Flet Prof. Dr. Vladimir Mici: Pse nuk shpallet si zbulim komercial nga SHELL vendburimi i Shpiragut, vonesat e kërkimit pjesë e korrupsionit qeveritar

261
  • Flet Dr. Vladimir Mici: Pse nuk shpallet si zbulim komercial nga SHELL vendburimi i Shpiragut?
  • – Shpenzimet e kërkimit të kësaj periudhe nuk llogariten në koston e kërkimit, përveçse në rastet kur shteti shqiptar bie dakort.
  • -Të gjitha vonesat e kërkimit janë pjesë e korrupsionit qeveritar.
  • -Kompanitë që operojnë në këtë sistem janë mjeshtra të marrjes së të gjitha të drejtave të tyre dhe përdorin çdo instrument politik, juridik, shoqëror dhe të dhunës për arritjen e objektivave të tyre.
  • – Sot kemi 9 vjet në fazën e vlerësimit nga kjo kompani pra trefishin e kohës dhe kjo gjë nuk është normale dhe dikush duhet të përgjigjet zyrtarisht.
  • – Në kontratat e standartizuara kalimi në fazën e vlerësimit ndodh pasi pusi i kërkimit vërteton strukturën dhe ka rrjedhje nafte apo gazi industrial.
  • – Kalimi në fazën e vlerësimit  ndodh pasi pusi i kërkimit vërteton strukturën dhe ka rrjedhje nafte apo gazi industrial. Pra ka një product, i cili mund të shkojë për përpunim të mëtejshëm.
  • -Për habi deri tani kompania ka kryer jo më shumë se 5% investime kur ajo duhet të jetë ku e ku!
  • – Kompania duhet të investojë, që nga rrjeti i puseve që do të  nxjerrin naftë, sistemet e depozitimit, pastrimit, seperimit të naftës nga uji dhe gazi, sistemet e dekantimit, sistemet e transportit të brëndshëm dhe deri tek sistemi i pikave të shitjes, pra ndërtimi i magjistraleve dhe pikave të shitjes.
  • -E gjithë kjo duhet të shoqërohet me investime për lokalizimin e stafit dhe krijimin e kushteve të punës dhe monitorimit në terren për mbrojtjen e mjedisit, nga zjarri, nga helmimet dhe investime të tjera për të funksionuar normalisht. Përgjithë këtyrë investimet që duhet të bëhen për kualifikimin dhe përgatitjen e stafit vëndas për të punuar.
Sigal

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Historia e vb të Shpiragut nuk është e sotme dhe as e kohës pas viteve 1990. Kjo zonë kërkimi shtrihet në atë që të gjithë gjeologët e njohin si brezi i Tomorit, për të e dalluar nga brezi i Kurveleshit, ku tashmë një numër vb nafte janë zbuluar në gëlqerorët e tij. Kërkimet në brezin e Tomorrit kanë vite të kërkuara dhe në zonën që sot operon Shell janë kryer punime kërkimi qoftë me mbulime sizmike, qoftë edhe me puse kërkimi dhe në to është gjetur naftë, apo gjurmë nafte. PO si qëndron e vërteta? Sa është sasia? A është bërë transparent prodhimi i këtij vendburimi?

-Kur nis zanafilla e këtij vendburimi? Çfarë ka në vetvete ky vendburim dhe pse i është bërë ky popullaritet? Ka diçka të jashtëzakonshme? Çfarë përfiton populli ynë nga ky vendburim?

Në vitin 2001 OXY njoftoi në një revistë ndërkombëtare që ka zbuluar një vb nafte me një kapacitet prodhimi 1000 barel në ditë, (por u largua, sepse vb nuk ishte komercial sipas saj,) dhe ky motiv është përsëritur deri më sot nga media shqiptare dhe organet tona shtetërore. Por asnjëherë kompania SHELL nuk ka dalë nga suaza e saj korekte. Hapi i saj më i madh i arritur është se ajo ka kaluar në fazën e  vlerësimit të këtij zbulimi, pra të asaj çfarë shikon si opsion  për marrjen e kësaj nafte nga  nëntoka shqiptare.  Sigurisht tashmë që kemi një zbulim  do të thotë edhe rrjedhje nafte dhe gazi në mënyrë eruptive pra me fontanim, situata bëhet mjaft intriguese për tu futur apo larguar nga  ky   zbulim. Ka mjaft arsye të cilat do ti shpjegoj dhe të kuptohet  se cili është edhe  efekti i këtij konkluzioni.

