Mutacioni i covid / Kaos në kufirin Francë-Britani

415
Sigal

Mutacioni i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani ka shkaktuar jo vetëm panik, por edhe kaos në vend. Shumë vende kanë pezulluar udhëtimet me Britaninë. Ndërkohë, autostrada pranë qytetit Kent ka kaluar natë e dytë të kaosit. Mediat raportojnë se deri në 1,500 kamionë ishin të rreshtuar në autostradë, pasi Franca ndaloi udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar.

Lexo edhe :  Zbulohet ilaçi i ri që vret Covid-19 brenda 24 orëve / Jo më nevojë për vaksina 

Bisedime emergjente janë duke vazhduar këtë mëngjes në përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit, me Emmanuel Macron që pritet të njoftojë planin e tij për t’i dhënë fund ndalimit të udhëtimeve. Kjo vjen pasi Boris Johnson mbrëmë i bëri thirrje personale presidentit francez për një zgjidhje të mundshme. Pritet një marrëveshje midis Britanisë dhe Francës që t’i jepet fund bllokimit, duke aplikuar testimin në kufi. Ndërkohë, shoferët e kamionëve që presin të kalojnë kufirin kanë frikë se mos humbasin Krishtlindjet me familjet e tyre.

Lexo edhe : Ndalim qarkullimi për Krishtlindje, Pollo: Të rrëzohet urgjentisht vendimi që rikthen ateizmin shtetëror

Një shofer francez kamioni i bllokuar aktualisht në portin Dover tha: “Ne nuk dinim asgjë, nuk e dimë nëse mund të shkojmë në shtëpi për të parë familjet tona për Krishtlindje”. Nga ana tjetër, autoriteti i autostradave u ka kërkuar transportuesve që të mos drejtohen në kufi.