Dhimitër Gjoka: Ja mbresat që jetova me Pirro Manin në regjinë e komedisë “Njeriu që pa vdekjen me sy”

312
Sigal

Kujtimet e spikerit dhe regjisorit Dhimitër Gjoka: Si isha pranë profesor Pirro Manit për vënien në skenë të komedisë “Njeriu që pa vdekjen me sy”

  • Titul—1983, si më caktoi Ministria e Kulturës të drejtoja koncertin qeveritar të “Dekadës së Majit”
  • Dridhesha nga emocionet pasi spektator kryesor në sallë do të ishte Enver Hoxha
  • Ndihesha i motivuar mes Virgjil Kules, Kiço Fotiadhit,Kujtim Meçes, Ismail Sharrës, Jani Kondilit,Çlirim Poros
  • Si drejtova me Flutura Çangun koncertin e madh të40-vjetorit të krijimit të ushtrisë Nacionalcclirimtare

Por, ajo që dua të theksoj gjatë studimeve ishte puna që bëmë me profesor Pirro Manin për vënien në skenë të komedisë së Viktor Eftimiut “Njeriu që pa vdekjen me sy”. Kjo ishte detyra jonë e kursit, në të cilën përveç se do të mësonim se si vihet në skenë një pjesë e plotë nga një regjisor, siç ishte Pirro Mani, do të interpretonim edhe si aktorë.Puna, e cila filloi me provat e tavolinës në mes të janarit, u kurorëzua me sukses në fund të majit. Për ne si kurs, vënia në skenë e kësaj pjese kishte një rëndësi të madhe, ndaj edhe për shumë arsye puna në tavolinë u morr shtruar. Së pari, secili në rolin e tij duhet të plotësonte gjithë kërkesat që linte regjisori për takimin e radhës.Së dyti, duhej gjetur fara e rolit, që do të thoshte se çfarë të veçante do të kishte personazhi për t’u pasur parasysh nga aktori në interpretim. Fjala vjen, dotë ishte një gjel në skenë siç unë e zgjodha për të realizuar rolin tim,apo një dhelpër,dem,apo shumë të ngjashme të tilla që regjisori cyste aktorët për ta përcaktuar farën e rolit si të domosdoshme në zbërthimin e figurës së personazhit që mbartëte. “Gjetja e farës së rolit” ishte një orientim i panjohur, si për mua ashtu edhe për të gjithë kursin. Siç edhe jam shprehur më lart, unë kisha punuar shumë me regjisorë të ndryshëm, por një gjë e tillë nuk kërkohej tek aktorët. -Gjel !? – më tha,pasi unë e kisha gjetur farën e rolit.–Gjel,shumë bukur, Gjel do të jesh në skenë.Tërë kohën ti do të veprosh dhe do të flasësh si gjel me kokën lart e duke u tundur sa majtas-djathtas.- Dhe kështu u plotësua roli në tërësinë e tij.Në çdo batutw të rolit brenda meje do të kisha gjelin ku me fjalët do të kisha ritmin e “kakakaaaa”-së  së tij.Në pjesën që do të vinim, Pirro Mani më kishte caktuar rolin e Xhorxhit. Ai shquhej gjithnjë për përshtatjen me rolet të aktorëve ndaj edhe puna që ai bëri në ndarjen e tyre rezultoi me se e qëlluar. Kështu, në rolin e Vagabondit u vendos Spiro Duni, në rolin e Filimonit – Zef Mosi, në rolin e gruas së zotit Filimon ishte Diana Gjiknuri, në rolin e Alisës, vajzës së Filimonit – Eli Bici,ndërsa Lefter Simoni – në rolin e Spicerit.Kush e njeh këtë pjesë, di të njohë mirë personazhet e saj.U punua me secilin rol në mënyrën më skrupuloze,me qëllimin që pjesa të zbërthehej nëfantazinë tonë deri në të paimagjinueshmen.Piro Mani na nguliti thellë në kujtesën tonë alfën dhe omegën e punës regjisoriale për vënien në skenë të një vepre. Spiro Duni arriti të realizonte një Vagabond të paparë ndonjëherë në skenat tona. Deri atëherë, kjo pjesë ishte vënë nga shumë trupa profesioniste, por plastika dhe komportimi i tijishin të mrekullueshme dhe të pakrahasueshme.

