Pronat e bregdetit po bëhen kurban në duart e “investitorëve strategjik”. Një projektvendim i përgatitur nga Ministria e Mjedisit, përgatitet të marrë firmën e ministres Mirela Kumbaro për dhënien edhe të Porto Palermos.
Po bëhet gati dhënia me koncesion e Porto Palermos dhe rrethinave. Një projektvendim i përgatitur nga Ministria e Mjedisit, që përgatitet të marrë firmën e ministres Mirela Kumbaro, i planifikuar të marrë miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe më pas edhe prej kryeministrit Edi Rama, po ngre një stuhi reagimesh dhe procesesh mes qeverisë dhe pronarëve në këto brigje të Himarës. Projektvendimi i vendosur verbalisht mes kryeministrit Rama dhe ministres Kumbaro parashikon dy faza. Fazën zyrtare të shpalljes dhe miratimit përmes vendimit të “kufijve të zonës së mbrojtur dhe zonimin e brendshëm të ekosistemit natyror detar-bregdetar të Gjirit të Porto Palermo-Llamani”.

Pronat e bregdetit po bëhen kurban në duart e “investitorëve strategjik”. Gjashtë vjet pas miratimit të këtij ligji, “investitorët strategjikë” janë interesuar kryesisht për turizmin në zonën jugore të vendit dhe se shumica dërrmuese e tyre janë biznesmenë vendas, të njohur për afërsinë me qeverinë “Rama”.
Qeveria po bëhet gati për dhënien me koncesion të Porto Palermos. Koncesioni ka marrë kundërshtimin e banorëve të zonës që mbështeten nga Greqia.Zona po synohet të shpallet e mbrojtur dhe autoritetet e zhvillimit të territorit në këtë formë lejohen të japin leje ndërtimi për interes publik, shtetëror ose kombëtar. Porto-Palermo ka qenë një zonë e lakmuar ndër shekuj nga qeveria pasi është shënjestër e qeverisë që t’i nxjerrë investitorin strategjik.Një seancë dëgjimore është zhvilluar pak javë më parë në bashkinë e Himarës me të interesuarit dhe pronarët e zonës Llaman-Porto Palermo. Këta të fundit paralajmëruan qeverinë se kushdo që tenton të tjetërsojë posedimin pronësor në zonë do përballet me ligjin dhe furinë e himariotëve. Ata e denoncuan publikisht nëpërmjet një letre projektvendimin si një plan djallëzor grabitjeje që do t’i jepet një investitori strategjik. Po luajnë zëra sipas OJQ se babai i një këngëtareje të Kosovës fshihet pas projektit të zaptimit, por asgjë nuk është ende e sigurt.Të gjitha organizatat greke janë vënë në dijeni nga himariotët, të zotohen në mbrojtje të minoritetit grek në Himarë





