Fillimisht mendojmë ta fillojmë me politikën e kompanisë SHELL. Çfarë përmban kjo politikë?

Kompania SHELL është një kompani  multinacionale, në kuptimin që e shtrin aktivitetin e saj në më shumë se sa një shtet dhe në këto shtete ka filialet e saj. Duke qenë e tillë kompania ka një kosto kapitali, e cila duhet të arrihet, në të kundërt aksionet e kompanisë në treg bien dhe për pasojë edhe vlera e këtij gjigandi. Pra ky zbulim duhet të performojë sot dhe në të ardhmen me objektiv të paktën barazimin e kostos së kapitalit, për të mos ndryshuar vlerën e aksioneve në treg. Nqs kjo rrit vlerën e aksioneve të jeni të sigurt që ajo do të ndërhyjë dhe do të shpallë zbulimin si një zbulim komercial. Praktikisht jemi larg.

-Por pse dhe çfarë sugjeron kostoja e kapitalit?

Kostoja e kapitalit është vlera e përdorimit të investimeve, që do të angazhohen në këtë zbulim.

Por sa është kjo vlerë?

Në praktikën ndërkombëtare të kontratave me ndarje prodhimi, pas viteve 1960,  risku i kërkimit u kaloi kompanive të kërkimit, që në rastin e dështimit mbartnin të gjitha humbjet e pësuara gjatë aktivitetit të kërkimit. Tashmë këto shifra  përderisa kanë kaluar në fazën e vlerësimit janë të fiksuara dhe me gjasë edhe të çertifkuara nga  AKBN-ja dhe shteti shqiptar. Për të kaluar në operimin e vb të naftës apo gazit ka disa procedura standarte, të cilat duhet të merren parasysh. Paraprakisht  sqaroj se çdo kompani kërkimi pasi pajiset me liçensën e kërkimit, ka një afat gjatë së cilës  ajo duhet  të kryhej programin e punimeve të kërkimit. Madje edhe kjo periudhë kërkimi ndahet në disa nënperiudha kërkimi , ku kompania duhet të heq dorë  nga 25% e territorit të kërkimit pas tre viteve të para dhe pastaj çdo dy vjet, deri në fazën që ajo shpall zonat me interes kërkimi apo zonat me mundësi   vb. Për të gjitha këto zona ajo duhet të programojë numrin e puseve të kërkimit. Nëse ky program ezaurohet, kompania ka tre alternative: të heq dorë nga kërkimi dhe të largohet, të kërkojë të kalojë në fazën e vlerësimit të zbulimit të bërë ose të kërkojë shtyrje të afatit të kërkimit për shkaqje të cilat ajo i konsideron se ndikojnë në sqarimin e strukturës  naft apo gaz mbajtëse. Kompania mund ta shtyjë këtë vetëm me autoritetin dhe lejen që jep AKBN-ja por jo më shumë se sa dy vjet. Shpenzimet e kërkimit të kësaj periudhe nuk llogariten në koston e kërkimit, përveçse në rastet kur shteti shqiptar bie dakort. Një shtyrje e dytë është pothuaj e  pamundur dhe është totalisht e palejueshme.

-Përse i jep këto argument për lexuesin?

Zakonisht periudha e studimit gjeologo gjeofizik dhe periudha e kërkimit zgjasin 8 vjet, që nënkupton se nga blloqet që kompania ka marrë nuk ka akses në mbi 75% të sipërfaqes së bllokut. Blloku ështëi zënë vetëm 25% dhe pjesa tjetër është e lirë dhe çdo subjekt tjetër është i lirë për të kërkuar. Nëse ajo mban bllokun e bllokuar është përgjegjësi e AKBN-s. Pas fazës së kërkimit rradha vjen tek faza e vlerësimit, e cila shkon deri në tre vjet. Nqs kujtojmë deklarimin e kryeministrit shqiptar në vitin 2013, sot kemi 9 vjet në fazën e vlerësimit pra trefishin e kohës dhe kjo gjë nuk është normale dhe dikush duhet të përgjigjet zyrtarisht. Të gjitha vonesat janë pjesë e korrupsionit qeveritar. Kompanitë, që operojnë në këtë sistem janë mjeshtra të marrjes së të gjitha të drejtave të tyre dhe përdorin çdo instrument politik, juridik, shoqëror dhe të dhunës për arritjen e objektivave të tyre.

