Bejdo Malo: Doktori i jetës dhe qytetari i shpresës   

206
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kompetenti. I sigurti. Absoluti. I mirëprituri. Fjalë ngrohti. I respektuari. Produkt i një bashkëjetese të gjatë që nga viti 1996, si politikan dhe si deputet dhe rreth 30 vjet si mjek. Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin i ka si shtëpinë e vet. I njeh të gjithë për fytyrë për emër por edhe nga çfar sëmundje vuajnë. Recetën e ilaçeve mund tua shkruajë me shumë saktësi symbyllur. Ua di përmendësh grupin e gjakut dhe diagnozën. Ua di të gjithëve hallet dhe u ka shkuar në çdo vaki. Është djalë Gjirokastre po aq ndjehet dhe përmetar dhe tepelenas. Për 25 vjet ka shkuar shtëpi më shtëpi dhe fshat më fshat. Mund të shkojë edhe ditën edhe natën pasi edhe qentë e kopeve nuk i lehin. Të gjithë e presin me të njejtat shprehje. Mirë se erdhe jatro. Edhe pse u bë deputet, ministër telefonin nuk ua mbylli kurrë. Një bashkëjetesë që erdhi butë butë me stacione të gjata, bindshëm dhe me arsye. Për votuesit e këtij Qarku ska rëndësi sigla politike shumë, ata adhurojnë emrin e tij bekgraundin e tij, investimin gati 30 vjeçar. E kam fjalën për doktor Vangjel Tavon, këtë deputet që është i respektuar dhe gëzon besimin absolut të këtyre banorëve me shumë halle por me zemër të bardhë. Vangjeli dhe kësaj radhe do të jetë drejtues politik i LSI-së, për qarkun e Gjirokastrës por njëkohësisht dhe i pari i listës. Ai gjithmonë garën e quan një sport të rëndë, një ndeshje të vështirë ndaj e merr seriozisht dhe nuk nënvlerëson asnjë detaj.


Ai është shumë realist dhe i shikon problemet dhe hallet e këtyre banorëve me shumë objektivitet. Familja Tavo është një familje me zë në këtë qark. Vëllai i tij Grigor Tavo është një biznesmen që ka punuar me ndershmëri, me dinjitet dhe ka qënë shumë korrekt. Vangjel Tavo është një burrë me pamje ekselente vishet me shumë shije dhe sillet me shumë politesë. Ai ka lindur në Gjirokastër më 17 dhjetor 1969, dhe familja e tij është një familje me rrënjë të thella nga Jorgucati. Ai është një ndër studentët ekselentë të Universitetit të Tiranës, I diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë. Në vitin 1996, ai kreu specializimin në Spitalin Obstetrik‐Gjinekologjik, Tiranë dhe në vitin 2009 kreu kurs specializimi për “Diagnozë prenatale” në Toronto‐Kanada. Por nuk ndaloi këtu. Në vitin 2001 kreu Kurs specializimi në Universitetin e Janinës për “Laparoskopi”. Ai e filloi profesionin e mjekut në spitalin e Gjirokastrës në vitin 1994, menjëherë pas diplomimit, duke qenë njëkohësisht dhe pedagog në këtë universitet. Në vitin 1996 ai u bë dhe Pedagog i Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë në Universitetin e Tiranës. Në këtë vit ai filloi veprimtarinë politike. Nga 1995, Anëtar i Komitetit Drejtues të PS‐së, dega Gjirokastër. Më 17 Janar 2011 zgjedhur në postin e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. 03.07. 2012‐04.04.2013; Ministër i Shëndetësisë. Zgjedhur në legjislaturat IV, V, VII, të kuvendit të Shqipërisë si deputet i LSI. Kjo karrierë e pasur dhe shumë e suksesshme e ka bërë Vangjel Tavon një prej politikanëve më të maturuar shqipëtar. Ai pa frikë është një aset politik i qarkut të Gjirokastres, është një aset i mjekësisë shqiptare, dhe një aset i kuvendit të Shqipërisë. Karriera e tij kulmoi si ministër i shëndetsisë në vitin 2012, ku ai demostroi se është një pushtetar shumë serioz, korrekt dhe egzigjent. Ai e ngriti në një nivel tjetër mjekësinë shqiptare falë aftësive të tija profesionale dhe organizative. Por dhe si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë ai demostroi tolerancë kompetencë dhe aftësi. Kur vjen fjala për tu shprehur për karrierën e tij doktor Vangjel Tavo konfirmon se që nga viti 1996 e konsideroj privilegj të jem deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke përfaqësuar qarkun e Gjirokastrës. Kalimin nga mjek obstetër-gjinekolog në politikan, e ka konsideruar të natyrshëm. Dëshira për t’u shërbyer njerëzve dhe komunitetit bënë që t’u shërbej banorëve të qarkut Gjirokastër në sferën politike. Shfrytëzoj këtë rast për t’i falënderuar, të gjithë banorët e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit pasi për një kohë kaq të gjatë më kanë dhënë mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke vendosur besimin e tyre te mua në çdo legjislaturë.


