– Kontratat që kanë risqe të papranueshme për qeverinë, do të përballen me publikun, kërkesat e tij
– Këto kontrata të përhershme duhet të konsitojnë për mirëqenien gjithnjë e më të mire të popullit dhe jo në inetres të pushtetarëve .
-Qeveria duhet të vendosë fonde të arsyeshme, që mbështeten në mos prekjen e standardeve të jetesës së popullit të vet, dhe në një mënyrë korrekte dhe transparente.
– Format kryesore të kontratave, kur palë është shteti, nënkuptojnë forma më burokratike dhe
më të konsoliduara të këtyre marrëveshjeve.
– Qeveria rregullon me ligje, dhe realizon politika, që kanë të bëjnë me pagesa kolektive, të
cilat duhet t‟i paguhen qeverisë për lejimin e operimit të kompanisë.

Kontratat në industrinë hidrokarbure
Ekzistojnë vetëm dy forma të pronësisë së rezervave potenciale të naftës dhe të gazit. Ajo
shtetërore dhe ajo private. Qënia private apo shtetërore përcaktohet nga kushtetuta e çdo
vendi, e cila përcakton nëse këto burime minerare janë pronë private apo shtetërore. Në
vendin tonë pronësia e burimeve minerare është e përcaktuar në kushtetutën e Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë e specifikuar në ligjin nr. 7746, datë 28.07.1993 “Për Hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi)” ku në nenin 3 të ligjit thuhet: “Të gjitha depozitimet e hidrokarbureve që ekzistojnë në gjendjen e tyre natyrore në shtresë, që shtrehen Brenda juridiksionit të Shqipërisë, duke përfshirë edhe zonat detare, janë pronë ekskluzive e Shtetit Shqiptar, i cili përfaqësohet nga Ministrea përkatëse dhe të gjitha këto burime do të përdoren për dobinë e popullit shqiptar”. Pavarësisht formës së pronësisë, zhvillimi i kësaj pasurie nëntokësore s‟mund të jetë objekt I një ose disa pronarëve të tokës apo vetë shtetit, për arsye të tre faktorëve kryesorë.
Për pronarët e tokës ajo ka të bëjë: • me shumën e madhe të parave. • riskun gjigant që ekziston në kërkim-zbulimin e rezervave komerciale. • aftësitë menaxheriale teknike e teknologjike për të realizuar vënien në efiçensë të kësaj pasurie. Në Operacionet e rrjedhës së mësipërme, përfshihen të gjitha operacionet e kërkimit dhe prodhimit të naftës. Në operacionet e Med apo doun streamit (rrjedha e mesme apo e poshtme) përfshihen operacione që lidhen me transportin, shitjen e naftës brut, përpunimit, shitjen me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të përfituara nga përpunimi i naftës apo gazit.
• Kufizimet kushtetuese dhe ligjore në vende të ndryshme, ku përfshihet edhe Shqipëria
Për shtetin, ky nocion nënkupton aktivizimin e burimeve të mëdha financiare në aktivitetet që kanë risqe të papranueshme për qeverinë, e cila është përballë publikut të saj, kërkesave të tij të përhershme për mirëqenie gjithnjë e më të mirë. Qeveria në këtë drejtim mund të vendosë fonde të arsyeshme, që mbështeten në mos prekjen e standardeve të jetesës së popullit të vet, dhe në një mënyrë korrekte dhe transparente. Këtë ajo e realizon me anë të kompanisë
shtetërore të naftës. Kjo kompani është administratorja e të gjitha rezervave të naftës, që në një mënyrë apo tjetër zotërohen nga qeveria. Edhe kompania e naftës, në kushtet e tregut të lirë, ka objektin e saj të zhvillimit, pra edhe të kërkimit;ajo e realizon nëpërmjet ligjërimit të zhvillimit të saj si çdo kompani tjetër private, që kërkon të zhvillojë aktivitetin e saj. Kompanitë, në asnjë rast, nuk janë pronarë të këtyre rezervave potenciale. Ato duhet të lejohen të kërkojnë, zhvillojnë dhe të prodhojnë këto minerare, dhe e vetmja mënyrë është që ato të hyjnë në marrëveshje me shtetin apo zotëruesin e së drejtës minerare. Në rastin kur ky është një pronar privat, kjo mund të realizohet nëpërmjet kontratave të qerasë ose duke i dhënë të drejtën e një interesi ekonomik të caktuar si zotërues i së drejtës minerare. Por rasti i mësipërm nuk i përket as rastit shqiptar dhe as të mjaft vendeve të