Por çfarë është kjo faza e vlerësimit?

Në kontratat e standartizuara kalimi në fazën e vlerësimit ndodh pasi pusi i kërkimit vërteton strukturën dhe  ka rrjedhje nafte apo gazi industrial. Pra ka një product, i cili mund të shkojë për përpunim të mëtejshëm. Ka dy probleme për t’u vërtetuar tashmë. Problemi i pare është madhësia e vb dhe i dyti investimet, që duhen për ta futur në prodhim këtë vb. Për të vërtetuar madhësinë e vb dhe numrin e puseve që do të duhen për ta përpunuar vb, lipsen të kryhen punime shtesë kryesisht punime sizmike dhe në mënyrë të veçantë puse vlerësimi të cilët do të vërtetojnë jo vetëm shtritjen, katin por edhe veçoritë e shkëmbit apo structures, pra potencialin e rezervave gjeologjike dhe të nxjerrshme. Kjo tashmë mund të kryhet me tre deri 5 puse. Rezultatet e këtyre puseve analizohen për një periudhë 3-6 mujore dhe i kthehet përgjigje pyetjes nëse kompania do të kalojë apo jo në fazën e zhvillimit të vb. Por pse kompania nuk kthen përgjigje deri tani  dhe ka mbi 9 vjet në fazën e vlerësimit. Dy janë arsyet:

Arsyeja gjeologjike?

Nga pikpamja  teorike dhe e trajtuar presupozohet se një vb nafte apo gazokondensati siç edhe thuhet paraqitet një strukturë si një pjepër i prerënë dysh me kurriz lart dhe i izoluar nga shtresa të papërshkueshme, që në gjuhën gjeologjike quhen kurthe. Në fakt Shqipëria ka një strukturë gjeologjike që nuk mbështet teorinë e pjeprit të prerë në dysh përsa i përket vb të naftës të zbuluara. Nëse i referohemi vb të Cakranit, ai nuk quhet vbi Cakranit, por vb i Cakran Mollajt, pra një strukture e ndarë me dysh. Po kështu vb i Delvinës, i cili ka mbetur ende në fazën e vlerësim zhvillimit. Po kështu Vbi Ballshit, Patos Marinëz etj. Çfarë i dallon është pikërisht, që në këtë rast vb tona për shkak të lëvizjeve tektonike të kene ndodhur prishje të tilla të kurtheve dhe vb të jenë krijuar si ato thikat e vendosura në mbajtëset e thikave dhe ku thikat në pjesën e sipërme përbëjnë naftëgazmbajtjen. Kjo shpjegon edhe pse në zonën e Shpiragut puse të ndryshëm paraqesin rezultatet të ndryshëm. Kështu risku është i madh, sepse negativitetit në kërkim do t’i shtohet shterpësia në shpimin e puseve të zhvillimit, të cilët normalisht duhet të japin naftë apo gaz sipas pritshmërive dhe jo të dalin me ujë. Kjo bën një diferencë të madhe sepse po flasim për thellësi mbi 5000 metra.

Arsyeja ekonomike?

