Beqir Sina: Milionat e Tiranës komuniste për të blerë diasporën

329
Sigal

Ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve përgjatë periudhës së komunizmit dhe shumat që niseshin në SHBA

Tirana komuniste dërgonte në SHBA mijëra dollarë të blinte diasporën!
Hysni Kapo ishte në detyrën Ministër i Bujqësisë, por asnjeri nuk e “kuptoi” se përse u caktua ai të vijë në Nju Jork

 

Mijëra dollarë për të blerë diasporën, intrigat për përçarjen e diasporës shqiptare në Amerikë. Ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve përgjatë periudhës së komunizmit? Shumat që niseshin në SHBA?

 

Nju Jork: Në bazë të dokumenteve të kohës, se pasardhjes se komunizmit në Shqipëri, thuhet se Hysni Kapo, ka qenë i pari pushtetar i asaj kohe, ish- pushtetari shqiptar që shkeli në Nju Jork, dhe është takuar me disa shqiptarë të larguar para vitit 1944.

The NjuYork Times 27 mars 1947 ALBANIAN IS NAMED TO ENTER U.N. CASE; Hysni Kapo …

https://ëëë.nytimes.com/1947/03/28/archives/… : “Qeveria shqiptare njoftoi sot se në Kombet e Bashkuara ka emëruar Hysni Kapo, përfaqësuesin e saj në Beograd, për t’iu përgjigjur akuzave në Këshillin e Sigurimit se ishte përgjegjëse për dëmtimin e dy anijeve luftarake britanike, të cilat me sa duket goditën një minë/në rrjetat nën/ujore në kanalin e Korfuzit tetorin e kaluar.”

 

Pra, bëhej fjalë për incidetin e Kanalit të Korfuzit, kur marrëdhëniet e Jugosllavisë me Enver Hoxhën ishin në kulmin e tyre. : “Më 9 mars të vitit 1947, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mori në shqyrtim çështjen e incidentit në Kanalin e Korfuzit dhe miratoi një resolute, që rekomandonte dy palët në konflikt, atë shqiptare dhe britanike, t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.”

Në Nju York në atë vizitë, Kapo ishte në detyrën Ministër i Bujqësisë, dhe autori pyet “por asnjeri nuk e “kuptoi” se përse u caktua ai të vijë në Nju Jork, dhe me kë është takuar, a është shoqëruar ai nga ambasadori BRSSS dhe ai i ish Jugosllavisë në Nju Jork…??.kohë kur Hazbiu ka qenë edhe ambasador në Beograd, -shkruante NYT -27 mars 1947.

Ndërsa numërin 94, të gazetës më të vjetër dhe më e njohura në bashkësinë shqiptare, në SHBA, gazeta “Dielli”, ka një titull ku shkruhet se : “Dy dokumente që flasin vetë” Qeveria komuniste shqiptare i ka kushtuar rëndësi të madhe përçarjes së Diasporës, dhe sidomos Vatrës, duke e ndarë atë ” me të tanët dhe armiqtë e popullit, bëhej fjalë për ata të arratisurit pas 1944″.

Gazeta “Dielli” numëri 94 (1947) shkruan se : “Aty sipas dokumentave shifet qartë se si Tirana, e atëhershme duke punuar me elementet e saj të futura në mesin e mërgatës shqiptare, u besonte atyre që quheshin “dërgata”, të cilëve gazeta thotë se u ka ndarë shuma të mëdha parash në Amerikë,për atë kohë nëpërmjet njerëzve të saj, në Amerikë, të cilët kanë punuar dhe ruanin deri vonë lidhjet e tyre, në skemën e Sigurimit të Shtetit dhe strukturat e spiunazhit, në ministrinë e Jashtme.

Po simbas gazetës Dielli, në një shkrim të saj pa autor disa vjet më vonë rreth vitit 1970 shkruan se “Njerëzit e tyre me financimin e pakursyer të ish qeverisë së atëhershme të Tiranës, dërguan në Nju Jork, zonën e Tri-Shtetshit, Detroit, Chicago, Toronto – Kanada, e tjera qytete, ku ishin të vendosur më së shumti shqiptarët, e arratisur ose emigruar, duke bërë me këtë rast disa prej tyre edhe njerëzit(shqiptarët) më të pasur në Amerikë.

Po duke ju referuar shkrimeve të Diellit në mes viteve 75/80 shkruhej se “Gjë që sot na shfaqet me forma të ndryshme mes njerëzve dhe disa organizatave shqiptare, ku disa prej tyre që kanë qëndruar të fshehur, sot duket se ja kanë edhe si një borxh ish-padronëve Sigurimit të Shtetit, UDB-së, Asfalisë etj, me “spiunazhin” në mërgatën shqiptare”.

Gazeta Dielli ka shkruar se “Të gjitha dokumentat tregojnë se familja Kapo, dhe adhuruesit e flakët të Enver Hoxhës, përfshirë edhe ndonje shqiptar nga Kosova, e viset shqiptare, kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këto struktura, duke bashkëpunuar me të gjithë “diplomatët” shqiptar të asaj kohe”.

Gazeta Dielli do të akuzonte atë kohë familjen Kapo në Amerikë,(kushurinj shumë të afërt) se ka qenë e pajisur me nënshtetësinë amerikane, dhe kanë pasur një lidhje të madhe me disa nga biznesmenët shqiptaro – amerikanë, të cilat ruhen të pastra edhe sot, me disa pushtetarë në Tiranë, me investime miljona dollarëshe në Nju Jork, Detroit, Chicago, Florida, Kaliforni dhe Teksas, do të shkruante Dielli.

