AJCCI takim me ambasadoren japoneze/ Ponari: Intensifikim i marrëdhënieve në biznes mes Shqipërisë dhe Japonisë

23
Sigal

Anëtarët e Dhomës së Tregrisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI) u takuan ditën e djeshme me ambasadoren e re të Japonisë në Tiranë, SH.T.Znj Kikuko Kato.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, njëherazi edhe Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, z. Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se, forcimi i marrëdhënieve të biznesit Shqipëri-Japoni është në fokusin e AJCCI.

Sipas z. Ponari, vizita e vjetshme në Japoni i dha një hov tjetër Dhomës me anëtarët që shtohen ditë pas dite.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kato, teksa falenderoi z. Ponari për organizimin, tha gjatë fjalës së saj se, takimin me anëtarët e AJCCI e kishte kërkuar që me mbërritjen e saj në vendin tonë. Ndërsa shtoi se, edhe me kërkesë të ministrisë së jashtme në Tokio vëmendja ndaj Dhomës në veçanti dhe biznesit në përgjithësi do të jetë më e madhe.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni u çel dy vite më parë dhe ka për qëllim të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Rritjen e numrit të bizneseve dhe investimeve japoneze në vendin tonë dhe përthithjen e kulturës së punës nga një vend i zhvilluar si Japonia.

AJCCI synon gjithashtu të vendosë theksin në potencialet që paraqet vendi ynë për investitorët japonezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë, një ndër Top 3 ekonomitë botërore.

Për më shumë informacione:

Tel: +3554223308

Web: www.ajcci.al

E-mail: [email protected]