Presidenti Meta: Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti e ka merituar vendin e Tij mes shumë korifejve

54
Në panteonin e nderit të kulturës kombëtare dhe artit të kinemasë shqiptare, Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti e ka merituar vendin e Tij mes shumë korifejve.
Kineast e regjisor i mirënjohur, skenarist dhe krijues mendimtar, vepra e ndritur, që na ka lënë trashëgim mbetet frymëzim për gjeneratat e ardhshme, metaforë emblematike e historisë së artit kinematografik, por dhe referencë e model frymëzues i një brezi krijuesish idealistë e patriotë, që e ngritën kulturën kombëtare në nivele të paarritura më parë.
Filmat e Anagnostit edhe pse të krijuara në një kontekst historik të caktuar, jo vetëm nuk janë peng i kohës, por falë vizionit e talentit të Tij dhe gjuhës së pasur filmike, përcjellin mesazhe universale nga një kohë në tjetrën, duke mbetur përherë aktualë.
Në vlerësim dhe me mirënjohje për veprën e jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare, si dhe për të gjithë kontributin e shquar për artin tonë kombëtar, pata privilegjin të nderoja, në 85-vjetorin e tij të lindjes, Dhimitër Anagnostin, me Dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, të shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë, të atij personaliteti që përcaktoi shekuj më parë identitetin, vokacionin dhe rrugëtimin europian të kombit tonë.
Ky nderim shkon sot edhe për të gjithë ata artistë e mjeshtra të mëdhej, që themeluan dhe ngritën filmin shqiptar.
Edhe 100 Mjeshtër!
Sigal