“Madje ka edhe nga ata njerëzit e tyre, të paguar si trashgimtarë të spiunazhit, bisnesmenë shqiptarë në Amerikë, që aderonin qysh atëhere në organizata që kanë marrë në duar çështjen kombëtare. Njëri prej tyre siç është, edhe familja Nashe (Nasse) .

Shikoni këtë dokument të botuara në gazetën Dielli:

Republika Popullore Shqiptare

V.F L.P

Ministrija e P. të Jashtme

Tiranë, 7.9.1947

  1. 353 – 19 Res. Pers

PRO – MEMORIE : Shokut Theodhor Heba,

Nga informata të sigurta që kemi, na rezulton se ndër shqiptarët e Amerikës, të cilët e kanë simpatizuar lëvizjen t’onë nacionalçlirimtare, po shtohet një ftohtësi ndaj Pushtetit Popullor, dhe është frikë që kjo ftohtësi me kohë të marrë proporcione të gjëra. Kollonia e Amerikës, është më e madhia dhe më e organizuara dhe pra interesi i ynë e kërkon që ata t’a mbajmë me anën t’onë, me çdo kusht. Prandaj ti do t’i kushtosh një kujdes të veçantë kësaj pike, dhe do të bëç ç’mos që shqiptarët e atjeshëm të mbeten gjithnjë simpathizonjës të Republikës Popullore dhe udhëheqësve të saja. Ki parasysh se në Amerikë ka edhe disa raksionarë që, me propogandën e tyre, po mundohen t’a ushqejnë dhe t’a shtojnë ftotësinë rradhët e shqiptarëve ndaj nesh. Mundoju që t’i demaskosh me mënyrat e zakonëshme dhe kujdesu veçanërishtë që midis dy grupeve,” Vatrës” dhe “Shqipëria e Lirë”, të sjellësh harmoni e bashkim, mbasi përçarja e tyre është në dëm t’onë dhe në përfitim të reaksionit

Do të marrç kontakt me të gjithë ata që kanë një farë influence dhe do të jeç në lidhje të vazhdueshme me krerët e Shoqërisë “Vatra” dhe Organizatës “Shqipëria e Lirë,” me konsiderata të njëllojta, për të mos dhënë shkak zëmërimi. Po fshehurazi besimin duhet t’a mbështetësh vetëm ndër krerët e ” Shqipërisë së Lirë, të cilët janë të lidhur ngushtë me ne dhe kanë pranuar të japin përkrahjen e tyre propagandistike pa-rezervë. Njerëzve, të “Vatrës, do t’u bëç nderime dhe do t’u shprehësh përgëzimet e Pushtetit, po nuk duhet të jesh kurrë i sigurt në vazhdimin e përkrahjen e tyre. “Vatra” dhe “Dielli” kanë një histori dhe të kaluar të shkëlqyer dhe lidhen tepër ngushtë me traditat kombëtare. Prandaj është zor që ato të vazhdojnë të përkrahin rregjimin t’onë, tek i cili çmojnë luftën e çlirimit, por nuk pranojnë ideologjinë dhe sistemet e tij.

Shokut Dr. John T. Nasse do t’i dorëzosh të hollat dhe do t’ rrëfesh, vetëm sa për të marrë njoftimin të përmbajtjes së saja, letrën që i drejtohet atij dhe që i bashkëngjitet kësaj Promemorie.

  1. Ministri i P. të Jashtme

(Hysni Kapo d.v)

REPUBLIKA POPULLORE SHQIPTARE V.F L. P Ministrija e P. të Jashtme Tiranë, 7.9.1947 Nr. 354-19 Res . Pres.

Ju çfaqim edhe njëherë përgëzimet tona për vijën politike që vazhdoni të ndiqni besnikërisht ndaj Republikës Popullore Shqipëtare ashtu dhe për fushatën propogandistike që po zhvillon fletorja “Liria” kundra reaksionarëve fashistë dhe kundër imperializmit oksidental. Me shokun Heba po ju dërgojmë përsëri një shumë prej 5’000 (pësëmijë) dollarësh, të cilat ju vihen në dispozicion për t’i përdorur si t’a shihni ju vetë. Më vonë do t’ju dërgojmë të tjera. Me përshëndetje miqësore.

  1. Minstri i P. të Jashtme

Seria e letrave zyrtare me Qeverinë Komuniste për çështje të rëndësishme kombëtare gjatë vitit 1946, na bën me dije për shqetësimin e madh të Nolit për Atdheun. Në fund të atij viti, ndihet zëmërimi i tij ndaj sjelljes së delegatëve që dërgonte E. Hoxha për bisedime me porosi të rrepta. Pas kritikave dhe lajmeve të hidhura që arrinin nga Shqipëria, më 1947 “bekimet” e marrëdhëniet diplomatike të Nolit kanë marrë fund. Vatra patriotike do të cilësohej:“organizatë reaksionare që kaloi në mbrojtje të politikës antishqiptare të qeverisë Amerikane. Në vitin 1960 pjesa patriote u largua prej saj dhe krijoi organizatën “Shqipëria e Lirë.”(?!) Pra, një shtrembërim ky, kur dihet se kjo organizatë, u krijua me nxitjen e ndihmën e qeverisë komuniste. si kundërshtare e Vatrës. Një dokument domethënës, botuar në gazetën Dielli, janar-mars 2003, flet qartë për sa u tha më lart:

RPSH

Ministria e P. të Jashtme V.F.L.P.

  1. 353-19 Res. Pers. Tiranë 1947

Promemorie

Shokut Thedhor Heba

302da6f833214bdde27595ca93a101ff.jpg

communist-party-headquarters-in-neë-york-city-police-at-the-daily-d18kjm.jpg

diell.jpg

Dielli_(30-10-1919).jpg

mçarthy-640×368.jpg

th.jpg