë.

Në mbrëmje bashkë me punonjësin e policisë së zo- nës, grupi i hetimit kthehet në qendrën e Peshkëpisë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Vlorës, me shpresën se rastësisht mund të “siguronin” udhëtimin me automjet. Rrugës u shkëmbyen me një banor të fshatit, ku kishte ndodhur vjedhja, Gërnec, i cili kishte në dorë një trastë me sende. Njihej nga punonjësi i policisë si vjedhës i bagëtive,  bile kishte  qenë i  dënuar më  parë.  Të gjitha

këto ai i tregoi pasi u larguan prej tij. Edhe pse lindën dyshime, por nuk kishte bazë ligjore për ta kontrolluar.

Nisën verifikime në vende ku mund të kishte shkuar kau i vjedhur. Edhe nga bashkëpunimi me punonjësit e tjerë të policisë, ato të çonin në perëndim të periferisë së qytetit të Vlorës, në Nartë, fshat nga më të mëdhenjtë, i dëgjuar për përpunimin e verave tradicionale, por dhe për peshkimin, duke qenë pranë kënetës që mban emrin e fshatit.

Aty ndodhej një kasap që hera-herës ishte këshilluar, të  mos bënte tregti të ndaluar. Ai pasi u pyet, e pranoi të kishte marrë një ka, pikërisht nga personi me banim në Gërnec. Ndihmë në kufizimin e vendit ku autori e kishte çuar kaun, pa dyshim se ishte dhe shkëmbimi në rrugë i grupit të hetimit me personin e dyshuar, në mbrëmjen e ditës së vjedhjes.

“Gjurmimi zakonor” në vjedhjet e bagëtive, ishte një

nga kumtesat e referuara nga kryeeksperti Ajet Haxhia, në Konferencën II Kriminalistike, e mbajtur në Tiranë në vitin 1972, që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

Kjo traditë tashmë ka humbur dhe nuk mud të gjesh ndonjë gjurmëtar, që të ketë vazhduar në gjurmët e më të parëve. Por si në tregimin e përrallave të fëmijëve do të thuhet, “kohë më  parë na ishin një herë disa gjurmë- tarë”.