Historia befasuese dhe të pathënat për Qeveritë Shqiptare, ja 32 kryeministrat që kanë drejtuar shtetin prej themelimit deri sot

284
Sigal

 

Qeveritë e formuara nga viti 1939 deri në 1944.

Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941.

Pas pushtimit nga Italia, në 7 prill 1939, me urdhër të Musolinit ngrihet Komiteti Administrativ i Përkohshëm, përgjatë 8-12 prill ’39, një formë qeverisjeje, e kryesuar nga Xhafer Ypi. Në mbledhjen e Asamblesë, nga Xhafer Ypi, propozohet për postin e kryeministrit Shefqet Verlaci, i cili vinte për herë të dytë në qeveri, ish vjehrri i Ahmet Zogut.

Qeveria e kryesuar nga Mustafa Kruja, 3 dhjetor 1941 – 4 janar 194 3.

Italianët menduan të bënin ndryshime në qeveri, pasi sipas tyre, qeveria “Verlaci” e kishte kryer misionin.

Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohova, 18 janar – 11 shkurt 1943.

Kjo qeveri erdhi pasi qeveria “Kruja” nuk arriti të sillte ndryshimet e premtuara. Kruja jep dorëheqjen, pasi autoritetet italiane nuk pranuan disa nga politikat e tij. Por edhe qeveria e Ekrem Libohovës nuk pati kohw tw shpaloste programin e saj.

Qeveria e kryesuar nga Maliq Bushati, 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943.

Kjo qeveri pati jetë të shkurtw për shkak të konflikteve të kryeministrit në kabinetin e tij.

Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohova, 11 maj 1943 – 10 shtator 1943.

Libohova vjen sërish në krye të qeverisë. Në 8 shtator kapitullon Italia fashiste. Kryeministri Libohova drejton ato ditë mbledhjen e fundit të qeverisë dhe më pas largohet në Itali. U deklarua rrëzimi i qeverisë Libohova, duke u krijuar; Komiteti i Përkohshëm (KEP) që do të kryente detyrat ekzekutive dhe do të përgatiste zgjedhjet në vend. Zgjedhjet u bënë në 1 tetor 1943.

Qeveria e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, 5 nëntor 43 – 16 qershor 44.

Pas zgjedhjeve, caktohet qeveria e re. Këto zhvillime përkojnë me krijimin e Këshillit Antifashist nacional Cclirimtar 28 maj 44 – 11 janar 1946, të kryesuar nga Enver Hoxha.

Qeveria e kryesuar nga Fiqri Dine, 18 korrik – 28 gusht 1944.

Qeveria e kryesuar nga Ibrahim Bicakcciu, 6 shtator – 25 tetor 1944.

Qeveritë e krijuara përgjatë periudhës së diktaturës Komuniste 1944 – vitet ’91.

23 tetor 1944 – 21 mars 1946.

Me forcimin e Këshillit Antifashist Nacional Cclirimtar, vjen edhe qeveria e parë e kryesuar nga diktatori Enver Hoxha. Komiteti i formuar në Përmet u shndërrua në “Qeveri demokratike”, të kryesuar nga diktatori E. Hoxha.

18 mars 1946 Kuvendi Popullor riemëron diktatorin si kryeministër, pas kërkesës së këtij të fundit për dorëheqje, për shkak të zhvillimeve të reja politike, dorëheqje që nuk u pranua.

Qeveria e parë e PPSH-së 22 mars 1946 – 1 tetor 1948 .

Kriza e marrëdhënieve sovjeto-jugosllave, solli pasoja dhe në Shqipëri dhe në kabinetin qeveritar të saj, i cili pësoi ndryshime disa herë, por gjithnjë të kryesuara nga diktatori Enver Hoxha, respektivisht në këto vite:

2 tetor 1948 – 21 nëntor 1948 23 nëntor 1948 – 16 nëntor 1949 17 nëntor 1949 – 4 korrik 1950 5 korrik 1950 – 5 shtator 1951 – 6 shtator 1951 – 9 prill 1952- 10 prill 1952 – 31 korrik 1953 -1 gusht 1953 – 19 korrik 1954.

Mandati i parë qeveritar i Mehmet Shehut, krahut të djathtë të diktatorit Enver Hoxha, 1954 – 1958.

Në korrik të vitit 1954 diktatori Enver Hoxha paraqiti dorëheqjen e qeverisë së tij, me motivacionin; për t’u përqëndruar më tepër në punët e partisë. Vetw ai propozoi në postin e kryeministrit M. Shehun, krahun e djathtë të diktatorit. Kabineti Shehu, përgjatë këtij mandati, ka pësuar disa herë ndryshime, në këto periudha kohore: 20 korrik 1954 – 5 qershor 1955- 6 qershor 1955 – 3 qershor 1956 -4 qershor 1956 – 5 shkurt 1958 -6 shkurt 1958 – 21 qershor 1958.

