Bexhet Rrapoj: Lavdi 81 Vjetorit të Brigatës 5-të Heroike

43
Sigal

Brigata e 5-të sulmuse u formua sipas urdhërit dhe udhëzimeve të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë NACL. Efektivi i saj përbëhej kryesisht nga bijtë dhe bijat më të mirë të Vlorës, Labërisë dhe bregdetit.

/Telegraf.al/ Brigata e 5-të sulmuse u formua sipas urdhërit dhe udhëzimeve të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë NACL. Efektivi i saj përbëhej kryesisht nga bijtë dhe bijat më të mirë të Vlorës, Labërisë dhe bregdetit. Krijimi i kësaj brigate ishte ngjarja më e rëndësishme dhe më e madhe në Qarkun e Vlorës. Populli i këtij qarku është dalluar për tradita të pasura atdhetare patriotike. Ashtu si gjithë populli shqiptar edhe ai i Vlorës nuk ju nënshtrua dhe nuk u mashtrua nga demagogjia e fashizmit dhe bashkëpuntorëve të tyre se pushtuesi fashist ishte kalimtar në Shqipëri. Si gjithë populli shqiptar dhe ai i Vlorës që në momentin e zbarkimit të pushtuesve fashist më 7 prill 1939 , ju përgjigjën me armë. Urrejtja dhe kundërshtimi ndaj pushtuesit erdhi duke u rritur. Iniciativën për Çlirimin e Shqipërisë u mor nga Partia komuniste e formuar më 8 nëntor 1941.

Në zbatim të udhëzimeve të PK shqiptare edhe në Vlorë më 14 dhjetor 1941 u formua komiteti qarkor i PK për Vlorën. Sekretar politik u zgjodh Hysni Kapo. Mbas kësaj në shkurt 1942 u krijua organizata e rinisë antifashiste komuniste.

Qëndresa antifashiste po rritesh çdo ditë e më shumë. Pranë celulave të partisë u organizuan njësite guerilase. Shumë intelektual të rinj u angazhuan ilegalisht në organizimin e aksioneve kundër pushtusëve. Njësitet guerilase dhe intelektualët ilegal kishin mbështetjen e shumë familjeve, duke i vendosur ambjetet e tyre të banimit në dispozicion të luftëtarëve. Në sajë të mbështetjes nga populli, njësitet guerile u zgjeruan duke organizuar disa goditje të befasishme kryesisht në objekte ushtarake dhe bashkëpuntor me fashizmin. Njësitë guerile dhe lufta ilegale ishin baza për krijimin e njësive më të mëdha ushtarake. Me eksperiencën e fituar u fillua krijimi çetave dhe njësive luftarake në bazë lagje, fshati dhe krahine. Për Qarkun e Vlorës, çeta më e organizuar me vendim të komitetit qarkor të PK u krijua në Gjorm më 4 dhjetor 1942 dhe mori emërin ‘Çeta Plakë’ e Vlorës.

Mbas kësaj u krijuan disa njësi të tjera luftarake si dhe Çeta territoriale në çdo fshat. Para formimit të brigatës 5-të në Vlorë ishin krijuar mbi 10 çeta partizane dhe 3 batalione. Këto formacione luftarake ishin bërë tmerr për pushtuesit dhe bashkëpuntorët e tyre me goditjet e njëpasnjëshme duke u shkaktuar shumë dëme.

Disa nga këto përplasje ishin: Lufta e Gjormit në pesëmbëdhjetë ditëshin e dytë të dhjetorit, ajo e Tragjasit, aksioni në Mallakastër, goditje në Minierën e Selenicës, goditjet nga çeta e bregdetit. Goditjet nga çetat teritorjale dhe njësiteve luftarake të fshatrave Armen, Romësit, Gorishtit, Karbunarës. Pritat e autokollonave në qafë të pullumbit nga njësiti luftarak i Tërbaçit dhe ajo e Sevasterit nga njësiti i këtij fshati. Këto aksione të suksesshme rritën shumë gjëndjen morale të luftëtarëve dhe besimin në popull.

Kapitullimi i Italisë fashiste në shtator 1943 dhe ardhja e një pushtuesi të ri gjermanisë naziste, e gjeti popullin e qarkut të Vlorës të bashkuar me frontin antifashist NACL më të vendosur për të vazhduar luftën kundër pushtusve të rinj dhe tradhëtarëve. Këtë e tregoi më së miri lufta frontale 3 javore e Drashovicës më 15.09.1943. Në këtë luftë dhanë jetën 21 dëshmor, u plagosën 63 veta. Në këtë betejë u plagos rëndë edhe sekretari politik i qarkut Sh.Hysni Kapo. I shpëtoi jetën shoqërusi trimi Muço Gjoka. Jemi në një periudhë që organizimi i LANCL në Vlorë po ngrihesh në nivele më të  larta. Më 8 gusht 1943 u formua shtabi i zonës parë operative me komandant major Islam Radovickën dhe komisar Bedri Spahiun. Gjatë muajit nëntor u formuan dhe tre grupimet e para partizane.