 

U realizua një Filimon nga Zef Mosi në një shkallë sipërore interpretimi. Lefter Simoni me Spicerin e tij dhuroi një interpretim për t’u pasur zili nga shumë aktorë.Diana Gjiknuri në rolin e gruassë Filimonit realizoi ëndrrën e shumëpritur, një realizim i shkëlqyer. Eli Bici, vajza e përkëdhelur në rolin e Alisës,shpërtheu me talentin e saj, duke dhuruar njëpersonazh mbushur me situatashumëtë bukura.Ishte fat për ne që kjo pjesë u regjistrua në Televizion nga mjeshtri i regjizurës televizive Mevlan Shanaj.Regjistrimi i dha akoma më shumë vlera komedisë së Viktor Eftimiut. Nga tetë studentë që ishim në kurs, interpretuam vetëm gjashtë, ndërsa dy shokët tanë Ylli Demneri dhe Ilirjan Fatkoja u caktuan si asistentë regjisorë në krah të të madhit Piro Mani.Skenografia u realizua nga mjeshtri i skenografisë,profesor Agim Zajmi,“Artist i Popullit”. Ishin çaste të paharruara ato që unëdhe gjithë kursi përjetuam nën regjinë e Pirro Manit, ndërsa interpretuam në skenën e Teatrit Popullor.Isha ngjitur në atë skenë kur si pionier kisha prezantuar ansambline fëmijëve vlonjatë në festivalin e këngës. Tashmë ishte tjetër ndjesi dhe emocionet ishin edhe më të mëdha.Dhamë disa ditë shfaqje dhe ndiheshim të lumtur nga duartrokitjet që spektatori i kryeqytetit na dhuronte.Pirro Mani kishte bërë një punë për t’u pasur shembull dhe ne e mbushëm atë emocionalisht me forcën e interpretimit.Për t’i dhenë më shumë vlera aktuale komedisë, regjisori për arsye edhe të punës mësimore që bënte me ne, futi shumë dialogë të tjerë që i shtuan veprës një humor të bukur dhe shumë mikpritës nga spektatori.

Ishte maj i vitit 1983.

Kisha hyrë në sezonin e provimeve përfundimtare të Institutit dhe po mbyllja katër vitet e studimit për regjizurë, kur mw vjen një njoftim nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturësse isha përzgjedhur të drejtoja koncertin qeveritar të“Dekadës së Majit”. Ky aktivitet, i cili zgjaste disa ditë, organizohej çdo vit në kryeqytet me pjesëmarrjen e grupeve artistike amatoretë klasës punëtore nga ndërmarrje të ndryshme.Për koncertin përfundimtar zgjidheshin pjesët më të mira nga secili ansambël dhe formohej kështu një program cilësor.Pikërisht këtë koncert do të prezantoja unë.Zakonisht në koncertin final merrte pjesë edhe udhëheqja më e lartëe vendit. Ndihej gjithë andej një tendosje e madhe e pjesëmarrësve, pasi serioziteti i këtij koncerti vlerësohej shumë nga gjithë organet drejtuese, jo vetëm të kulturës të kryeqytetit, por edhe nga çdo dikaster tjetër që në njëfarë mënyre kishte lidhje me të. Këto koncerte të përvitshme ishin argëtimi më i madh i klasës punëtore të kryeqytetit prej së cilës dolën shumë talente, që i dhanë skenës shqiptare të këngës dhe valles artistë të shquar. Qe hera e parë që spektator kryesor në sallë do të kisha udhëheqësin e vendit, Enver Hoxhën. Si çdo artist pjeswmarrës as unë nuk mund t’i shpëtoja emocioneve.Por eksperienca nga shumë dalje në skena në rolin e prezantuesit më kishin mësuar një gjë të shenjtë, se, në çastin që unë dilja dhe flisja në prani të spektatorëve, e ndieja veten Zot të vetes dhe të fjalës.Kjo ishte motoja që më shtynte për të qenë gjithmonë në lartësinë e moderimit, e që më shoqëronte edhe për çdo mbrëmje në daljet e mia në ekranin e televizorit.Nuk mohoj praninë e emocioneve, por ato gjithmonë kanë qenë ndihmëse për mua, më kanë dhënë shtysë për të qenë i saktë nëpër çdo fjalëe fjali të shprehura nga goja ime.

