Vangjush Orgocka, ingj kimist me kontribute të shquara në fushën e studimeve e kërkimeve shkencore. Studjuesi dhe novatori që u dha jetë mjaft novacioneve dhe linjave të reja në ish Azotikun e Fierit. Ai njihej si një ndër inxhinierët “elitë” të Azotikut e më gjerë për shkallën e lartë intelektuale dhe shkencore që zotronte.
Ishte një natyrë e qetë , inteligjent , studjues e këmbëngulës në përmisimin dhe futjen e elementëve të rinjë në proçeset teknologjike, në studimin dhe eksperimentimeve në kushtet laboratorike dhe eksperimentale të përfitimit të produkteve të rinjë në shërbim të ekonomisë , shëndetësisë, bujqësisë e më gjerë.
Edhe përse nuk mbrojti disertacione e tituj shkencorë , ai, me ato që realizoi në praktikë i kalonte caqet e nje shkencëtari të mirfilltë.
Azotiku në vetvete përfaqësonte jo vetëm një njësi prodhimi, por edhe një insitucion shkencor ku mjaft ingj e specialistë u shquan në rritjen e niveleve të novatorizmit në fusha të ndryshme si: në atë të teknologjisë , mekanikës ,kipit, elektrikut, etj,që për kohën bënë jehonë në shkallë kombëtare duke u përgjithësuar si “Uzina shkollë” e përvojës së përparuar .
Por insitucioni i mirëfilltë shkencor ishte byroja teknologjike dhe ajo teknike, ku ingj dhe specialistët zgjidhën mjaft probleme të mprehta teknike nga më të vështirat saqë befasuan edhe specialistët e huaj të ardhur nga firmat prodhuese.
Ndër ta që ka mbajtur një peshë dhe përgjegjësi dhe që udhëhoqi me sukses rrevolucionin tekniko –shkencor në ish Azotikun e Fierit ishte ,ing Vangjush Orgocka.
Ai lindi në qytetin e Korçës në vitin 1941 nga një familje fisnike dhe qytetare, që njihej gjerë për nivelin kulturor, arsimor e qytetar. Aty ai mori mësimet e para të edukatës dhe kulturës qytetare.U rrit në Korçën e “ABC”, në Korçën e arsimit, të penës, të artit dhe kulturës, të këngës dhe serenatave magjepsëse të intelektualëve të shquar dhe burrave me peshë në histori. Qysh në moshë të adoleshencës shfaqej si një i ri , i edukuar , nxënës i shkëlqyer ,studjues, i komunikueshëm, i thjeshtë dhe mjaftë i dashur.
Në Korçë përfundoi shkollën 7 vjeçare, të mesmen e përfundoi në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” me rezultate të larta. Në vitin 1959 përfitoi të drejtë studimi për të vazhduar Fakultetin e ing kimisë industriale,pranë Universiteti të Pragës në ish Çekosllovakinë që bënte pjesë në kampin socialist. Në vitin 1961 me prishjen e marrdhënjeve të njëanshme mes qeverisë tonë dhe atyre të kampit ,Vangjushi dhe gjithë studentët e tjerë , kthehet në atdhe dhe vazhdon studimet pranë USH të Tiranës, ku e përfundoi në vitin 1964, po me rezultate të larta, ku u dipllomua Inxhinier Kimist. Për nevoja të emërtesës së kohës merr emërimin të punonte si ingjinier në kombinatin e Naftës në “Q Stalin”, sot Kuçovë. Atje punoi vetëm një vit, ku në mars të vitit 1965 dërgohet në përbërje të një grupi prej 39 inxhinierësh e teknikësh në Rep.Pop të Kinës pranë Kombinatit Kimiko Metalurgjik të Llanxhout për të studjuar për një vit për Uzinën e plehrave kimike (Azotikun) e Fierit, që sapo kishte hedhur themelet. Si kryetar grupi të specialistëve ishte inxhinieri Safa Kumbara (Laureat i çmimit të Republikës). Atje Vangjushi caktohet për t’u specializuar në fabrikën e prodhimit të amonjakut industrial ku u shqua për përvetësimin dhe nivelin e lartë teorik në studimin e teknologjisë së plehrave kimike, asaj të prodhimit të amonjakut. Në konsultat dhe seminaret e organizuara nga pala kineze , vlerësohej për përvetësimin teorik dhe praktik të teknologjisë kimike. Gjashtë muaj pas të largimit të Safa Kumbaros me një grup ingj e teknikësh për specializim të