Në një enciplogedi polake të vitit 1881 flitesh për popujt e Botës. Albanezët:” Gjenden në Jug -Përëndim të Gadishullit Ballkanik .Popull i vjetër. Origjina nga Ilirët. Trima, liridashës, por shkatrimtarë , I bëra pyetje vetës :’Vërtet jemi të tillë”?
Lexova, shfrytëzova dekumenta, i thirra kujtesës e po e trajtoj këtë problem , që e kemi prezencë çdo ditë e bashkëudhëtarë në shekuj
01-Dhuna forcë shkatrimtare
-Ajo është forcë e të dobtit , fillon atje ku mbaron arsyeja!
Duke marr shkas nga dhuna që është përdorur në vendin tonë, mendova që të trajtojë problemin në kuptimin social dhe psikologjik.
I dobti kur s’ka rrugë tjetër, mundohet që të mbrohet, por dhe të sulmojë nëpërmjet dhunës ! Mbrojtja më e mirë është sulmi! I turbullohet mendja , i venitet arsyeja dhe gjenë rrugën më të gabuar e më të padrejtë atë të dhunës, që shpesh herë përfundon në dëmtim fizik apo mendor. Më e prekshmja është dhuna fizike, që tek ne është e kudo gjendur në familje, shoqëri, Kemi dhe dhunë policore, seksuale, shtetërore, etnike, fetare, morale e tjerë.
Dhunë kemi më tepër tek adoleshentët sesa tek të moshuarit. Midis meshkujve se sa femrave, psikologjike se sa fizike, morale se sa policore.
E drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre apo bindjet e tyre, është një vlerë moderne.
Është e dhimbshme të dëgjosh përditë lajme për viktimat e radhës që mbushin kronikat e zeza. Historikisht ndaj popullit tonë është përdorur dhunë shkatrimtare. Kjo që nga pushtimi Otoman , në sundimin Zogist e më tej
02-Shëmbuj në Diktaturë.
U përdor një forcë shkatërimtare e pashëmbullt ndaj klasave të pasura dhe kundërshtarëve politik. U pushkatuan , burgosën, internuan , duke i mohaur dhe të drejtat elementare .
U shpronësuan me forcë pronarëve të mëdhenj e të mesëm, U vendos tatimi i jashtëzakonshëm ndaj tregtarëve, të cilët burgoseshin e torturoheshin nëse nuk e shlyen detyrimet. U shtetëzuan ndërrmarrjet private, pa asnjë formë shpërblimi.
Në 1967 kemi një shkatërim të gjitha institucioneve fetare, kisha, xhami, faltore. Numuri i tyre shkoi mbi 1900 kulte fetare.
03- Në demokraci .
Në fillimin e viteve 90-të Shqipëria përballej me sfidën e madhe të krijimit të së ardhmes e demokracisë,
U la e lirë e drejta e fjalës, mendimit e tjerë .
Kjo ishte periudha kur shqiptarët krijuan demokracinë politike, instaluan të drejtat e njeriut, duke u hapur politikisht ndaj botës.
Mirëpo reformat ekonomike fillluan në kushtet e një prapambetje të theksuar shumë vjeçare ekonomike. Kjo u shoqërua me një rënie të ndjeshme të nivelit të jetesës së shqiptarëve.
Zbatimi i ekonomisë e tregut të lirë provoi të ishte i vështirë . Kalimi nga sistemi i centralizuar dhe tërësisht i mbyllur i ekonomisë u shoqërua me shkatërrimin e ekonomisë .
Shteti duhet të ndërhynte për të bërë një rishpërndarje të drejtë të të mirave materiale .Kjo tek të gjithë e jo tek disa.
U ndoq një rrugë shumë e gabuar, duke shkatëruar mbi 350 vepra industriale, si kombinate, uzina, fabrika. Më kujtohet Kombinati i tekstilit në Berat ku punonin mbi 11 mijë punëtorë. Gjithçka u shkatërua dhe makinat u dërguan për skrap në Elbasan.
Firmat piramidale të 97-tës ishte një histori tjetër shkatërimtare shumë tronditëse për vendin. Shqiptarët humbën gjithë pasurinë e tyre. Falimentimi i tyre u shndrua në një revoltë mbarëkombëtare, duke rrëmbyer armët në depot ushtarake, vrarë e shkatëruar gjithçka Pasoja shumë tragjike me vrasjen e mbi 4000 veta.
Tjetër, shkatërim kemi me ligjin 7501për ndarjen e tokave. Për një copë tokë , një vijë uji, apo toka ime toka tënde janë vrarë 8000 veta . A ka më keq se kaq?
Tani, zjarrëveniet nuk na sollën shkatërrim ? U dogjën mijra ha pyje për t’i kthyer në kullota, e qindra shtëpi. Tjetër .-Shkatërimet për të liruar hapsirat publike.
Fjala është për hapësirat nga pallati deri tek trotuari.
Janë dhjetra mijra familje në gjithë vëndin . Kanë vite që këtë sipërfaqe i kishin rregulluar , sistemuar për bukuri. Ata paguanin dhe taksat. Vjenë një ditë, pasi të dhanë dhe votat e i thua ;’ Kjo është hapsirë e të gjithëve dhe do t’a prishim”. Edhe pse me shumë mundime shpenzime, sakrifica në këtë copë tokë ishte lidhur jeta e tyre , duke i heq ushqimin e përditshëm. Ti e kishe pushtetin, këto masa do të ishte më e ndershme që të kishit marr që në fillim. Sa herë kokëfortësia na ka dëmtuar e shkatërruar. I ditur, i maturi, toleranti, ka bërë për vete masat duke u treguar i arsyeshëm dhe ato e kanë përkrahur.
-Të mos digjet i njomi me të thatin .Kemi një shkarkim të administratën e Bashkive. Punuan muaj për të bindur njerëzit, që votën t’ja jepnin të majtës. Kjo solli fitoren.Të gjithë prisnin qoftë dhe një fjalë të mirë për punën dhe rezualtatin, por morën njoftimin e pushimit me “motivacionin”:’Jeni të lodhur dhe të pamotivuar për të përballuar sfidat e përditshme në administratë.” Me këta “ të lodhur e të rraskapitur” u fituan zgjedhjet. Po të kishte humbur me të drejtë duheshin ndryshime. Kësaj i thonë ;’’ S’i do që të punosh je i shkarkuar”. Do të ishte më e drejtë që në një takim të përgëzoheshin për punën e mirë e fitoren, e jo të shkarkoheshin me ‘preteksin “ që janë të lodhur. S’janë të lodhur të gjithë! Shumica kanë përvojën disa vjeçare për zgjedhjet dhe janë kualifikuar për të zbatuar gjithë detyrat . Kjo sikur s’shkon që t’i futës”në një thes të gjithë’?!
3 Vullneti politik është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme
Një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, përbën rrezik për stabilitetin demokratik.
Të eleminohet përfshirja e krimit të organizuar në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit dhe administratës dhe abuzimi me burimet shtetërore.
Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor, kurse krimi cënon lirinë e votës. Qeveria t’mos ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike. Mirëkuptimi do të ishte në të mirë të vendit për të mos shkuar në destabilizim, kaq i padëshirur nga të gjithë. Bëhu paqësor, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin, mos dhuno e shkatëro askënd që të mos ketë dhunë. Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia e vërtetë, vjen nga bindja!
Nga këto e shumë shëmbuj të tjera bindemi në vlerësimin para 144 viteve që jemi : “Shkatrimtarë”.
Biznese të shkatërruara .

. Zjarrevenasit dogjën e shkatërruan

Shkatërimet nga revolta e 97






