tjera. Madje edhe për shtetet, ku e drejta e privatit është e njohur, vetë shteti paraqitet si pronar i tokave shtetërore apo ujërave detare, liqeneve etj., të cilat detyrojnë të zbatohet forma klasike e zhvillimit të kësaj industrie. Format kryesore të kontratave, kur palë është shteti, nënkuptojnë forma më burokratike dhe më të konsoliduara të këtyre marrëveshjeve, të cilat, në formën standarde, paraqiten në dy formate kryesore: në formën e konçesionit dhe atë të kontratave me ndarje prodhimi. Në formën standarde, forma e KNP-ve ka si një nëndegë të saj MSHR (Marrëveshje e Shërbimit të Riskut). Nën aureolën e këtyre kontratave, zhvillohen gjithashtu kontratat e operacioneve të përbashkëta. E veçanta e këtyre të fundit qëndron në faktin se ekziston paraprakisht një KNP, dhe mandej zhvillohen si nënkontrata zhvillimi dhe të pjesëmarrjes së palëve, për sa kohë që këto nënkontrata nuk vijnë në kundërshtim me termat e KNP-së kryesore, ku kjo e fundit ka epërsi. Veçoria e fundit e këtyre kontratave është fakti se në hartimin e tyre nuk ka rregulla fikse fiskale, dhe të tjera akte normative nga kontrata në kontratë. Në hartimin e tyre merren parasysh mjaft faktorë gjeologjikë, ekonomikë, financiarë dhe juridikë, që bëjnë të mundur shfrytëzimin efektiv të këtyre rezervave.
Marrëveshjet koncesionare
Në këtë lloj marrëveshjesh, zotëruesi i të drejtës minerare është qeveria. Parashikimet tipike
të gjetura në një marrëveshje konçesioni janë:
a) Pagesa e një bonusi nga kompania e kërkimit dhe prodhimit për qeverinë në kohën
që kontrata firmoset, ose në një pikë të specifikuar gjatë zhvillimit ose prodhimit.
b) Pagesa e një rente mbi pasurinë minerare, e barabartë me një përqindje të specifikuar të vlerës së naftës dhe gazit të prodhuar, ose me një pagesë në llojin e një porcioni specifik të prodhimit të naftës dhe gazit. Pagesat në lloj përfshijnë pagesat në sasi fizike të naftës dhe gazit, si të kundërtat e pagesës në para. c) Kontraktori, kompania joqeveritare e Naftës dhe Gazit që përfshihet në kontratë, është përgjegjës për pagesën e të gjitha kostove dhe marrjen e të gjitha risqeve, që shoqërohen me kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin pa rimbursim. d) Marrëveshjet mbesin në fuqi në mënyrë të papërcaktuar, aq gjatë sa mineralet vazhdojnë të prodhohen nga fusha e kontratës. e) Kompania e naftës dhe gazit është përgjegjëse për pagimin e të gjitha kostove në zhvillimin dhe shfrytëzimin e pasurisë. Ajo duhet të paguajë një larmi taksash, duke përfshirë tatimet e të ardhurave dhe taksat e tipit të cilat, shpesh, referohen si tatime mbi vlerën e shtuar. Një kompani nafte dhe gazi, që kërkon për të njohur një interes pune në një vend të veçantë, duhet të hyjë normalisht në një kontratë me qeverinë e atij vendi. Termat specifike të një kontrate të dhënë janë gjerësisht rezultat i ligjeve dhe i rregullimeve të nxjerra nga qeveria e atij vendi. Qeveria rregullon me ligje, dhe realizon politika që kanë të bëjnë me pagesa kolektive, të cilat duhet t‟i paguhen qeverisë për lejimin e operimit të kompanisë. Në mënyrë kolektive, këto ligje dhe rregullime përbëjnë politikat fiskale të atij vendi. Vendet ku qeveritë zotërojnë të drejtat për mineralet, por pronësia e naftës dhe gazit mund të jetë transferuar te kontraktori, thuhet se kanë një sistem konçesionar, dhe kontrata e naftës dhe gazit është një kontratë konçesionare. Në sistemet koncesionare, tipat më të shpeshtë të pagesave për qeverinë janë bonuset e nënshkrimit dhe rentat minerare.
Qeverisë i paguhet gjithashtu tatimi mbi të ardhurat dhe tatime të tilla si doganat, tatimi i
prodhimit, TVSH-ja dhe tatime të tjera speciale të naftës. Vendet me sisteme fiskale
koncesionare, shpesh, quhen vende me të drejta minerale dhe tatimore.
Në këtë rast, kompania e naftës supozon risk dhe kosto të plotë të kërkimit, shpimit, zhvillimit dhe aktiviteteve të prodhimit.