Lufta frontale e Drashovicës me një pjesëmarrje përveç njësive partizane edhe çetat teritorriale të lumit Vlorës dhe bregdetit, tregoi se ishin krijuar të gjitha kushtet politike, ushtarake dhe organizative, për ta çuar më tej LANCL, për të krijuar njësi luftarake më të mëdha se deri tani, që ishte formimi i brigatës partizane. Në zbatim të urdhërit të shtabit të përgjithshëm të UNCL, Komiteti qarkor i Vlorës vendosi që brigata e 5-të të formohej mbi bazën e 5 batalionëve, 3 nga qarku i Vlorës dhe 2 nga Mallakastra. Duke qënë se batalionet egzistuese ishin të angazhuar me përballimin e operacionit të dimrit, nga komiteti qarkor u udhëzua që të punohet për mobilizimin e vullnetarëve të rinj.Në sajë të punës bindëse u arrit që të pranojnë të rreshtohen në briga rreth 200 veta nga qyteti i Vlorës dhe fshatrat. Në saj të masave të marra u harrit që më 27.11.1943 në fshatin Gumenicë të grumbullohet batalioni “Ismail Qemali” dhe vullnetarët e rinj, kurse batalioni “Halim Xhelo” do t’i bashkohesh brigatës 2 javë më vonë.

Rreshtimi i luftëtarëve të grumbulluar u bë para sheshit të shkollës në qëndër të Gumenicës. Duke marrë fjalën përshëndetëse komandati i emëruar Abaz Shehu, foli për misjonin e lavdishëm të Ushtrisë NACL dhe brigatës V-të. Pra kjo është datëlindja e parë e kësaj njësie luftarake që përkon dhe me një ditë të shënuar 31 vjetori i Pavarësisë nga Ismail Qemali.

Duhet theksuar se kjo njësi luftarake u krijua në kulmin e ashpërsimit të veprimeve luftarake të komandës gjermane. Më 15 tetor ata kishin filluar operacionin për azgjësimin e njësive partizane në Shqipëri dhe në Vlorë. Ky operacion nazist kishte të angazhuara shumë forca. Me marrjen e njoftimit për formimin e brigatës V-të në Gumenicë, komanda Gjermane u alarmua. Ajo urdhëron të fillohej urgjentisht operacioni për asgjësimin e saj. Pra forcat gjermane tentuan ta asgjësonin të porsa lindur këtë “foshnjë”.

Luftimet e para brigata e V-të e sapo formuar, jo e plotë i zhvilloi në Dukat dhe në qafën e Kiçokut batalionin e tretë. Pas luftimeve në Dukat dy batalione të kësaj brigate u vendosën me pozicione në dy brigjet e lumit Shushicë. Detyra ishte për të penguar çdo përpjekje të armikut për të depërtuar në zonën e Lirë të Mesaplikut dhe Kurveleshit. Më 2 dhjetor 1943 komanda gjermane duke dashur të godiste pas shpine forcat partizane , nisi një autokollonë gjermano- balliste të komanduar nga Hasan Lepenica dhe Myfit Risilia. Forcat partizane komandoheshin nga Komandati Brigatës V-të Abaz Shehu. Luftimet u zhvilluan të ashpra prej varrit të tavës, Milenjës dhe Buallar. Pati sulme dhe kundër sulme nga të dyja palët . Armiku përdori edhe mjete të blinduara duke u krijuar mundësi që të futen në brëndësi të fshatit Gjorm. Por afër mbrëmjes partizanët kundrasulmonin me të gjitha mjetet dhe në të gjitha drejtimet. Në këto kushte armiku filloi të tërhiqej nga Gjormi. Gjatë luftimeve në tërheqje, një mitroloz gjerman gjuante me breshëri në drejtim të pozicioneve të partizanëve dhe ra në krye të detyrës duke luftuar Komandanti Abaz Shehu së bashku me dy korrierat trima dhe besnik Bilal Malaj dhe Xhuvel Xhemali. Rënia heroike e komandantit në fushën e betejës i motivoi edhe më shumë luftëtarët e kësaj brigate për vazhdimin dhe forcimin e luftës kundër pushtuesve dhe tradhëtarëve duke plotësuar betimin dhe amanetin e Komandatit hero Abaz Shehu.

