“Xhiro në Bllok me gomar”, qytetari sfidon autorizimet e Policisë për leje lëvizje (FOTO)

537
Sigal

Një qytetar ka gjetur një zgjidhje unike për të ecur në rrugët e qytetit, në mungesë të një makine, apo nga pamundësia për të marrë një autorizim për lejen e makinës.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga JOQ në Instagram, burri shihet që ka marrë gomarin me vete.

“Për Bllok,”– shkruan JOQ krahas fotos, teksa shieht që fotoja është shkrepur pikërisht në zonën e ish-Bllokut, pranë godinës së Parlamentit shqiptar. Mesa duket karantina ka bërë që njerëzit të gjejnë një tjetër zgjidhje për të lëvizur.