Nëse nafta ose gazi nuk është zbuluar, kontraktori nuk merr asgjë nga kostot e tij dhe·
nuk merr asnjë ripagesë nga qeveria për kostot që kompania ka bërë. Nëse nafta dhe
gazi janë zbuluar dhe prodhuar, pronësia e naftës ose gazit transferohet normalisht te
kompania e huaj, e cila në kthim i paguan një rentë minerare qeverisë sapo fillon
prodhimi. Ndërkaq, kur nuk ka parashikime të rentave të vonuara, kontrata mund të
jetë e specifikuar në një program kohor të veçantë, që duhet të jetë ndjekur prej
kontraktorit të huaj në kërkimin dhe vlerësimin e ndërmarrë të sipërfaqes së kontratës.
Marrëveshjet konçesionare me pjesëmarrjen e qeverisë. Sipas rastit, qeverisë mundet t‟i ketë mbetur në kontratë opsioni për të marrë pjesë si një zotërues i interesit të punës. Qeveria nuk e bën drejtpërdrejtë këtë, por gjithnjë nëpërmjet kompanisë shtetërore të naftës, e cila vepron si një agjent i qeverisë me rolin e saj si zotërues i interesit të punës në pasuri. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kontraktori i huaj ka zakonisht 100% të interesit të punës, dhe kështu mbart të gjitha kostot dhe risqet që përfshihen në kërkimin dhe vlerësimin fillestar të kompanisë. Nëse rezervat komerciale janë gjetur dhe është marrë një vendim për zhvillimin e pasurisë, qeveria i hap rrugë kompanisë shtetërore të naftës, që të mund të ushtrojë një zgjedhje për të marrë pjesë si zotërues i interesit të punës – zakonisht me interes deri në 51%. Në qoftë se kompania shtetërore bëhet zotërues i interesit të punës, ashtu si me të gjithë zotëruesit e interesit të punës, ajo duhet të paguajë pjesën e saj proporcionale të gjithë zhvillimit të ardhshëm dhe kostove të prodhimit, për shkak se kontraktori ka supozuar të gjithë riskun e kërkimit në marrëveshje të tilla. Kontrata mund të lejojë kompaninë të mbulojë të gjitha ose një pjesë të shpenzimeve të saj të kërkimit dhe vlerësimit, nëpërmjet pagimit direkt nga qeveria për kompaninë ose më shpesh nga kompania, duke mbajtur pjesën e prodhimit të kompanisë shtetërore të naftës, deri sa kostot të jenë rekuperuar. Baza e titullimit të një pjese proporcionale të naftës dhe gazit zakonisht i kalon kontraktorit disa pikë. Për shkak të termave specifike të marrëveshjes së konçesionit, qeveria është gjithmonë zotëruese e interesit të së drejtës minerare. Qeveria mund të grumbullojë tatime mbi të ardhurat dhe tatime të tjera, si p.sh.; tatime speciale të naftës ose TVSH. Materialet e importuara janë shpesh të përjashtuara nga detyrimet doganore, dhe prodhimi është përgjithësisht i përjashtuar nga detyrimet e eksportit.
Faqe | 25
2-5 Kontratat me ndarje prodhimi. KNP(PSC)39
Në shumicën e vendeve qeveritë zotërojnë dhe mbajnë titullin për të gjitha mineralet,
pronësinë e mineraleve nën tokë, pa e kaluar te kontraktori i huaj. Kontraktorit i lejohet që të mbulojë kostot e tij dhe të marrë pjesën e tij në ndarjen e fitimeve. Në disa vende mund të marrë KESH mbi shitjet e naftës dhe të gazit (MSHR). Vendet, ku qeveria zotëron të drejtat minerare, konsiderohen të kenë sisteme kontraktuale. KNP-ja dhe MSHR janë kontratat më të zakonshme të sistemeve kontraktuale. Tipi më i përdorshëm është KNP-ja. Gati të gjitha kontratat kanë termat e tyre unike dhe karakteristike. Ndërkaq është pothuaj informative për të lexuar dhe ekzaminuar KNP të thjeshta – shumica e tyre janë të patentuara (sekrete). Për më tepër parashikimet e gjetura në KNP janë aq të shumta e të ndryshme, sa s’mundet që vetëm një kontratë e thjeshtë të përmbajë të gjitha klauzolat dhe parashikimet, që aktualisht ndeshen në praktikë. Si një alternativë, disa prej këtyre parashikime të përdorura shpesh në KNP do të përfshihen në këtë studim. Megjithatë, ka shumë parashikime interesante dhe shqetësuese të përfshira në këto kontrata, që nuk do të mund të arrihen të diskutohen në këtë studim.
Nënshkrimi i bonuseve prej nënshkrimit të kontratës.
