Greqia na kthen reston. Kapshtica mbetet e mbyllur

174
Sigal

Qeveria, duke përdorur si alibi rrezikun e infektimit me Covid 19, e diskreditoi Greqinë para zgjedhjeve

Por gjatë hulumtimeve dhe intervistave në terren, rezulton se në Greqi lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonalë me kontratë pune, të cilët duhet të kenë me vete formularin e regjistrimit dhe rezultatin e tamponit negativ.

 

Krahas përgjimit se për kë voton, 1 javë para zgjedhjeve qeveria përdori pandeminë dhe Komitetin e ashtuquajtur të ekspertëve, për të mbyllur kufijtë me Greqinë. Në këtë mënyrë karantinimi 2 javor pengoi emigrantët që jetojnë në Greqi, që të votojnë lirisht në vendin e tyre. Duke përdorur si alibi rrezikun e infektimit me Covid 19, e diskreditoi Greqinë, duke e bërë të duket si delja e zezë e Evropës, edhe pse ishte ndër vendet me numrin më të lartë të vaksinimit. Ndërkohë që votuesve të së majtës iu hap rruga, madje ishin edhe në kominsionet e votimit. Ky veprim dhe fakti se partitë minoritare u penalizuan nga ky vendim, janë argument që tregojnë se ishte një inskenim i pastër politik.

Ministria e Jashtme më 18 qershor,  nëpërmjet një njoftimi zyrtar, deklaroi se duke nisur nga e shtuna, 19 qershor, do të lejohet lëvizja e plotë e të gjithë qytetarëve drejt Greqisë.

Por gjatë hulumtimeve dhe intervistave në terren, rezulton se në Greqi lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonalë me kontratë pune, të cilët duhet të kenë me vete formularin e regjistrimit dhe rezultatin e tamponit negativ.

Mësohet se ditën e djeshme, dogana ka marrë një urdhër tjetër, sipas të cilit nuk do të lejohet askush të kalojë kufirin, përveç punëtorëve sezonalë. (sipas “oranews”)

Kapshtica vazhdon të jetë e mbyllur për të gjithë udhëtarët e tjerë, përveç punonjësve sezonalë, të cilët rreth një muaj më pare, janë lejuar të kalojnë në Greqi. Punonjësit sezonalë duhet të paraqiten në doganë me formularin e regjistrimit,  kontratën e punës  dhe tamponin negativ. Ndërkohë, në doganën greke, punonjësit sezonalë do t’i nënshtrohen testit të shpejtë, për t’u konfirmuar vërtetshmëria e tamponit negativ.

Shokon Policia Kufitare greke: Qytetarët të kalojnë kufirin në këmbë, se autobusët shqiptarë nuk lejohen

Çuditë me vendimet e Greqisë në lidhje me doganën kufitare me Shqipërinë nuk kanë të sosur. Drejtoria e Policisë Kufitare greke ka dhënë më tepër detaje në lidhje me hapjen e kufirit, që prej ditës së 19 qershorit  2021.

“Aeroporti i Athinës “Elefterios Venizelos”, pika kufitare e Kakavijës dhe Qaf Bota funksionojnë normalisht për turistët shqiptarë.”. Po ashtu një vendim i çuditshëm është fakti se, autobusët e linjave shqiptare nuk lejohen, pasi dogana deklaron se, nuk ka marrë ende qarkoren për hapjen e kufirit, edhe pse ajo është publikuar që në datën 19 në media.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Kufitare, udhëtarët mund të kalojnë kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët e linjave të brendshme greke. Kurse porti i Sarandës mbetet i mbyllur për të gjitha anijet e linjave me Greqinë, ndërsa Kapshtica përpunon vetëm 400 udhëtarë ku mund të ketë edhe punëtorë sezonalë.