Mandati i dytë qeveritar i Mehmet Shehut, 22 qershor 1958 – 16 korrik 1962.

Shehu jep dorëheqjen nga kjo detyrë, por diktatori Enver Hoxha e propozon sërish atë në këtë post.

Mandati i tretë qeveritar i Mehmet Shehut 1962- 1966 .

Kjo periudhë përkon me prishjen e Shqipërisë me sovjetikët dhe forcimi i marrëdhënieve me Kinën. Kabineti i Shehut gjatë këtij mandati ka pësuar disa herë ndryshime, sipas periudhës kohore si më poshtë:

23 qershor 1965 – 16 mars 1966 -17 mars 1966 – 13 shtator 1966.

Mandati i katërt qeveritar i Mehmet Shehut, 14 shtator 1966- 18 nëntor 1970.

Mandati i pestë qeveritar i Mehmet Shehut, 19 nëntor 1970 – 28 tetor 1974.

Mandati i gjashtë qeveritar i Mehmet Shehut, 1974 – 1978.

Ky kabinet pësoi disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore:

28 tetor 1974 – 11 nëntor 1976 -12 nëntor 1976 – 26 dhjetor 1978 .

Mandati i shtatë dhe i fundit qeveritar i Mehmet Shehu, krahut të djathtë të diktatorit 27 dhjetor 1978 – 18 dhjetor 1981.

Këtë mandat Shehu nuk mundi ta çojë deri në fund, për shkak të vetëvrasjes së tij të mistershme. Kjo është periudha pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën dhe vetizolimit të Shqipërisë.

Mandati i parë qeveritar i zotit Adil Çarçani, 15 janar 1982 – 23 nëntor 1982.

Mandati i dytë qeveritar i Adil Çarçanit, 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987.

Kjo qeveri krijohet pas zgjedhjeve të Kuvendit Popullor.

Mandati i tretë qeveritar i Adil Çarçanit, 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991.

Tashmë në krye të PPSH-së është Ramiz Alia. Përgjatë këtij mandati, qeveria e kryesuar nga Adil Çarçani ka pësuar disa herë ndryshime, përgjatë këtyre periudhave:

2 shkurt 1989 – 7 korrik 1990. Me nisjen e ndryshimeve pluraliste të pranverës ’90 dhe krizën e 2 korrikut ’90, ku mijëra banorë u dyndën në dyert e ambasadave, pati një krizë që reflektoi me ndryshime në kabinetin qeveritar. Kabineti i ndryshuar: 8 korrik 1990 – 22 dhjetor 1990-

22 dhjetor 1990 – 21 shkurt 1991 Ndryshimet e fundit erdhën si pasojë e ndryshimeve politike, pranimit zyrtar të marrjes fund të monizmit.

Qeveria e re e kryesuar nga Fatos Nano, 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991.

Pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, në 20 shkurt 1991. Ramiz Alia dekretoi qeverinë e re. Qeveritë e krijuara, pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së sistemit demokratik.

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 11 maj – 4 qershor 1991.

Nano rizgjidhet sërish për të drejtuar kabinetin qeveritar, pas zgjedhjeve të 31 marsit për Kuvendin Popullor dhe zgjedhjes nga Kuvendi në 30 prill të Ramiz Alisë si President i vendit.

Qeveria e stabilitetit e kryesuar nga Ylli Bufi, 11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991.

Kjo qeveri vjen si rezultat i grevës së përgjithshme të punonjësve të vendit.

Qeveria teknike e Vilson Ahmetit, 18 dhjetor 1991 – 13 prill 1992.

Ahmeti ishte ish ministër në kabinetin “Bufi”. Kjo qeveri krijohet pas mosfunksionimit të kabinetit “Bufi” për shkak të konflikteve mes palëve.

Mandati i parë qeveritar i z. Aleksandër Meksi 1992 – 1996 .

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të reja të 22 marsit 1992 dhe ardhjes në pushtet të forcave të djathta. Kjo qeveri ka pësuar disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore:

13 prill 1992 – 6 gusht 1993 7 gusht 1993 – 3 dhjetor 1994- 4 dhjetor 1994 – 10 korrik 1996.

Mandati i dytë qeveritar i zotit Aleksandër Meksi, 11 korrik 1996 – 1 mars 1997.