mëtejshëm drejt Milanos, Itali ,Vangjushi ngarkohet në detyrën e kryetarit të grupit. Në marsin e vitit 1966 pasi përfundojnë kualifikimin në Kinë ,Vangjushi dhe të gjithë specialistët kthehen në Shqipëri dhe fillojnë të angazhohen në drejtimin e kurseve intesive me të rinjtë, që do të mernin pjesë si teknolog në lëshimin e Azotikut. Kur Uzina ishte pothuajse në përfundim Vangjushi angazhohet dhe bashkpunon me specialistët italjan dhe kinez që ishin dhe përfaqësues të palës kontraktore në përgatitjen e skemës teknologjike, të hartojë kartat teknologjike dhe dispencat deri në detaje ( Mbi vetitë kimike e fizike të lëndëve të para që mernin pjesë në prodhimin e amonjakut, në njohjen e çdo linje e aparature, mbi llojet e reaksioneve, që zhvilloheshin,,mbi llojet e katalizatorit që merrte pjesë reaksion dhe mbi lëshimin dhe defektet që mund të shfaqeshin, etj) Me këtë impenjim dhe seriozitet Vangjushi arriti që të krijojë bindje se teknologët e rinjë kishin fituar aftësitë teorike dhe praktike duke lëshuar uzinën me sukses. Në krahë të tij kishte edhe bashkpuntorin e afërt ing ingj Theodhori Papajorgjin, i cili ishte ngarkuar në detyrën e drejtorit të linjës së prodhimit të amonjakut, që njihej si një ingj dhe specialist mjaft i përgatitur. Por më 5 korrik 1974 gjatë proçesit të punës në repartin e amonjakut ndodhi një defekt i rëndë ku u dëmtuan serbentinat e ujit ftohës të shtresave të katalizatorit që ishte një fenomen sa i panjohur dhe aq i papritur, si dhe mjaft i rëndë për ekonominë. Kjo bëri që të ndalej reparti i prodhimit të amoniakut për një kohë të pacaktuar dhe të merreshin masa për riparimin e saj, ose në të kundërt të bëhej porosi pranë firmës së prodhimit të Azotikut, ” MONTEGATINI”, me qëndër në Novara të Italisë. Ishte personeli ingj-teknik i repartit me Vangjushin në krye dhe në konsultim me ingj mekanik nga më të talentuarët Thanas Mërkuri e Kosta Gjoka. Ata analizuan shkaqet e çpuarjes të serbentinës dhe masat për prodhimin e saj në bazën mekanike të uzinës. Mbas një studimi të thellë dhe një kalkulimi shkencor u përcaktuan çeliqet special, që përshtateshin me origjinalin dhe u bë e mundur ndërtimi i tyre e njëjtë me origjinalin, nga mjeshtra dhe specialistë të talentuar si, Muhamet Klosi, dhe brigada që ai drejtonte.”

Pasivizimi dhe reduktimi i katalizatorit Fe ++ ishte një arritje e re shkencore e personelit inxhiniero-teknik të repartit të amoniakut, e veçanërisht e ingj Vangjush Orgockës dhe Theodhori Papajorgjit. U realizua për herë të parë pasivizimi dhe reduktimi i katalizatorit Fe++, pa qënë nevoja që ai të zëvendësohej me katalizator të ri, që ishte mjaft i kushtueshëm, duke shkurtuar në mënyrë të konsiderueshme kohën që duhej për të reduktuar katalizatorin e ri, kohë që do të sillte humbje të mëdha prodhimi. Pas tre vjet punë, ky katalizator i pasivizuar dhe i reduktuar, ruajti të njëjtin aktivitet sikurse katalizatori normal.
Si ndër inxhinieret me të përgatitur teorikisht dhe studjues i thellë i teknologjise së kimisë industriale Vangjushi ngarkohet në detyrën e kryetarit të byrosë teknologjike të Azotikut, detyrë të cilën e kreu me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Nën drejtimin e tij udhëhoqi disa tema studimore –shkencore. Me mikun e tij, ingj. Theodhori Papajorgjin botuan librin: “I pa jeti, baza e jetës”. Gjithashtu së bashku me inxhinierin kimist mjaft të talentuar Gazmend Gjylin botoi vëllimin “ Plehrat azotike”, libra këto që iu shërbyen shkollave të mesme teknologjike. Bashkë me Theodhori Papajorgjin mundësuan të adoptonin paisje të reja për pastrimin e gazit metan, që ndikoi në përmirësimin e proçesit teknologjik.