Përfytyroni një skenë ku hapet sipari dhe në një qetësi absolute: ti del dhe ecën për në krye të saj dhe para teje shfaqen qindra e qindra sy që të presin se çfarë do të thuash, e po ashtu edhe disa kamera të vendosura në vende të caktuara që të shoqërojnë në çdo hap tëndin.Dhe ja, pa filluar të flasësh ndien duartrokitje, të cilat ti pret pak që të pushojnë dhe të fillosh të flasësh.Por kur ato janë më shumë se ç’mund të përmbajë një sens mase, ti ndien dhe thua me vete se ato duartrokitje janë vlerësim për ty. Ndien brenda vetes atë më të pashpjegueshmen gjendje që të bën të fluturosh nga emocioni,e njëkohësisht se, si të vështrojnë nga koka te këmbët, si ti flet,si ti lëviz dorën, apo se si ti qëndron para tyre.Ndien dhe se si të vështrojnë nga kamera ata miliona sy që të ndjekin nga ekrani. Por, dhe pse kjo gjendje, destina është kryesorja, komportimi bukur me spektatorin dhe teleshikuesin, edhe pse emocionet janë pjesë e trupit.

Më në fund erdhi edhe dita e shumëpritur e emërimeve.

Mua më emëruan regjisor nëTeatrin Popullor. Është pak të them, se këtë emërim e prita me shumë kënaqësi. Tashmë, do të isha regjisor në teatrin më të mirë të vendit, ku punonte dhe krijonte një kastë aktorësh të jashtëzakonshëm, me interpretimet e të cilëve isha rritur qysh i vogël, ndërsa i dëgjoja në radio gjithçka që ata regjistronin, apo i kisha parë në role të ndryshme në shumë filma të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Me kalimin e ditëve përcaktova edhe dramën e parë që do të vija në skenë. Ajo ishte “Revizori” i dramaturgut të madh rus Nikollai Gogol.Wndërroja shumë për regjinë skenike,punën që do të bëja si çdokush tjetër që mund të ishte në vendin tim, nëatë moshë kur shpërthenin fuqishëm pasionet..Dëshiroja që të startoja fuqishëm në prezantimin tim të parë para spektatorëve, e njëkohësisht të lija përshtypje të mirë tek trupa e aktorëve dhe kolegëve regjisorë me një përvojë shumëe shumëvjeçare.Kisha zbërthyer çdo dialog bashkëveprimi të personazheve, ku në mendjen time, krahas asaj që aktorët do jepnin nga vetja, të mund t’i sillja atje ku qëllimi më përcaktonte mënyrën e të komunikuarit.

Por, kjo ëndërr nuk zgjati shumë.Kisha startuar vite përpara në ekranin televiziv dhe nuk mund të mëshkëpusnin prej aty. Atë kohë, u bë një luftë e madhe debatesh midis drejtuesve të Ministrisë sëArsimit dhe Kulturës dhe atyre të Radio Televizionit Shqiptar,ku secili nga palët kishte pretendimet e veta. Në fund triumfoi këmbëngulja e drejtuesve të Radio Televizionit Shqiptar. Nga i panjohur disa vite më parë, tashmë, unë isha bërë dikushi në ekran dhe sidomos nëdrejtimin e edicionit të lajmeve, pavarësisht që aktivizohesha si i jashtëm. Gjatë gjithë kësaj kohe, ekrani më kishte dhënë një auditor ku fitova shumë adhurues.Kisha filluar të bëhesha protagonist si folës lajmesh edhe pse ndodhesha mes talenteve dhe zërave të mëdhenj të ekranit siVirgjil Kule njëkohësisht edhe Drejtor i Televizionit,Kico Fotiadhit apoShefqet Bregut, Kujtim Meçes, Ismail Sharrës, Jani Kondilit,Çlirim Poros,më vonë tëArben Kamberit, Arjan Filjes dhe të veçantave me zërin e bukur të tyre Feride Konomit , Amalia Dhamos e Tefta Radit.

Pas këtyre peripecive që vazhduan jo pak, u emërova regjisor në Televizionin Shqiptar, në Redaksinë e Informacionit.Në 30 qershor dhashë provimin e fundit dhe në datën 1 korrik 1983 më bënë emërimin në Televizion.