Në KNP, në momentin e nënshkrimit të kontratës, kompania i paguan qeverisë një bonos (që quhet bonus nënshkrimi). Në disa kontrata një bonus nënshkrimi është fillimisht i vogël, por pasohet me një bonus tjetër, kur merret vendimi për zhvillimin e një fushë brenda sipërfaqes së kontratës. Bonusi i dytë quhet bonus zhvillimi. Një mundësi e tretë mund të jetë një shumë e vogël parash, e paguar në nënshkrimin e kontratës me pagesa pasuese, që i bëhen qeverisë nëse prodhimi arrin një nivel specifik. Këto pagesa quhen bonuse prodhimi. Në secilin nga rastet e mëposhtme qeveria është duke marrë risk, përderisa ajo merr një bonus nënshkrimi më të ulët; dhe nëse nafta ose gazi nuk zbulohet, ose prodhimi nuk arrin nivelin specifik, qeveria nuk do të marrë bonuse zhvillimi dhe prodhimishtesë. Ky risk kompensohet me shpresën që bonusi i ulët i nënshkrimit do të lejojë kontraktorin të investojë më shumë para dhe t‟i investojë ato në mënyrë potenciale në aktivitetet e kërkimit, ç‟ka rezulton në zbulime më të mëdha e të shpejta të naftës dhe gazit, si pasojë kjo kompani do të gëzojë të drejtën mbi pasurinë më të lartë në drejtim të qeverisë.
Renta Minerare.
Fakti që titulli për mineralet nuk i kalon kontraktorit, mjaft KNP mbajnë një parashikim të
rentës minerare që i paguhet qeverisë. Parashikimi i këtij tatimi në marrëveshjen kontraktuale lëviz nga 0-15 %, sipas vendeve të ndryshme. Në Shqipëri ky tatim është 10% për hidrokarburet. Ai është i pagueshëm ose në para, ose në natyrë. Pagesa në natyrë përfshin lëvrimin e sasive fizike të naftës ose gazit te zotëruesi i të drejtës minerare. Ky prodhim merret më shpesh nga kompanitë shtetërore të naftës. Kur kompania shtetërore e naftës e shet naftën ose gazin, ajo i kalon ato në formë monetare tek ministrea ose agjencia qeveritare. Rentat minerare mbështeten në prodhimin bruto, pa marrë në konsideratë kostot ose mbulimin e kostos. Për rrjedhojë, pagesa e një rente minerare mund të shkurajojë shpenzimet e shpimit dhe zhvillime të reja, në mënyrë të veçantë në situatat margjinale, që si rezultat çojnë në abandonimin e fushave me prodhim margjinal më herët se ç„mund parashikohej. Për të kompensuar pjesërisht këtë efekt, kontratat mund të jenë të tilla që rentat minerare të jenë të paguara në një shkallë rrëshqitëse. Kur prodhimi është më i ulët dhe sapo ai rritet, rentat minerare me shkallë rrëshqitëse projektohen në një vlerë më të ulët. Një veçori e zakonshme e shumë KNP-ve është formimi i një komiteti operativ. Komitetet Operative (OPCOM) janë normalisht të kompozuara nga kontraktori dhe kompania shtetërore e naftës. Roli i Komitetit Operativ është të lejojë qeverinë, që si çdo zotërues i interesit të punës, të jetë drejtpërdrejtë e përfshirë në operacionet e pasurisë. Në kontratat konçesionare të gjitha vendimmarrjet e përditshme, të lidhura me operacionet e përbashkëta,kontrollohen nga operatori. Në KNP roli i operatorit është i kufizuar nga ndonjë kompetencë, të cilën autoriteti i Komitetit Operativ ia kalon operatorit. Operatori përgatit zakonisht një program dhe buxhet pune vjetor, për t’u parë dhe miratuar nga Komiteti Operativ. Komiteti Operativ merr të gjitha vendimet kryesore operacionale, që përfshijnë miratimin e të gjitha shpenzimeve kryesore, vlerësimin e rezultateve të kërkimit, vlerësimin dhe përcaktimin e komercialitetit të rezervuarëve të rinj. Pjesëmarrja e qeverisë në operacione. Në shumë KNP qeveria nuk ka një interes pune gjatë kërkimit dhe vlerësimit, për më tepër të gjitha kostot e kërkimit dhe kostot e vlerësimit janë në ngarkim të kontraktorit. Kontraktori merr të gjitha risqet dhe kostot. Kjo do të thotë që, nëse nuk gjendet naftë dhe gaz, kontraktori s’mund të kërkojë rimbursimin e ndonjë kostoje për punën e kryer. Kontraktori rikuperon shpenzimet e tij të kërkimit dhe vlerësimit, vetëm nëse prodhimi fillon.






