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit ’96, ku e djathta sërish ruajti pushtetin.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e kryesuar nga z. Bashkim Fino, 11 mars 1997- 24 korrik 1997.

Ngjarjet në mars 1997 sollën përmbysje të zhvillimeve. Ardhja e qeverisë së stabilitetit ndodhi pas krizës piramidale në vend dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në sjelljen në kontroll të situatës u desh edhe ndihma ushtarake ndërkombëtare. Qeveria e stabilitetit kishte si detyrë të bashkëpunonte me ndërkombëtarët në vendosjen e rregullit, si dhe të përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e kryesuar nga z. Fatos Nano 25 korrik 1997 – 23 prill 1998

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 29 qershorit ’97. Forcat e majta vijnë në pushtet.

Ndryshime në qeverinë Nano, 24 prill 1998 – 28 shtator 1998.

Muaji prill 98 përkon me krizën e qeverisë Nano, e cila risjell riformulim të kabinetit të tij. Shumë propozime të tij për ministra të rinj në kabinet, rrëzoheshin nga Kuvendi.

Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999.

Si pasojë e konflikteve të ashpërsuar brenda PS-së, por dhe si pasojë e gjendjes së krijuar pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, trysnia mbi qeverinë Nano u rrit, duke e detyruar atë të jepte dorëheqjen. PS caktoi Pandeli Majkon si kryeministër.

Qeveria e kryesuar nga Ilir Meta, 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001.

Majko jep dorëheqjen nga Kryeministër, si pasojë e humbjes së tij në zgjedhjet në Kongresin e PS-së, për kryetar partie.

Mandati i ri qeveritar i z. Ilir Meta, 6 shtator 2001 – 29 janar 2002.

Kjo qeveri erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit 2001 dhe fitores sërish të së majtës.

Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002.

Konfliktet brenda vet partisë në pushtet, shtoheshin çdo ditë. Pandeli Majko vjen në krye të qeverisë, si rrjedhojë e marrëveshjes së përkohshme brenda palëve në PS, konkretisht pas konflikteve të acaruara Nano-Meta.

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 29 korrik 2002- 29 dhjetor 2003 .

Nano vjen sërish në krye të qeverisë, bazuar edhe në hapësirën e lejuar nga statusi i PS-së, sipas të cilit kryetari i partisë duhet të jetë edhe kryeministër. Kështu, qeverisja e shkurtër e Majkos merr fund në 25 korrik. Meta në këtë qeveri mban postin e zëvendëskryeministrit. Nw dukje konflikti i brendshwm ne PS, duket sikur u zgjidh.

Dhjetor 2003 – 1 shtator 2005, Nano riformulon qeverinë, ku Ilir Meta mbetet jashtë kabinetit.

Konflikti Nano-Meta çoi nw largimin pwrfundimtar tw kwtij tw fundit nga PS dhe krijimin e njw partie tw re tw spektrit tw majtw. Kabineti i ri, i kryesuar nga Nano vazhdon punën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në 3 korrik, ku pas 8 viteve në pushtet, të majtët kalojnë në opozitë.

Qeveria e kryesuar nga zoti Sali Berisha, 10 shtator 2005 – 23 qershor 2013.

Kjo qeveri erdhi pas fitores të djathtës shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005. Në prill 2007, Qeveria “Berisha” bën ndryshimet e para në disa ministri, pwr t’i dhënë impulse të reja reformave të gjithanshme të ndërmarra prej saj në shumë fusha jetike për vendin, reforma të thella në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit dhe informalitetit, reformave ekonomike në mbështetje të biznesit, reformave në proceset e integrimit tw vendit, etj. Të gjitha këto nisma, të bëra publike që në fushatën elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut, ishin dhe arsyeja e mbështetjes së gjerë popullore dhe votës pro të djathtës shqiptare, në këto zgjedhje.

Qeveria e kryesuar nga zoti Edi Rama, 23 qershor 2013 – në vazhdim.

Qeveria Rama-Meta erdhi në detyrë pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Përfundimi i detyrës parashikohet në vitin 2017 kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përpara saj në detyrë ishte qeveria Berisha-Meta, e cila qeverisi për katër vitet e mëparshme. Detyra kryesore në formimin e qeverisë ishte në duart e Edi Ramës, kryetari i partisë që në koalicion kishte më shumë vota, i cili është edhe kryeministër. Ilir Meta mban postim e kryetarit të parlamentit.

Qeveria e kryesuar nga zoti Edi Rama 23 qershor 2017-2021 në koalician me partitë e majta.

 Edi Ram,25 prill 2021- dhe në vazhdim në koalician me partitë e majta