Ditën e parë të emërimit më thirri në zyrë Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Marash Hajati, i cili më tha se ishte bërë luftë e madhe për të më mbajtur nëtelevizion, pasi unë sipas tij isha i prerë për në ekran.

 

-Të kishin emëruar në Teatrin Popullor ?- më thotë duke u marr me thonjtë e duarve me një prerëse të vogël.E la atë mbi tavolinë dhe më vështroi në sy.

-Po, -i thashë- e kisha ëndërr.

-Ku ka ëndërr më të bukur, se sa të punosh në Radiotelevizionin Shqiptar, -vazhdoi duke më buzëqeshur. – Këtu do të kesh më shumëpërfitime.Do të jesh një njeri me famë, nëse vazhdon kështu siç e ke nisur dhe kjo do të të sjellë më shumë të mira të tjera.- E dëgjoja dhe nuk flisja. Fjalën e kishte ai, dhe unë isha i detyruar të heshtja. – Këtu duhet përkushtim dhe seriozitet pasi është institucion i një rëndësie të veçantë për vendin.Do të bësh dy punë, regjisor dhe moderator në ekran për lajmet, dhe këto më mirë se askush tjetër i përmbush ti, ndaj dhe ne këmbëngulëm që të emëroheshe këtu.I duhesh televizionit. Është mirë për ju, por edhe për ne se na vjen një profesionist me perspektivë të mirë. – Më tha dhe më vështroi në sy, sikur kërkonte nga unë aprovimin tim.

Ishte e kotë të flisja.Tashmë çdo gjë ishte vendosur. Emërimi ishte ligjëruar dhe unë isha i pafuqishëm ta kundërshtoja.Si e ezauroi temën e bisedës për këtë çështje, vazhdoi bisedën me një surprizë.

-Është vendosur që së bashku me  Flutura Çangun do të prezantoni së shpejti, në datën 10 Korrik, koncertin e madh me rastin e dyzetvjetorit të krijimit të Ushtrisë Nacionalcclirimtare. Është një koncert me përgjegjësi dhe duhet të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana juaj.Kam bindjen se edhe këtu do të dalësh shumë mirë, njësoj si në prezantimin e festivaleve, – më tha dhe buzëqeshi.

-Shumë faleminderit, për besimin! – i thashë.

Gjatë kohës time në televizion, nuk isha takuar asnjëherë me Fluturën, por e kisha parë të prezantonte në disa koncerte.Ishte një femër e bukur,elegante me plot hijeshi në skenë, prezantuese që të impononte respekt me qëndrimin, të ecurën dhe të folurën nëmikrofonin e skenës.Ajo ishte pjesë e Ansamblit të Ushtrisë.

Koncerti ishte i veçantë dhe tepër madhështor në organizimin e tij.Regjisor i koncertit ishte Pirro Mani Artist i Popullit. Ai u dha mbrëmjen e datës 10 Korrik, tek sheshi para korpusit të Universitetit të Tiranës dhe u transmetua drejtpërdrejt në radio dhe televizion. Të gjitha shkallët ballore ishin mbushur me një kor gjigand, tej e tej,i paparë ndonjëherë në jetën koncertore shqiptare. Për herë të parë dhe të vetme deri më sot në Shqipëri, morën pjesë mbi tre mijë koristë në një koncert.Skena ishte improvizuar me një pod të madh ku në qendër, në gjysmë harku, ishte vendosur orkestra e përbashkët e Radio Televizionit Shqiptar dhe ajo e Teatrit të Operës dhe Baletit. E gjithë sipërfaqja e sheshit, i cilisot quhet “Nënë Tereza”,ishte e zënë me karrike për spektatorët. U zhvilluan dy ditë prova intensive, për një program të zgjedhur me këngët më të bukura partizane, ato polifonike,këngët e muzikës së lehtë dhe valle nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore por edhe nga Ansambli i Ushtrisë.Ky organizim i përsosur, i vetmi i këtij llojii zhvilluar ndonjëherë, pati një sukses të jashtëzakonshëm. Pjesë e tij ishim edhe ne prezantuesit, që i dhamëritëmduke fituar duartrokitjet e mijëra spektatorëvetëcilët ndosheshin të pranishëm në atë shesh.