Edhe dy fjalë për shoqen Ambasadore Yuri Kim

271
Sigal

Nga Erl Kodra 

Alarmi i Ambasadores Yuri Kim rreth rrezikut që i kanoset Reformës në Drejtësi është i kuptueshëm, por askush nga protagonistët e kësaj reforme nuk është fajtori. Pavarësisht dëshirës së mirë, rezultatet e Reformës janë një katastrofë e vërtetë. Vula e dështimit ishte dekorata e Departamentit të Shtetit (DASH) në gjoksin e çeliktë të Ardian Dvoranit.
“Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”.
Pa fjalë, kur lexon këtë lloj motivimi për Ardian Dvoranin, ka shumë mundësi me pësue shock psikologjik, lere më besimin e mëtejshëm tek kjo Reformë.
Të gjithë shqiptarët, pa përjashtim të gjithë shqiptarët e dinë se Antony Blinken nuk e njeh Ardian Dvoranin. Padyshim të gjthë e dinë se kush është ky individ, çfarë përfaqëson ai, të kaluarën dhe të tashmen e tij. Shumica absolute e shqiptarëve kanë mbetur të habitur, madje të tronditur kur kanë mësuar lajmin se DSH paska dekoruar një ish prokuror komunist, një të korruptuar dhe një vegël qorre të Edi Ramës si Ardian Dvorani.
Që prej asaj dite besimi i publikut tek Reforma në Drejtësi është tronditur thellë. Prandaj zonja Ambasadore do të kishte të drejtë për shqetësimin, nëse nuk do të ishte ajo autorja e propozimit të Dvoranit në DSH.
Znj. Ambasadore, po pse dreqin e bëtë këtë proçkë me njeriun më të papërshtatshëm të Drejtësisë në Shqipëri?! A nuk patët ndonjë këshilltarë me mend, që e njeh realitetin politik të vendit tonë? Apo kishit arsye të tjera, jashtë-diplomatike, që të shtynë të shembni edhe pikën e fundit të besimit të publikut, që kishte mbetur për këtë Reformë?!
Nejse, anyway, gjithsesi, tani askush nuk ju beson. Por anyway, ju mos u shqetësoni, se ju përsëri dështimin do ta paraqisni si suksesin e rradhës, dhe pozita juaj si Ambasadore nuk do cënohet. Ne do durojmë, ska rrugë tjetër.