Sikur të kapërcenim arsyen gjeologjike, pra të miratonim formën e gjysëm pjeprit apo gjysëm vezës, kostot e zhvillimit janë kosto të mëdha të vb, sepse kjo nënkupton kryerjen e investimit total, që nga rrjeti i puseve që do të nxjerrin naftë, sistemet e depozitimit, pastrimit, seperimit të naftës nga uji dhe gazi, sistemet e dekantimit, sistemet e transportit të brëndshëm dhe deri tek sistemi i pikave të shitjes, pra ndërtimi i magjistraleve dhe pikave të shitjes. E gjithë kjo duhet të shoqërohet me investime për lokalizimin e stafit dhe krijimin e kushteve të punës dhe monitorimit në terren për mbrojtjen e mjedisit, nga zjarri, nga helmimet dhe investime të tjera për të funksionuar normalisht. Përgjithë këtyre investimeve, që duhet të bëhen për kualifikimin dhe përgatitjen e stafit vëndas për të punuar. Këtyre i duhen shtuar edhe bonuset e prodhimit, që lidhen me hyrjen në prodhim apo arritjen e niveleve të ndryshme të prodhimit. Raporti i tyre në raport me dy fazat e para nga pikëpamja e investimeve mund të jetë e rendit deri 95% e totalit të investimeve që kompania kryen. Ose më saktë deri tani kompania ka kryer jo më shumë se 5% investime. Për si bela për kompaninë përpara del edhe kontrata, e cila definon mënyrën e ndarjes së naftës, e cila është e përcaktuar që në fillim të procesit të kërkimit. Sigurisht pas kërkimit në fazën e vlerësimit fillon ajo që në zhargonin e përditshëm ne e quajmë pazar me inteligjente negociatë për të ndryshuar termat e kontratës me objektiv bërjen e mundur të kalimit të kësaj faze. Pikërisht  inteligjenca e organeve tona monitoruese, analizuese është substanciale për të shkuar në drejtimin e duhur duke marrëparasysh kostot dhe përfitimet. Praktika 30 vjeçare e jona ka treguar se ne kemi çeduar, dhe kjo ka sjellë që edhe kontrratën e TAP-it ta japim falas. Besoj se qeveria duhet të jetë luajale në kufijtë e arsyes. Në kushtet kur faturat fallso, shërbimet nga të tretë me çmime të paimagjinuara, lënia e kostove adminstrative të larta dhe projektimi dhe programimi i shpenzimeve që çojnë ujë në koston e kompanive përmes të ashtuquajturave transferim çmimi do të rezultojë në investime të larta ( pra një vezë të vlerësohet sa vlera e pulës) paraqet një model që shtrihet në mundësitë e uljes se përfitueshmërisë së shtetit dhe mundësive të firmës për të marrë këtë vb. Kujtojmë që tatimi i fitimit është 50% dhe renta minerare 10%. Në këto kontrata është mjaft e lehtë, sepse ato kanë parashikime të mos kryejnë tendera në shuma shumë herë më të larta se ligji shqiptar dhe % e shpenzimeve administrative është mjaft e madhe për të potencuar heqjen e mundësive të kontrollit të shpenzimeve mbi to. Dalja e incineratorëve në skenë pra investime fiktive dhe shpenzime fiktive, mund të jetë edhe një sinjal se në këtë kohë duhet të presim dhe jo të vendosim.

Deri në këtë fazë pra: të vlerësimit, por edhe në fazën e zhvillimit, derisa të përcaktohet modeli i përpunimit të vb, nga nëntoka nuk mund të nxirret asnjë gram naftë apo gas. E vetmja sasi nafte dhe gazi që del është ajo që merret nga operimi në puse të caktuar për qëllime studimore, vrojtuese, për të përcaktuar tempet e marrjes dhe qëllime që kanë të bëjnë me natyrën e investimit. Kjo nënkupton se pusi apo puset pozitiv qofshin të kërkimit apo të prodhimit janë mbyllur deri ditën që ky vb hyn në shfrytëzim. Çdo marrje e naftës apo gazit për këto qëllime monitorohet dhe përbën zbritje nga investimet e kryera. Kjo nënkupton se kompania nuk mund të operojë në këtë zbulim vetëm, sepse ajo nuk është pronare, por vetë operatore në potencial. Nëse atje merret naftë apo gas siç thuhet, kjo tregon se struktura shtetërore AKBN nuk po kryhen detyrën dhe është përgjësi direkte e titullarit të saj.

Po çfarë mund të bëhet nqs kjo kompani largohet duke e konsideruar jo ekonomike?

Edhe këtu ka dy mundësi. VB i kalon kompanisë publike Albpetrol sha, ose siç e kanë zakon qeveritë tona do t’ja japin një tjetri me kushte të tjera, ose prapë SHELL me emër tjetër, por me inçentiva që si lejonte kontrata e parë. Ne nuk kemi qeveri normale. Ajo i ka rritur kostot qytetarëve të saj në sektorin e naftës. Së pari përmes formulës së privatizimit  bëri çintregimin e kompanisë Albpetrol dhe kjo solli rezultat falimentimin e ARMOS dhe ky popull duhet të blejë nënproduktet e naftës bruto të vet me çmim trefish. Së dyti përmes ankandit të naftës brut që kompania Albpetrol bën të krijojë një rritje të humbjes publike që përkthehet në shitjen e saj nën vlerën e tregut dhe së treti kalimi në përdorim i vb kompanive të huaja që me fatura fiktive, çmime dhe shërbime fiktive të rrisin kostot  dhe të mos dalin asnjëherë me fitim, biles duke qënë të përjashtuar nga një morri taksash të rrisin barrën tatimore të qytetarëve të këtij shteti dhe të gëzojnë pasurinë publike, që asnjëherë s’është e tyre.