U bë nënë një muaj më parë, Olta Boka ndan momentin e veçantë me të bijën

262
Sigal

Olta Boka u bë nënë për herë të parë në muajin Korrik. Këngëtarja solli në jetë një vajzë që e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shkroi disa fjalë të ëmbla për vogëlushen e saj.

“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madhe që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet!

Me ty u zbrit një copëz parajsë dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij! Faleminderit Zotit që shkoi çdo gjë mirë!”, shkroi Olta.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto, teksa ka dalë shëtitje me të bijën.

Ajo është kujdesur të ruajë imazhin e vogëlushes, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një zemër.