Në drejtim të byrosë teknologjike Vangjushi u vu në krye të grupeve të punës për studimin , skicimin dhe ndërtimin e linjave të reja të prodhimit të acidit nitrik 68%, Nitratit të natriumit ,të biuretit për kafshët, të repartit të galvanizimit që ishin mjaftë të domosdoshme në degët e ndryshme të industrisë mekanike ,ushtarake dhe laboratoret. U ngarkua nga katedra e kimisë industriale e Universitetit Shtetëror të Tiranës si udhëheqës i mbrojtjes së tezës “Përfitimi i oksidit nitror nga dekompozimi i nitrit –amonit dhe përfitimin e narkozës (N2O)për nevoja të mjeksisë” nga studentja e filialit të Fierit, dega kimi industriale, Heroina Hekurani, që njëherësh ishte dhe specialiste pranë byrosë teknologjike. Pas 6 muaj prova dhe eksperimente të vështira pranë laboratorit të Azotikut u arrit të përfitohej gazi i Narkozës ,duke krijuar mundësinë për projektimin dhe ndërtimin e një impjanti të vogël gjysëm pilot. Dhe pas shumë përpjekjesh u arrit që përfitohej për herë të parë gazi i lëngshëm i narkozës së dëshiruar në Azotik dhe në Shqipëri.”Për të siguruar cilësinë e gazit ,Vangjushi kujton se kampjonin e tij e çoi në një bombul në laboratorin e Fakultetit të Mjeksisë, ku në praninë time dhe të profesor Petrit Gaçe dhe anstezistit Tritan Shehu kryen me sukses operacionin tek një Qen, ku rezultoi me sukses. Rezultatin të firmosur nga doktorët ja çova drejtorit të uzinës”. Ky ishte një studim shkencor me shumë rëndësi dhe një fitore e shkëlqyer që do t’i shërbente shëndetësisë tonë shqiptare. Në kohën që me byronë teknologjike kujton Vangjushi po projektonim për vazhdimin dhe ngritjen e një impianti industrial, befasisht më transferojne në Uzinën 12-të të Kombinatit Metalurgjik duke ma prerë hovin në mes”.

Por me gjithatë impjanti industrial u realizua më pas nga ingj kimist Petri Zajmi, konstruktori, mjeshtri Nikifor Beleri dhe brigada e prodhimeve të reja, e cila vazhdon të funksionojë edhe sot.
Arritjet në fushën shkencore Vangjushi ja dedikon aftësive të tij intelektuale, vullnetit dhe studimit të vazhdueshëm të literaturave bashkohore botrore, të shfrytëzimit të bibliotekës shkencore të uzinës, dhe për më teper, qënia e tij në një nga uzinat më të mira moderne e bashkëkohore me teknologji perëndimore, ku krijoheshin mundësitë për të realizuar në teori e praktik mjaft studime dhe ngritjen e mjaftë linjave të reja në shërbim të ekonomisë. Por kjo falë edhe përvetësimit të tre gjuhëve të huaja, çekisht, rusisht dhe italisht, të cilat e ndihmuan në studimin dhe zgjidhjen e mjaft problemeve teknike dhe teknologjike në ish Azotikun e Fierit. Me një përgatitje të tillë Vangjushi për disa vjetë ishte dhe petagog i jashtëm pranë filjalit të Universitetit të Tiranës , dega kimi industriale në Fier, ku dha lëndën e teknologjisë kimike. Si një ingjinier me potencial shkencor, Vangjushi ishte dhe një nga autorët kryesor të mbajtjes së referateve dhe kumtesave shkencore në mjediset akademike duke dhënë përvojën e fituar në shërbim të teknologjisë së kimisë industriale.
Shquhej për kulturë qytetare, i dashur, i sjellshëm, i edukuar, mjaft miqësor, i thjeshtë dhe i respektuar nga gjithë azotikasit. Pas vitit 1979 u emërua në Insitutin e Kërkimeve Shkencore në Tiranë ,pranë Akademisë së Shkencave, ku dha një kontribut të madh në disa studime shkencore të industrisë së kimisë. Nëse gjithçka u rrafshua deri në themele, arritjet , studimet dhe përvoja e tij do të mbeten në historinë e zhvillimit e përparimit të shkencës shqiptare dhe do studjohet nga pasardhësit. Këtë e konkretizojë me fakte, kur për këto arritje ka interesim nga studjues të huaj dhe nga katedrat e universiteteve të Romës, Athinës ,Torontos , Kanada por edhe tek-tuk të Tiranës ku u japin studentëve teza – mbi zhvillimin e industrisë kimike në Shqipëri në të kaluarën”. Kjo është shumë e rëndësishme ku, mundi, djersa, sakrificat të dhjetra e qindra kuadrove, inxhinierëve , specialistëve e teknikëve të mos humbasi në mjergullën e kohës, që kërkon të zbehin këto arritje dhe suksese të tyre. Me ndryshmin e sistemeve ekonomiko –shoqëror pas viteve 1991 Vangjushi emigroi familarisht në Greqi , ku jeton edhe sot. Ai do mbetet përherë në memorjen tonë një figurë dhe personalitet i padiskutueshëm për gjithçka Ai i dha shkencës së teknologjisë kimike dhe më gjerë.