Për kapërcimin e vështirësive, Komiteti qarkor i Vlorës thirri më 7 dhjetor 1943 në Ramicë një aktiv partie.Në këtë aktiv u vendos forcimi i punës edukative dhe bindjes me popullin për vazhdimësin e Luftës.   Pas rënies heroike të komandantit Abas Shehu, shtabi i përgjithshëm emëroi një luftëtar tjetër trim të Labërisë, Shefqet Peçin. Në zbatim të vendimeve të aktivit, njësitë luftarake të brigatës krahas veprimeve luftarake dhe përballjen me armikun duhej të punonin edhe për shtimin e radhëve me partizanë të rinj.

Në periudhën nga 28.11.1943 deri më 20 janar 1944 u arrit që të formohen edhe dy batalione me luftëtarë dhe kuadro. Megjithë vështirësitë e dimërit, në saj të angazhimit të gjitha strukturave partiake dhe këshillave të fshatrave u arrit që forcat partizane që do merrnin pjesë në inagurimin e brigatës të grumbulloheshin në Bramyshnjë të Tërbaçit. Për rreth një javë u punua nga komandat respektive për rreshtimin organik nga njësia bazë- Skuadra deri në batalione. Nga shtabi i përgjithshëm u dorëzua flamuri brigatës. Sh.Hysni Kapo lexoi përshëndetjen e komandës të përgjithshme.Mbas betimit u bë edhe parakalim ceremonial para komandës: Shefqet Peçi Komandat, Hysni Kapo Komisar, Manush Myftiu zv.Komisar dhe Dervish Hekali zv.Komandant. Në seksionin politik të brigatës u caktuan Bilbil Klosi, Veis Pipa dhe Ramize Gjebrea. Këtu u emëruan dhe komandat e reparteve të Brigatës nga Skuadra, Kompania dhe Batalioni. Ja disa nga komandat e batalioneve dhe kompanive: Mehmet Jaho, Sali Ormëni, Çelo Arrëza, Nuri Arapi, Maman Saliu, Haredin Beqari, Kiço Gjikopulli, Kadri Azbiu, Zenel Hamiti, Zaho Koka, Laze Nuro, Haki Bylyshi, Mitat e Haki Gjondeda, Hasan Muarremi, Niko Hoxha, Saliko Sulo, Hysen Çino, Adem Xhaka, Reiz Malile, Skënder Velo, Rrahman Parllaku, Arap Shena, Berdo Asllani, Reis Dudushi, Xhevdet Hakani etj.

Formimi dhe inagurimi i brigatës së 5-të këtu në Tërbaç në zëmër të Labërisë ishte një ngjarje e rëndësishme për Vlorën dhe gjithë Labërinë. Populli dhe familjet tërbaçiote ishin një mbështetje e madhe në kushtet e dimërit të ashpër. Inagurimi Brigatës u kthye në festë. Këtu në Bramyshnjë kemi një lindje të dytë të brigatë së 5-të. Këto dy foshnja të lindura në Gumenicë dhe në Tërbaç formuan një Shqiponjë të madhe dy krenare, Brigatën e 5-të, të komanduara nga dy shqiponja të labërisë Shefqet Peçi dhe Hysni Kapo.Shqiponja dy krenare, Brigata e 5-të fluturoi në gjithë Shqipërinë, kaloi male me borë, fusha dhe lumenj të rrëmbyeshëm, përshkroi një rrugë të gjatë luftarake nga Tërbaçi, Dukati, Bregëdeti, Gjormi, Vajzë, Picar, Salari , Shqipëri e mesme, Dibër, Kukës,gjakovë, Prizren, Prishtinë, Gostrivar, Strugë etj

-Efektivi brigarës 5-të nga 976 veta në inagurim arriti në 3000 luftëtar. Gjatë luftimeve në Kosovë u rreshtuan dhe shumë kosovar.

-Veprimtaria Luftarake u shtri në 2900 km gjatësi.

-Brigata e 5-të i shkaktoi armikut mbi 5000 të vrarë.

-Brigata e 5-të La në fushën e betejës 363 Dëshmor. U shpallën 13 heronj populli: Abas Shehu, Hysni Kapo, Shefqet Peçi, Hito Çako, Zonja Çure, Zaho Koka, Nimete Progonati, Llambro Andoni, Laze Nuro. Ferraj, Kastriot Muço. Dervish Hekali, Hysen Çino. Rrahman Parllaku.

-Në vitin 1969 është shpallur HEROINË e POPULLIT nga Kuvendi popullor.

Lavdi brigatës 5-të Sulmuese. Lavdi 80 vjetorit të luftës antifashiste Nacional çlirimtare.