Largimi i rinisë / Tragjedi kombëtare që duhet ndalur sa më parë

428
Kryesia e LSI Durrës ka reaguar në rrjetin social facebook në lidhje me problemin e largimit të të rinjve. Referuar statistikave të sondazheve të kryera, LSI Durrës e konsideron dëshirën e madhe për largim të të rinjve, si një tragjedi kombëtare që duhet ndalur sa më parë.
Ja statusi i plotë i LSI Durrës :
Largimi i rinisë – Tragjedi kombëtare që duhet ndalur sa më parë.
Dëshira e largimit e të rinjve kap shifra deri në 79% sipas Gallup, duke e vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve nga ku largohen të rinjtë.
Në raportin e 2-të Kombëtar ‘Rinia në Shqipëri 2019’ hartuar nga CRCA/ECPAT, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri me mbështetjen e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri kreu një raport ku tregohet se të rinjtë shqiptarë në masën 73% e shohin problemin e punësimit si më shqetësuesin për ta.
Arsimi është një tjetër problem pasi 35% nuk janë të kënaqur me arsimin në Shqipëri dhe kërkojnë të largohen për studime jashtë vendit.
Sipas Anketës Kombëtare ‘Rinia në Shqipëri 2019’, 73% e të rinjve të intervistuar e kanë adresuar papunësinë si problemin e tyre më shqetësues.
‘Ikja e trurit të të rinjve’ e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë për dëshirën e të rinjve për të ikur dhe studiuar jashtë vendit.
35% e studentëve me një diplomë Bachelor dhe rreth 30% të studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit, ndërsa niveli i gjendjes ekonomike të studentëve shqiptarë është sërish në përmasa alarmante, krahasuar me vendet e tjera.
Kushtet social-ekonomike në të cilat jetojnë të rinjtë në Shqipëri, kanë sjellë rritje të kriminalitetit rinor.
Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se 38% e dënimeve penale të formës së prerë janë dhënë ndaj të rinjve, situatë kjo që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
Varfëria dhe papunësia tek të rinjtë shërbejnë si një terren që gjeneron ndër të tjera edhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin.
Raporti i Komisionit Europian i vitit 2018 thekson se nga 144 shtetas shqiptarë që shkuan në Siri dhe Irak për luftuar në konfliktet e armatosura. 73 vetë (përfshirë 18 luftëtarë dhe 55 anëtarë të familjeve), mes tyre fëmijë, të rinj e të reja që gjenden ende në zonat e luftës.
Ndërsa Raporti më i fundit i vitit 2019, sheh shqetësues rritjen në Shqipëri të radikalizmit fetar online.
Në nivel kombëtar, 62% e të rinjve nuk kanë besim te partitë politike shqiptare, ndërsa rreth 57% e tyre vlerësojnë me zero pikë punën e pushtetit vendor dhe sektorëve të rinisë.
Në zgjedhjet e fundit vendore mbi 50% e të rinjve nuk kishin dëshirë të votonin.
Vitet 2019 dhe 2020 shënuan kulmin e numrit të rinjve të larguar.
47 mijë shqiptarë u larguan nga vendi në vitin 2019, pra 130 persona në ditë. Pjesa më e madhe e tyre të rinj.
2.6% largim vetëm në një vit i shtohet numrit të emigrantëve në 30 vitet e fundit.
Kjo tragjedi kombëtare ka autor “Rilindjen.” Me ardhjen e saj në qeverisje shifrat tregojnë se rinia nisi largimin masiv dhe vendi u shpopullua frikshëm.
Kjo e bën 25 prillin një ditë edhe më të rëndësishme pasi me largimin e “Rilindjes” do kemi një qeverisje më të mirë por mbi të gjitha do ndalojmë tragjedinë kombëtare të largimit të rinisë dhe shpopullimit të Shqipësisë.
Klevi Elezi
Shkenca Politike
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
Sigal