FOTO+VIDEO/ Reshjet e shiut dëmtojnë çatinë e një pallati 3-katësh në Lezhë, uji futet në të gjitha apartamentet

223
Sigal

Çatia e një pallati 3-katesh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës është dëmtuar nga moti i keq. Objekti i ndërtuar para viteve 80 ka patur dëmtime që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe situata e motit e ka përkeqësuar edhe më shume situatën.

Uji i shiut ka depërtuar brenda apartamenteve në të gjitha katet dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë.

  

Aktualisht nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.