Vangjeli ka bërë çdo përpjekje që ta justifikojë këtë besim dhe ja ka dalë. Ky besim ka qenë dhe vazhdon të jetë një privilegj i jashtëzakonshëm, përgjegjësi dhe shtysë për t’u shërbyer qytetarëve sa më mirë dhe duke qenë një zë në Kuvend për zgjidhjen e problematikave dhe nevojave që ka komuniteti i qarkut të Gjirokastrës, ka konfirmuar Vangjeli. Me një tjetër platformë, me një tjetër mendësi ka shkuar dhe këtë herë për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke folur më qartë me banorët duke u shprehur më sinqerisht. Vangjeli është një familjar i mrekullueshëm. Ai është babai i dy vajzave dhe një djali. Kur erdhi në jetë vajza e tij Anastasia ai konfirmoi se pas shumë vitesh po përjeton edhe një herë tjetër emocionin e papërshkrueshëm të një fëmije. Dhe sipas doktor Vangjel Tavos çastet më magjike dhe më të bukura të jetës së tij kanë qenë kur kam mbajtur në krahë vajzën time Eva dhe djalin tim Thomain, dhe tani kam kënaqësinë t’i përjetoj sërish ato momente me vajzën time Anastasia. Si mjek si njeri human si deputet ai i konsideron fëmijët si gjëja më e bukur dhe më e çmuar në jetë dhe ndihet shumë krenar për bashkëshorten e tij një intelektuale dhe zyrtare shteti me shumë kredibilitet, por për të tre fëmijët e tij. Ai i konsideron fëmijët e tij si shokë shumë të ngushtë bashkëudhtarë dhe frymëzim për karrierën e tij dhe vajza dhe djali i tij ja kanë shpërblyer janë dy fëmijë të mrekullueshëm të cilët e kanë bërë krenar si në shkollë, ashtu edhe në sjellje, komunikim dhe me botëkuptimin e tyre. Drejtësia, mirësia, puna dhe dinjiteti, janë parime të cilat doktor Vangjeli nuk bën asnjë tolerim, por edhe fëmijët e tij të mrekullueshëm ja kanë bërë të lehtë, pasi ata i mbartin këto virtyte, njësoj si doktor Vangjeli. Porosia e mëngjesit për fëmijët është të vazhdojnë e të shndërrisin në shkollë siç kanë bërë deri më tani. Të duan jetën dhe njerëzit, të ecin gjithmonë me drejtësi, dhe t’i shërbejnë shoqërisë sa më shumë e sa më mirë. Ai e ka filluar fushatën dhe ka organizuar gjithçka për këtë sfidë të radhës. Ai është i bindur se do të bëjmë më të mirën për të merituar mandantin dhe për të siguruar dhe një herë LSI-në dhe Ilir Metën që ai e konsideron një mik të përjetshëm, që fitorja e tij është e sigurtë. Nëse u hedh një sy aktiviteteve të përditëshme të hedhura në faqen zyrtare të doktor Vangjel Tavo bindesh se ai është një njeri i lidhur pazgjidhshmërisht me votuesit e tij. Të gjitha humbjeve nga pandemia ai është kujdesur që të shprehë fjalë që tua lehtësojë sado pak dhimbjen familjarëve dhe respektin e pakufijshëm për ta. Ai njëkohësisht tani bën dhe mjekun dhe kandidatin duke ua lehtësuar plagët sociale këtyre banorëve.