Zgjedhjet e 25 prillit / LSI zbulon strategjinë e kandidimit

236
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar të martën, se bashkëpunimi me PD në zgjedhjet e 25 Prillit do të jetë i pjesshëm, pra vetëm në disa zona.

Lexo edhe : Largimi i rinisë / Tragjedi kombëtare që duhet ndalur sa më parë

Në një intervistë për mediat, përfaqësuesja e LSI-së Klajda Gjosha tregoi se në disa qarqe LSI do të kandidojë vetëm dhe në disa qarqe të tjera me PD-në, në mënyrë që të maksimizohet vota:

“Opozita e Bashkuar është në diskutime e sipër për mënyrën se si do shkojmë në zgjedhje, ende nuk ka përfunduar dhe jemi duke parë të gjitha mundësitë.Secila nga partitë do të bëjë dhe kalkulimet e saj për maksimizimin e votës, ku mund të ketë edhe alternime të listave, ku në disa qarqe të shkojmë vetëm dhe në disa të tjerë mund të shkojmë së bashku me PD-në. Jemi duke parë të gjitha alternativat për të maksimilizuar votën.”

Lexo edhe : ‘Edi Ramës i duhet Ardi Veliu si ajri që thith’ / Banda e drogës në Belgjikë e tregoi përse

Ajo tregoi edhe kryesinë e deleguar në disa qarqe të vendit.

Endrit Brahimllari është caktuar në qarkun Korçë, Kejdi Mehmetaj në Fier, tha ajo.

 “Unë jam duke punuar në Tiranë me njësinë nr. 5 dhe nr.7. Atje ka shumë të majtë të zhgënjyer dhe po shohin si alternativë LSI-në. hemorragjia dhe largimet nga strukturat e PS kanë qenë të shumtë në muajt e fundit dhe i janë bashkuar LSI-së”, tha Gjosha.