E rëndë në Mat, 23-vjeçari vetëmbytet në liqenin e Ulzës

46
Sigal

Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.

Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale.