Shqipëria zë vendin e parë në Europë për fëmijë të dhunuar dhe kequshqyer

570
Sigal

Shqipëria është një nga vendet më të varfra ekonomikisht, por është renditur edhe si vendi i parë në Evropë për dhunën dhe kequshqyerjen e fëmijëve. Në prag të 1 qershorit organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka publikuar raportin e ri global problemet kryesore.

Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë në Europë të fëmijëve të kequshqyer dhe të dhunuar.

Organizata ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve e cila ka vlerësuar  aksesin e të vegjëlve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtje nga praktikat e dëmshme si puna, martesat dhe shtatëzanitë e hershme në 176 vende të botës. Shqipëria mban vendin e 61.

Raporti “Ndryshimet në jetën e fëmijëve ndër vite” vë në dukje përmirësim të treguesve në dekadën e fundit, por megjithëkëtë shifrat mbeten të larta.

Indeksin e vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesë vjeç kjo organizatë e ka përllogaritur 8.8 vdekje për 1 mijë lindje. Ndërkohë organizata ndërkombëtare vë në dukje se 11. 3% e fëmijëve të kësaj grupmoshe paraqesin vonesa në rritje.

Rënie ka pësuar numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë. Aktualisht nuk ndjekin arsimin bazë, apo të mesëm 6.9%  e fëmijëve. Ndërkohë është rritur numri i martesave gjatë adoleshencës. 6.7% e vajzave nga 15 deri në 18 vjeç në vendin tonë sipas “Save the Children” janë të mbartuara ose në bashkëjetese.