Mbi 100 denoncime nga qytetarët për forcat ”Shqiponja”

930
Sigal

Pas ngjarjes së vrasjes të Klodian Rashës nga Policia e Shtetit, akuzat ndaj forcave speciale nuk kanë munguar. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka regjistruar mbi 100 ankesa të qytetarëve në drejtim të repartit “Shqiponja” në Tiranë, ndërsa çdonjëra prej tyre po verifikohet rast pas rasti.

Pas nisjes së hetimit gjithëpërfshirës të SHÇBA-së mësohet se forcat “Shqiponja”, edhe përgjatë vitit 2019, por edhe 2020, kanë më tepër denoncime për akte dhune se çdo strukturë tjetër e policisë apo në krahasim me patrullat e përgjithshme.

Sipas raportit periodik, i cili pritet të publikohet këtë fundvit, rezulton se reparti në fjalë është më i denoncuari, jo vetëm për sjelljen me qytetarët por edhe veprimet policore. Hetimi administrativ i SHÇBA-së, ka nisur punën në verifikimin e çdo rasti ndërsa do të merren veprime konkrete për largimin ose transferimin e një pjese të kësaj njësie.